Thuhet se “Borea” ishte zot i Erës në Veri, një nga katër perënditë e stinave të vitit. Kjo perëndi ishte perëndia e dimrit që zbriti poshtë nga malet e ftohta të Thrakës (Trakës), me ajrin, frymën e tij të akullt, përtej shtëpisë së tij në malet “Hyperborea”, një vend mitik i pranverës së përjetshme të paprekur nga erërat e Perëndisë.
Boreas dhe vëllai i tij-erërat ishin imagjinuar shpesh si perëndi në formën e kalit.
[Boreas and his brother-winds were often imagined as horse-shaped gods in form]
Këtu ndalemi pak, shohim se ka një ilustrim, përqasje, manipulim: Borea apo Vëllai i tij ishte perëndia e Erës? Sipas origjinalit, “www.theoi.com › Greek Gods” të sapo lexuar më sipër shohim se perëndia e Erërave ishte vëllai i paemërtuar i perëndisë Boreas dhe jo ai vet, i cili sipas mitologjise greeke thuhet se “Boreas” ishte “zoti i erës” stinës së Dimirit.
Pellazgu i parë, pararendësit tanë ishin krejt të qartë në kokën e tyre se perëndia e
vetme ekzistente ishte, është dhe do të jetë një dhe Një i vetëm “Zot”, e gjithçka përreth, mbirë – krijuar, është si rezultat dhe shembëlltyrë – simbol i pastër i Tij.
Po perëndia e të bardhës “Borë” pse mungon, a thua se e kanë haruar pararendësit tanë “Borën”, këta banorë që jetonin pranë brigjeve, pranë detit, po për këtë shkak sepse e gjithë Europa ishte e ngrirë e mbuluar krejt me të bardhën –borë, e jo më kot në lashtësi quhej “Borei”, ashtu si ende malet e eperme-sipër saj – Hyperborea – Bore/al.
Së fundi prralla greke e sajuar, mbi mitologjitë e gjetura ndër popuj autoktonë; hititë, trojanë, etruske, cariane, thrake, maqedonas, brigas, peleponeze, thesalianë, njëjtë dhe në gjithë gadishullin ilirian, etj - kjo prrallë greeke thotë:
"Emri Boreas" është thjeshtë fjala e lashtë greke për "veri-era", e cila ndoshta rrjedh nga folja greke boraô që do të thotë; "për të ngrënë" – (φάω)
Ç’lidhje mund të këtë folja greke “boraô” = Ha, për të ngrënë, kur shumë thjeshtë qartë, llogjike, ajo zëvendësohet plot kuptim me fjalën shqipe Bora?
Kjo perëndi e ftohtë e bardhë – është perëndia e Borës, ashtu si ende në gjuhën shqipe: Bora quhet “Borë” e sigurisht prej aty kemi fjalë të tjera krijuar, zhvillime semantike pas saj mbi këtë fjalë të lashtë shqipe, thjeshtë nga evolimi apo kalimi normal i shkronjës b=v kemi; era e borës – borei – veri – vorias – malet Borean, (boreas, boreal) apo Veria – qytet.
E jo vetëm kaq; tek gjuha shqipe emërtimi i stinës së dimirit: "Dimër"dhe fjala "Borë" kanë të njëjtin kuptim; duke u nisur prej "Himtësisë" flokut të saj, ngjyrës së saj: E bardhë, d'bardhë - d'borë, - d'imër i/e himët- i ftohtë = Hi/oni - chióni. Tabela e mëposhtme tregon edhe njëhere se sa larg është gjuha greke prej fjalës shqipe “Borë”
- Shqip- - - Greek
- Borë = chióni -?
- Veri = Vóreios -?·
- Erë = ánemos -?
- Tufan = Anemothýella - ?
Gjuha Shqipe@MiliButka
Aleksandër Hasanas
No comments:
Post a Comment