fjalë
|
Transliteration
|
kuptim
|
ΚΕΝΕΜΑΝ
|
keneman
|
vrima, varr, (kruarje mbishkrim)
|
Në fakt kjo fjalë frigje *keneman’ me shqiptimin e saj ‘Qeneman’ ka kuptimin e një hapësire ‘boshe’ vrimë, ‘bire,
brimë’ => Qeli, qilar, fjalë kjo e cila në realitet
gjendet edhe në gjuhën e sotme greke κενό; qenó = hapësirë boshe - vacuum.
Qartë vërejmë se këtu kemi edhe fjalën shqipe të
njohur ‘Qe la > Qiell > Hapësire boshe’ (Qe la) menduar me prejardhje
prej fjalës latine ‘caelum’
Vlen të theksojmë me këtë rast, se tek një vendbanim i lashtë në rrethin
e Ersekës - Shqipëri, kemi një fshat të quajtur ‘Qinam’ dhe aty ngjitur me këtë
fshat ka një kodër, plot me brima, qeli
të thella ku u gjet edhe një thesar i madh me monedha të lashta mbi 2300
vjeçare ‘Aegina’.
fjalë
|
Transliteration
|
kuptim
|
ΚΕΝΟΣ
|
kenos (qeno -s)
|
brez
|
Vërehet se kemi të bëjmë sërish me të
njëjtën fjalë frigje *ΚΕΝΟΣ;
Qeno-s
=> hapësira boshe, por këtë herë vjen me kuptimin *kenos = brez. Realisht kemi të
bëjmë me fjalën shqip ‘thurje ~ lidhje’ ‘qen/dis;
qëndis, thur me fije peri, leshi, etj. Lidh figura të ndryshme midis tyre pjesë
boshe ‘qeno + dis = qendis’
Në këtë rast fjala ‘dis = lidhje’ ‘bërje’ vjen me origjinën e saj prej fjalës shqipe
‘Dhe ~ lidhje, lidhur’ bërë tog = Tokë, si Toka. (Këtu gjejmë dhe fjalën shqipe
nga fjala frigje: Qeno > Qero - Qeros).
E ndërkohë kemi fjalën e pastër shqipe ‘QE/Th’
= Ja qet; e qeth’ ja heq flokët e le qose, qeno> (qeros) ashtu siç kemi ‘qêron’
fruta perime i qet i largon lëkurën, ndaj edhe fjala ‘e qëron’, e qërove ‘i nxjerr i heq’ syrin e le qorr është një fjalë shqipe dhe jo
turke.
Pra edhe këtu albabnologë e studiues të ndryshëm
të cilët shkruajnë se fjala ‘Qeroj’ mund të jetë nga fjala latine ‘carare’
gabojnë, nuk qendron e tillë, madje është kjo fjalë e shqipes ‘Qe = bosh’
(rrethore pa gjë) e cila sjell fjalët:
‘’Eq, heq, heqje, qet, qes, largon, (heqim
= minus).
Brenda kësaj llogjike kemi edhe fjalën
greke *άδειο ádeio => a’dhe > pa Dhe = Bosh, hapësire pa
materie hequr ajo, njëjtë ‘qielli’ që
la vetëm ajër.
Ndërkohë shohim se fjala 'Qell qella' deklarohet shqipe nga PAlb *Kela. Atëhere si ka mundësi që fjala 'Qell~Qiell' nuk është shqipe?
Shih gjithashtu foto-shkrimin
ku deklarohet se fjala shqipe ‘Qeth’ vjen nga PAlb *kaitsa > (qes-a) -
nga ku krejt e mundur në gjuhën e lashtë shqipe kemi edhe fjalën e saj ‘Kashta’
materiale ‘boshe - qose’ kërcelli i
tyre si ajo e grurit, elbit, thekrës etj.
Tek kjo fjalë e lashtë frigje ‘Qeno =
bosh’, pa gjë [(pa-qe, qetësi)] lehtësisht gjejmë fjalën greke: ‘άχυρο; Aqiro =
Kashtë’ pa gjë, pa bukë, bosh, njëjtë dhe fjalën shqipe: ‘Agjero, agjerim =
> Pa gjë ri’, ri pa ngrënë agjeron. E me tej në kuptimin e fjalës ‘QE = bosh
- Qese’ kemi ende në shqip fjalën e
njohur ndoshta si turke ‘Qemer’ Mur + qe;
qê/hapësirë boshe rrethore = > Qemur, Qemer, hapësira këto zakonisht të
ndërtuara në ura prej guri, etj.
Vumë re se edhe fjala ‘qese = trastë’
prej lëkure, robe letre etj. Eshtë një fjalë e pastër shqipe dhe jo vetëm kjo,
por edhe fjala e lashtë *qe~qê = formë
rrethore nga la; qê la
= Qela, qeli, Qielli ‘qiellza’ qeliza është
një fjalë shqipe dhe jo greke, siç deklarohet nga studiuesit albanologë etj.
Shih foto-shkrimin e mëposhtëm si manipulohet me fjalën shqipe ‘që~qê =
hapësirë boshe “a’gjë” me vizionin e kësaj bote kupës qiellore rrethore
ajo.
Pra është kjo fjalë e lashtë shqipe 'Qe = i/e rrumbullt', prej nga ku kemi qindra fjalë të tjera në gjuhën shqipe si: *qe/ba > Qepa, Qere, qershi, O'qe/an, S'qe/t'ulla, por edhe fjalët shqipe 'Qira - Shtëpi me qera', Qiras me kuptimin e rikthimit; Qerradhë > Qeras shokët miqtë e tu.
Aleksander Hasanas
(Mili Butka)
`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`