Friday, March 15, 2019

Mbretërit ilirë emërtimet e tyre


Jo rastësisht fjala "Diell, Dielli" gjendet në gjuhën e lashtë 'kretane' (Crete) emërtuar *βέλιο- habélio- = Diell, ku duket qartë se kemi të bëjmë me një përcaktim më të saktë, prej popullatës aty, duke e cilësuar këtë trup madhor të zjarrtë me emërtimin ‘Yll’ plus fjalën e lashtë ‘Ab’ kemi mandej: Abel-io. Llogjikshëm del se ky ‘Yll’ është thirrur kështu për shkak të lartësisë së tij prej Tokës, “La e më LA” larg dhe shumë lart: A’E’LA = Ashtë, është La; E’La = Yll. Pra si rezultat kemi: ‘Ab + ELa = *βέλιο; habélio = Abi Yll; Ylio, ILIO; Diell’ (Apolio), ku zakonisht huazohet prej studiuesve si “helio”, por që në fakt forma e saj homerike është έλιο- élio-pra aty kemi një (Y) ‘ipsilon’ e cila tregon lartësi ‘Y-’ kjo është arsyeja pse në (Proto-) greke kemi: hàwel- = Diell.

Njëjtë kjo ashtu si edhe tek gjuha e lashtë shqipe ku emërtimi 'Diell' buron nga PAlb *delwa, një zëvendësues tabuistik i fjalës origjinale për diellin bazuar në një mbiemër me ngjyra, cf. Skt hάri- 'z’behtë, të verdhë', Av zairi- id., Lat helvus 'verdhë', Lith zelvas id. 0 BOPP 513 n. 3 (për Skt diva 'nga dita'); Camarda I 123 (krahasimet me Gk έλιος 'diell' dhe, nga ana tjetër, me δίαλοσ- (dialos), (φανερόσ, λαμπρόσ); MEYER Wb. 69 (lidhjet ‘diell’ për ‘dal ose, në mënyrë alternative, rikonstruksion *dheg"h-lo-, cf. djeg); PEDERSEN BB XX 238 (në IE *suel- 'sun', cf. CAMARDA); Tagliavini Dalmazia 103; Mann Language XXVIII 36 (ndjek MEYER në rindërtimin e *dheg'hǝlos) 

Pra q’artë, si drita diellore e ‘artë’ në PAlb kemi: *delwa = Diell, prej nga ku tashmë kuptojmë se kemi të bëjmë me ‘foljen’ e shqipes: Bâ + Del = Delba; Delwa, kjo duke ju referuar shkencës në gjuhësi se gjitha seritë e fjalëve më të lashta me ‘w’ i përkasin dhe kanë vlerën fonetike artikulluar prej shkronjës së lashte β = w, kjo vërteton edhe njëherë se trupi diellor fillimisht jo vetëm që është quajtur Bâ, por ajo i takon gjuhës shqipe, ku: Ba, A’ba = I bêr’ bashkë, *bhā-, bhò-, bhǝDritë, por aty shohim edhe kuptime ideale të tjera si: Delba = Del drita ‘Bâ’ shfaqet *bhâ, baph, baf >paf, etj.
Duke ju referuar së lashtës gjuhës shqipe, aty kemi fjalën ‘La = më la, ‘la e më la’; më lart, sipër - la’, do të shohim fjalëformime nga më të lashtat kuptimplote të shpjegura qartësisht vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.

Po sjellim shembujt së pari mbi fjalën shqipe *Balla, emërtim ky i Mbretit mbretërisë Ardiane, Iliro - Shqiptare (në vitet 175-195 para Krishtit). I cili mendohet të ketë qenë një pasardhës i drejtpërdrejtë i mbretit Pines. ‘Balla’ fjalë emërtim ky i cili në gjuhën thrake jep direkt kuptimin: *Bala = Mbret, pra kemi të bëjmë me një emër ‘jo personal’ por me një emër të pergjithshëm ‘Mbret’ kjo si pasojë dhe veti e njohur ndër të parët tanë pellazgë ku gjithë personat që kishin aftësi komanduese, drejtuese, udhëzuese mbi popullata të ndryshme quheshin si ‘bij, bir, të mbirë, prej *La, lart, të përzgjedhur, hyjnorë, bij të ‘Atit - Zeus’.

