IFESTIO
FJALE GREKE APO SHQIPE?
Njihet mirë nga të gjithë kjo fjalë e hershme;
“Iphestio”, që do të thotë Vullkan ose thënë më saktë; Bolcán, Bollkan
(Bullkan)
Duke patur parasysh barazvlerën e gërmës; B = V, ashtu si edhe të zanores; O =
U, emri i “Vullkanit’ na shfaqet në të dy format, Vullkan dhe Volcano, në disa
gjuhë të tjera si në atë latine, angleze, gale, turke e të tjera.
Në gjuhë irish e gjejmë këtë fjalë shumë më pranë origjinës të këtij emërtimi
pra vullkani aty shkruhet dhe lexohet; Bolcán.
Në gjuhën “hije” të gjuhës shqipe, pra në
gjuhën e quajtur greeke, “Vullkani” ruan ende sot emrin më të lashtë, mbi këtë
emërtim, pikërisht fjalën; “Iphestio”
A thua, kjo fjalë i përkët gjuhës greeke?
I hedhim një vështrim të shkurtër Wikipedias.
Vullkani – Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me
shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në
sipërfaqe. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. (Kupa e
qiellit. Kubeja e qiellit.)
Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe
është e lëvizshme. Si produkt kryesor i erupcionit vullkanik është lava, me një
temperaturë 1000-1300 gradë celsius, … etj.
Pra vullkanet janë masa materjesh të zjarrta,
brumë, të cilat shpërthejnë vazhdimisht në maja malesh – S’ipër, për arsyen e
vetme pasi ato kalojnë masën e nxehtësisë së natyrshme, e normalisht duhet të
shpërthejnë për tu ‘ftohur” ose më saktë për të “shuar” “Afshin” apo
“Ep(h)shin” e tyre.
Eshtë pikërisht kjo fjalë kyçe, e gjuhës
shqipe sigurisht, rrënja e fjalës; “Iphestio = Ephsh” Afsha e brumit të zjarrtë
Vullkan.
Për ta bërë më të qartë, shikojmë dhe bëjmë
krahasim këtë fjalë shqipe me fjalorët e gjuhëve relativisht të vjetra
europiane, fjalën; Epsh dhe Afsh, të cilat në fakt rrjedhin nga i njëjti burim
ato tregojnë të nxehtë, “nxehtësi”
Dhe kemi:
Shqip ……… Epsh ……dhe … Afshë
• Greek ………lagneía …. @ ….Thermótita
• Ang …………lust …………….. heat
• Irish ………..lust ………………teas
• Baske ……… lizunkeria ………Bero
• Serb ……….. požuda ………….Toplota
Siç e pamë edhe nga tabela krahasuese e
mësipërme, tek asnjë gjuhë tjetër nuk ekziston kjo fjalë e hershme e shqipes,
nga ku buron fjala “Iphestio”.
Kjo e nxehtë, ky “epsh” i brëndshëm, në
“heshtje” shpërthen jashtë “sipër”– ‘ipur” (IPE –SHQ/IPE) mbi maja malesh, dhe
më pas ky epsh, shpërndahet gjithandej shoqëruar me “llavën e zjarrtë të saj
dhe “afshi” i nxehtë çliruar prej tij, ndjehet qindra e mijëra metra larg.
afsh m,
pi. afshe ‘heat, hot breath, smell’. From PAlb *aweisa, a
suffixal
derivative of IE *auei- ‘to blow’ structurally close to M W awyd
‘gust of wind’, OCorn awit ‘air’ < *aueido- (O R E L Fort. 78). Another
derivative of the same root is PAlb *aweita > aft ‘blow of wind’ (DEM IRAJ
AE 72). ô C a m a r d a I 305, II 100, 150 (aft to Gk axvri ‘chaff’); M e y e r
Wb. 3 (from Ital afa ‘heat coming from the ground’); JO K L IF XLIII
63 (to ënj); PO K O RN Y I 82; Ç A B EJ Etim. II 13 (to avull).
Bindemi njëkohësisht se fjala; “Iphestio” e
njohur si greeke (ηφαίστειο) jo aspak nuk qëndron e tillë, ajo është e lashtë
shqipe si vetë Shqipja simboli dritës, Diellit si trup qiellor më sipër nga të
gjithë planetet e tjerë njohur deri më sot, më i larti, më i madhi, më i
“bollshmi” në kryesipër në “ballë” zot i plotfuqishëm në qëndër të gjithësisë,
Ai qëndron.
Në mitologjinë e hershme shqiptare, “Dielli –
Zot”, shfaqur në formën e një “demoni” quhej “Bull’, Boll, bollan bullar për
vet formën e tij të fryrë të shëndoshë, “rum/bull” rrombullak dhe të fryrë si
ballon, (bullafiq) etj
Veç kësaj në shqip kemi dhe fjalën Ballë,
Pjesa e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve, ashtu si edhe ai
që qëndron në krye sipër, lart, në ballë te punës, por edhe; BALLË – Njësi për
të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj. Tërmet shtatë ballësh.
Era vajti pesë ballë, etj.
Pa u zgjatur më edhe emri; “Ballkan” Bollkan,
bullkan, vollcan, vullkan, është fjalë e pastër shqipe, prej aty kemi shumë të
tjera fjalë të shqipes dhe me gjerë, si rezultat i formës së derdhjes të “llavës”
ball-ballë, val-valë dhe temperaturës së lartë ajo “valon”
bullzon deri në “Heshtje” fjalët; bull, bullza, bullçim, bullamaç, boll, ballë,
ballo, dhe B =V kemi; Valë, valon, valëzoj vallëzim, VALANICË – Dërstilë. Shkel
shajakun në valanicë. Po ashtu fjalët; volli, vjell, vollant, e shumë fjalë të
tjera pa mbarim.
A mundet kjo fjalë e gjendur në mbi 50 gjuhë
nga më të njohurat indo-europiane të marrë kuptim dhe të shpjegohet nga vetë
gjuha e tyre?
Mjafton tu kujtoj këtu përveç fjalës “Ballë” ne kemi fjalën e lashtë shqipe;
“Baltë” pra ashtu e brumtë si “llava” e “bullcanit”– lluc, llurbë të
(vullkanit).
Ndoshta është e vetmja fjalë e cila ende
gjendet e pandryshuar në një toponim të saj ku ai vend në afërsi të Selanikut
në Greqi quhet “Aspro/balta” (Ασπροβαλτα)
Emri i gadishullit Ilyrik, “Ballkani” ka kuptimin e “Ballit” sigurisht por jo
të vullkanit, gadishulli ynë herët në lashtësi është quajtur; “MAIA” (Αἵμος) pra
vend i lartë me maja e ball-malesh, ashtu sikundër qëndron sipër mbi një
verandë apo “Ballkon“.
Së fundi lexoni duke ju kujtuar Shqipen,
symbol të Yllit të vetëm të zjarrtë nga ku kemi emërtimin; Yllir, por jo vetëm:
IPHEST <> STIPHE = SHQIPE.
Ndizni fishek-zjarret gjithë dritë, ashtu si
në shpërthimet e vuallkanit IFESTIO – E’FESTONI, dikush le të vendosë, Plis –
Qeleshe, por midis tyre le të ketë mënjanë, edhe ndonjë “Feste Plis i bardhë; FE|= DRITE".
Aleksander Hasanas
Posted
on Tetor 16, 2015
Ribotim sot me
23 Tetor 2023 Korçë
No comments:
Post a Comment