Pra mbreti ‘Balla’ monedhat e të cilit gjenden me shumicë në teritoret midis dy brigjeve të detit Adriatik, ka kuptimin ‘Ba-La’ = ‘Zot’, Mbret’, (si ai la) i lindur i bërë la, sipër hyjnor ‘Bir i Tij’ - Eshtë pikërisht evolimi dhe barzvlera e shkronjave (l = r) dhe e kundërta e cila sjell në gjuhën shqipe: *Bala > Bila = Bira, Bir, Bij - pasardhës’ kjo edhe si rregull i gjuhës shqipe shkronja ‘L’ ne numrin shumes kalon në ‘J’ (bir > bil >> bij, binjë; bijtë) Shih PAlb Bira = Bir, pasardhës).

Në mbretërinë ilire, kemi emërtime të shumta të mbretëve ilirë lidhur ngushtësisht me emrin e Yllit - Diell, rasti më i pastër është emri Bardhyl, i trajtuar nga të gjithë albanologë e gjuhëtarë të huaj dhe vendas, ku Bardhyl = Yll i Bardhë, Dielli vet. Madje monedha e mbretit iliro-shqiptar 'BARDYL' është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, sepse në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit 'Mbretit Bardhyl' do lexohej nga greqishtja ku: {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur 'Vardhyl' dhe jo Bardyl gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, me një emër krejtësisht të qartë prej gjuhës shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.

Në fakt është gjuha greke e re në moshë e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë ‘fantazmë’ edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu njëjtë kjo gjuhë greke nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake 'Basilica', e ti quaj ato 'Vasilica' etj.

"Bardhyli" - Dardan në TROJA - ILIRE  Monedhë shqiptare 2200 vjeçare.
(ΒΑΡΓΥΛ/ΗΤΩΝ)/ - (b
ɑːr dʒɪli. ə/) Sipas legjendës, Bargylia, në bregun e Caria midis Iasos dhe Myndus, u themelua nga Bellerophon në nder të shokut të tij "Bargylos" i cili ishte vrarë me një goditje nga Pegasi. Pranë Bargylia ishte Tempulli i Artemis Kindyas. Strabo raporton besimin lokal se shiu do të binte rreth tempullit, por kurrë nuk do ta prekte atë.


Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit të Ohrit, fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.
Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit popuj i së njëjtës race me ilirët. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirėve tribut vjetor.


Në fakt Mbreti më i hershëm i njohur i Ilirit ishte Ylli (Hyllus) (The Star) i cili është regjistruar që ka vdekur në vitin 1225 B.c. megjithatë, Mbretëria ilire arriti zenitin e zgjerimit dhe zhvillimit të saj në shekullin e katërt B. c, kur Bardyllus (White Star), një nga mbretërit më të shquar të mbretërve ilire, ariti të bashkonte nën skeptrin e tij mbretëritë e Ilirisë, Molosët ose Epirin dhe një pjesë e mirë e Maqedonisë, kështu që rajoni i tij shtrihej nga porti i Triestes ("tregu" në shqip) në Gjirin Ambracik.

Një mbret tjetër i njohur ilir ishte Bato i vërtetuar gjerësisht në Iliri, emri i të cilit presupozohet se rrjedh nga IE * bhat (u) - si Lat. battuere 'hit', por i njëjti emër mund të rrjedh nga IE * bheh2- 'them, tell' (Lat fāri, fātum 'faith), Gr. (Homeri) φάτω, φάτις, Arm. bay 'thotë') (Polomé 1982: 871 ff., LIV: 69-70)

Pra emërtimi i mbretit Bato tregon jo thjeshtë një emër personal por një figurë që tregon lartësi - hirësi - Zot; Mbret, Ba; Ba-to lidhur kjo edhe me A’bat = krye At (kryeprift), ku serish del qartë vlera e foljes shqipe e dialektit Geg A = âshtê, oshtê, êshtë, pra kemi Ba, bat -o dhe; A’ba-t = Krye At.
Nëpërmjet Diellit, vizonit, konceptit ndërtimit të tij strukturor, si një trup materie i përfituar nëpërmjet përplasjes (bing bang-ut), në gjuhë të ndryshme të njerëzimit u përftuan mijra fjalë - emërtime, mbi këtë bazë, mbi këtë emërtim më të parë (a’b- = dy) e kryesisht emërtimi i fjalëve: *Ba-g; Zot, At/prindër, dhe po aty fjala Mbret: *ba-g/yll; Bacyll = Basil, (Vasil) dhe ashtu siç e thamë edhe më lart kemi: a’ba-t = Abat; abaci.

Kjo është arsyeja pse në grupin e krejt gjuhëve latine Zoti gjendet i emërtuar: Dio, Dieu, Deus = Theos në gjuhën greke, emërtime këto gati indetike me fjalën shqipe Diell. Ndërkohë në grupin e gjuhëve gjermanike, kemi: Gott, God, Gud = Zot, emërtime këto të lidhura ngushtë me fjalën shqipe: Xê, (Zê) Xot, Zot (Zeus), i njohur kalimi evolutiv nga ‘x’ në g/d dhe (dz). E përsa i përket gjuhëve sllave e vërteta është se tek këto gjuhë gjejmë fjalën: Zot = Bog, dhe në gjuhën Czeche kemi: Buh = Zot. Pra ajo që vihet re dukshëm, qartë, tek gjuhet latine kemi fjalën shqipe: Dy; di-o = zot, trup i dyfishtë i zjarrtë Yll,{dritë, dije} i bërë: *ba, a’ba, ba-g, ba-x> ba-sk <>Sk/abë - Xë/Zë, Zeus.

Jo rastësisht në gjuhën shqipe të lashtë gjejmë numrin ‘Dy’ të lidhur drejtpërdrejt me emërtimin më të parë: *ba, a’ba = At (diell, perëndi, mbret) i hedhim një vështrim etimologjisë së fjalës shqipe ‘dy’ e cila buron prej PAlb. *duwo = i bërë dy yje, trupa bashkë/ Dybo; Dubo > Duwo (dio; zot dhe, dhio = dy), ndaj shohim  aty  lidhje me fjalën ‘qytet = bashkësi’ si dhe me fjalën grykë > ba, va, Vau, (vahe) lugina me dy anë, dy ahe, kahe, përgjatë saj.

*dy num. ‘two’. From PAlb *duwo, fem. *duwai with a contraction similar i to that of qytet and gryke. Further parallels are reflexes of IE *d(u)uo(u), fem. *d(uiuaL ^Ropp 511: Camarda I 53: Meyer Alb. St. II 27, III 26, IV 46). O MEYER Wb. 78 (thinks ot iti *du ana compares with Lith da); PEDERSEN KZ XXXVI 282 (from IE *duoie); SKOK AArbSt II 307 (from *dui); La PIANA St. Varia 35 (from *duui > *dui); TAGLIAVINI Dalmazia 109; Mann Language XXVIII 32; CABEJ St. I 149-150 (reconstructs *dui-), Etim. Ill 366-369; HULD 56-57 (compares fem. dy: with Slav *di>ve); HAMP Numerals 905-906; DEMIRAJ AE 151-152.

Të njëjtën llogjikë gjejmë të përdorur prej pararendësve tanë mbi fjalën ‘dysh’ e cila në këtë rast tregon se prej fjalës shqipe nga PAlb *dwis kemi në gjuhën latine ‘bis’ dhe në atë greke përshtatur me fjalën ‘δις’- fjalë kjo e cila sot në gjuhën greke jep kuptimin δις = miliardë dhe jo kuptimin e fjalës ‘dysh’.
Studiuesi i madh Robert Beekes në Fjalorin etimologjik të greqishtes botim i vitit 2010 sjell fakte të rëndësishme përsa i përket fjalës sonë shqipe ‘Ba’ a’ba, me disa nga kuptimet e mësipërme trajtuar prej nesh dhe do shohim aty, ashtu e pranuar edhe prej studiuesve etimologë, albanologe e të tjerë se fjala "Basil = Mbret" është një emërtim me origjinë të pa njohur, e kjo ndodh sepse kanë frikë dritën e së vertetës dhe i shmangen asaj.
Arsyeja është kjo, sepse emrat: *At, *Zot dhe *Mbret kanë të njëjtën origjinë të njëjtin burim, njohur fillimisht në sanskrite me emërtimin: *Ba = At / Father, (dhe frygase *ba-g = mbret / zeus) ndërkohë kemi 'Yllin' më të madh të zjarrtë burimin e jetës: Ba-g Yll = BACYL / MBRET që në shqip mendoj se ka kuptimin: *Pri/at; më i Miri/At/ Et = Mret > Mbret. i pari, 'Pri' At në krye i përzgjedhur. (#Emirat = Mbretëri).
Tashmë kemi shpjeguar se në gjuhën greko-latine dhe në ato sllave shkronja 'β' e lexohet 'v' pra emërtimin mbret 'Basil' e lexon 'Vasil'. 

Në foto shkrimin që shohim, kemi shpjegimin e fjalës: βâ = Mbret (king) duke e konsideruar si një shkurtim të fjalës 'Basil' dhe deri këtu le ta marim të rregullt leximin e shkronjës së tyre 'β = v'. Por duhet të kemi parasysh se fjala ‘Ba’ e konsideruar si shkurtim i fjalës ‘Bacyl’ do na jepte kuptimin ‘Ba = Va’, gjë e cila automatikisht do të rrezonte manipulimin e kërkuar nga këta studiues progrek sepse dihet botërisht se nuk ka ekzistuar dhe nuk gjendet askund e dokumentuar të kemi patur në përdorim fjalën ‘Va = Mbret’. Pra, është vet fjala: Ba = Ba, Ba-g, Ba-d, Ba-c = At, Zot, Zeus, Mbret, mbreteri, Lord, Hirësi etj. 

Por çfarë ndodh, tek fjala tjetër aty më poshtë në këtë fjalor etimologjik kemi shpjegimin e fjalës (Brygiane) frigje: *βαγαιος = Zeus' dhe këtu kjo shkronjë krejt e pamundur të lexohet 'β = v' sepse emri i Zeusit i gjetur edhe në mbishkrime të lashta frigjase është i shkruar dhe lexuar: 'Bag = Zeus', dhe jo (Vag) nga ku kemi ende sot kuptimin në anglisht i madh: 'Big', dhe në gjuhën 'iliro-shqipe: Mag >Mad = i Madh. (Madje vet emrin e Mretit Bardyl e gjejmë të shkruar me në monedhën e tij ΒΑΡΓΥΛΊ = BARDYLI, pra: Γ = D. (bag = bad).


Hapur duken manipulimet e studiuesve europiane duke iu trembur fallcitetit e indetitet të tyre në krizë, ata bëjnë përpjekje për t’ju larguar së vërtetës origjinës më të parë, emërtimit Ba, a’ba, i bërë, i kryer, i madh-bag, i zjarrtë, Yll, fjalë - emërtime këto të cilat i përkasin popujve pellazge atyre Hitite, Lydiane, (Dardane) Joniane Aeoliane, Doriane, e sigurisht atyre Brygiane; frygase, iliro-thrako-maqedonase, dhe kurrsesi greke.

Shënim: Krejt të gjitha fjalët "greke" që kanë si gërmë fillestare apo në përbërje të tyre shkronjën e lashtë me origjinë fenikase 'β' janë fjalë të përcaktuara ‘jo greke’ dhe aty në këtë fjalor etimologjik i gjuhës greke ato fjalë emërtime të tjera të deklaruara qëlimisht me burim të paqartë, mund të shpjegohen lehtësisht nëpërmjet gjuhës shqipe, në të kundërt nga e dinë kuptimin e këtyre fjalëve të «paqarta» këta studiues?

Shih foton e mëposhtme ku shpjegohet qartë nga Fjalori Indo-Europian; Shoqata e gjuhëve - IE dhe nga krejt sdudiuesit që janë marë me gjuhët e lashta theksohet se midis shumë e shumë fjalëve të huaja në fondin e fjalorit grek janë të shumta edhe të gjitha ato fjalë që kanë shkronjën ‘β’ si pjesë përbërse të tyre, të cilat quhen si fjalë para - greke. (pri-grek words).


Tek gjuha shqipe folja: Bâ, bâj, bêj, bênj, bâna, bëra, bëj, i/e bêrë e kryer, ka një rol të tillë baraz kod, tash po sjellim një fjalë tjetër shqiptare e konfirmuar, e cila nuk ka nevojë të shtjellohet më tepër është apo jo shqiptare, por ja vlen të shohim aty llogjiken hyjnore krijuar mbi ndërtimin e fjalëve më të para njerëzore, vizion i dritës diellore, vetive dhe karakteristikave të saj vizionale, proçesit të tij real. Shih fotoshkrimin e mëposhtëm etimologji: *awa-leja = fle.

Fle flê aor. fletë, fjeta 'për të fjetur'. Nga PAlb *awa-leja lidhur etimologjikisht me sllav *lejc, *lejati *doze, të dremit' (Eagle FLH VIII / 1-2 46). 0 Camarda I 108-109 (për Gk flash 'për të shtypur'); Meyer Wb. 107-108 (huamarrja nga fjala latine për të goditur ', me vështirësi të pakapërcyeshme në semantikë), Alb. St. IV 67; Pedersen KZ XXXIII 544 f. (kurbë Gk 'për të ligët, për të përkulur' me Alb f-<th- <* k-): BARld ARSt 21-22 (për të 'ra' për të goditur '); SCHMIDT KZ XLVI1 1 f. (nga IE * bhlend-); TREIMER * ZLXV 103 (ndërton IE * sphlend-); TAGLIAVINI Dalmazia 116-H7; Gor'aceva Ètimologija 1981 76; ÇABEJ Sí. I 188-189 (laziness sllave * lenh, Lith lena 'qetë')

Pra lexuam se fjala ‘fle’ e shqipes së sotme, buron nga PAlb *awa-lej, fjalë kjo e cila ruan sërish emërtimin më të parë të Atit-Diell *A’ba (b=wAwa+le-j = A’vle-j; A’fle-j; fle, flë, e gjitha kjo si vizion i flakës diellore, ‘fjollave’ më të holla që ‘le’ dhe flak nga pas ‘aba-diell’ deri në fikje - fjetje - falje; fli të tyre, (sacrificë) e plus kësaj kjo fjalë e lashtë shqipe tregon se kur Dielli a’ba largohet, na ‘le’ (awa-lej) na lejon të f’lej-më, ashtu duke u përhumbur, dremitur në falje e sipër njëjtë si fjollat e flakës deri në humbje të plotë të tyre.
Me të njëjtën llogjikë-vizion ndërtuar kemi edhe fjalën tjetër shqipe ‘fletë’, e cila buron po prej aty, nga PAlb *awa-lekta = fletë, krahë, gjethe, pra kemi të njëjtin burim dhe gati të njëjtën fjalë, (awa-leja apo awa-lekta), nga ku burojnë fjalët shqipe, flë, fle, ‘fleta = fjeta’ dhe fle, fletë, flegra, krahë gjethe, madje po aty shohim, se prej së lashtës fjalës shqipe *awa-lekta kemi derivatin e saj në IE *lek = ‘për të fluturuar’ dhe nga e vjetra gjermane kemi *lecken = hidhen, jashtë - goditje. Pra ky është Dielli dhe flakët e tij që flak jashtë trupit të tij të zjarrtë, ato sjellin një mori vizionesh krijuar në ndërtimin e mijra fjalëve të sotme tek të gjitha gjuhët e botës së tij.

Këtu më poshtë këmi shpjegimin tepër të saktë prej studiuesve, në se e lexojmë me kujdes, aty do shohim sa fuqishëm dhe në mënyrë perfekte, pararendësit tanë pellazgë kanë mundur të ndërtojnë gjuhën e tyre hyjnore, gjuhë e cila sot gjendet në embrion-morfemat, e çdo fjale gjuhës sonë njerëzore.

fletë f, pi. fletë ''krahë, gjethe”. Nga PAlb *awa-lekta, një derivativ préfixai i IE *lek- 'për të fluturuar': Lith lekë, lékti, Latv lekt, OHG lecken 'të hidhen, të godasin'. 0 Camarda II 192 (në flutur); Meyer Wb. 108 (huazuar nga 'fuçi pak'); MEYER-LÜBKE Gr. Grundriß21 1049; TAGLIAVINI Dalmazia 117; SKOK AArbSt I 226 (huazuar nga Lat fem foliota 'leaved, leafy' - por cluster -li- [lj] do të jepte Alb - / '-); La PIANA Studi 1 104 (për OHG blat 'fletë' dhe si); Fraenkel 353-354; Çabej St. I 189-190 ("formimi fillor").

Ndërkohë kemi ende një shpjegim mbi fjalën shqipe ‘flegë’ e cila kuptohet është e njëjtë me fjalën shqipe ‘fletë’, e hollë, Askël = Reze drite, flake, fjollë, pishtar, madje aty shohim sinonimin ‘për të gënjyer’ ashtu si luhatjet e flakës të lugta (lugat) por dhe (luftë-përpjekje, zjarr) dhe sigurisht prej fjalës shqipe ‘fletë e hollë flegë’(krahë) kemi emërtimet: Flutur - insekt dhe Flutura emër personal.

flegë f. pl.flegë 'ashkël, cefël'. (fjongo) Nga PAlb *awa-laga, një derivat préfixai e IE *legh- 'për të gënjyer' në 0-grade, cf. Gk 'λοχος'. E rrjedhur nga pishtari (si shumësi i saj i veçuar?) Është flegër, fregali 'hundë, fletë-dere, ndoshta, duke reflektuar një ndikim dytësor të fletës në semantikën e saj. 0 JOKL LKUBA 149 (për flugë) -, Frisk II 111-112; Çabej Sr I 188 ("formimi fillor" i lidhur me fiele dhe flugë), Orel FORT. 79

Gjuha shqipe  si veç ajo, pasardhëse direkte e gjuhës pellazge mundet të shpjegojë deri në limit, në gradën zero, fjalë - emërtime nga më të ndryshmet dhe më të lashtat, PIE fjalë të shumta të cilat sot gjenden në fjalorin IE - gjuhësor të pashpjegueshme, emërtuar ndoshta qëllimisht ‘të paqarta’ (unclear, unknown), shembulli në vijim sjell qartësisht fjalët shqipe:‘ritëm; shtrirje, gjallëri; vrull, zell’ me burimin e tyre prej ‘dritës - diellore’ dhe ajo që bije nee sy është se në këtë shpjegim etimologjik mbi fjalën shqipe *flug rekomandohet, prej krejt studiuesve aty, krahasimi i kësaj fjale me fjalën shqipe *flugë, fjalë kjo me kuptimin e fletëve të holla (rrasa- rrezed’rrasa prej druri) ‘mbulesa’e krahasuar me fjalën IE quajtur *leug = për të thyer’, që në fakt; realisht këtu kemi sërish fjalën shqipe ‘lugë gjelle’, i/e lugët; e përthyer, (lugat - dritë fosforike e eshtrave djegur) dhe sigurisht po aty fjalën shqipe luginë.

flug m ‘shtrirje, gjallëri; vrull, zell’. Vazhdon PAlb *awa-luga që mund të lidhet me IE *leug- 'për të thyer' (shih flugë) ose wilh *leugh- 'për të gënjyer': Goth liugan, sllave *lъgati. 0 Meyer Wb. 109 (ndoshta e huazuar nga NGk flogos, flaka); Vasmer II 469; POKORNY I 686-687; Feist Goth. 334? ÇABEJ Shën I 192 ("formimi fillor").

flugë f, pi. fluga 'shingle'. Nga PAlb *awa-luga, një derivat i préfixai e IE *leug, cf. Skt rujdti 'për të thyer', Lat lugeo 'për të vajtuar, qaj' 0 JOKL LKUBA 146-150 (to lugë); TREIMER KZ LXV 102 (për MUG splizen 'për të ndarë'); Mayrhofer III 6 4 -6 5; Walde-Hofmann I830 -83; Pokorny I 686; Çabej St I 192 ("formimi fillor"); Demiraj AE 172-173.

Vihet re gjithashtu përpjekje nga studiuesit G. Meyer, për ta lidhur me sllaven *lъgati dhe prej Vasmer i cili dëshiron ta afrojë këtë fjalë si të huazuar prej greqishtes *φλογος; flogos=flakë, duke haruar se janë po këta studiues aty më sipër të cilët pranojnë se fjala ‘flakë, flaka e zjarrit’ është një fjalë e pastër shqipe (nga PAlb *awa-la-ka = flaka), pra është gjuha fantazmë latino-greke e cila sërish ka huazuar prej shqipes fjalën: Flak/g, ‘flog + os’ prapashtesën greke të njour, kemi: *flog+os = flakë, madje jo rastësisht në gjuhën shqipe gjejmë fjalën ‘flok, flokë bore’ dhe flok = fije të holla; fjollë, secila nga qimet e imta të kokës së njeriut, si dhe tek kafshët kemi (le-sh, leshra), etj.

Aleksander Hasanas
(Mili Butka) - Korçë më: 3/15/2019.

No comments:

Post a Comment