Tuesday, October 18, 2022



Programi i aktivitetit së shoqatës bamirëse mbarë kombëtare

“Princesha Ledia Diana”

Të frymëzuar nga Nënë Tereza dhe e bekuar kjo shenjtore Princesha Diana u bë si nën e vajzë me të dhe që të dyja iu përkushtuanë bamirësisë …

Këto cilësi hyjnore humane na frymëzuan edhe ne për të krijuatr këte shoqatë bamirëse në shërbim të njerëzve në nevojë dhe sensibilizimin e shoqërisë tonë në mbrojtje të histories gjuhës se lashte vlerave tona kulturore!

Siç thone dhe shume njerëz të botës dhe me shpirt human bamirës ashtu siç deklaron dhe i madhi Presidenti i SHBA Teodor Ruzvelti: “Bëni mire me ate që keni dhe kudo qe te jeni”.

Ashtu si edhe shkrimtari i mirënjohur Mark Tuen thotë: “Gjithnjë bëj mirë, kjo do të kënaqë disa njerëz dhe do i habisë dhe do i nxisë të tjetrët që të bëjnë mirë”
Njëjte dhe shkrimtari i madh Leon Tolstoi i cili shprehet: “I vetmi kuptimi i jetës është ti shërbesh njerëzimit me dinjitet e ndershmëri”

Dhe ne si trashgimtarë të atyre brezave po mundohemi dhe na duhet ta bëjme realitet  qëllimin e tyre hyjnor, me ato  mundësi që kemi dhe në përpjekje edhe për më tepër mundesira që mund të na krijohen duke bashkëvepruar të gjithë me një dëshirë dhe qëllim për të mbetur humanitarë si vet krijesa njeri – e të mbetet trashgimi për gjithë brezat e rinjë në vijim!

Respekt e mirënjohje për ju të gjithë pjesëmarrësit që na nderuar në këte aktivitet shoqëror humanitar, ju bëj me dije siç është vendosur në koferencën e zgjeruar të organizuar nga këshilli drejtues Prof. Dok. Profit Canaj në Tiranë në sallën e Institutit “Vojo Kushi” dhe nën drejtimin e Kryetarit të Përgjithshëm së Shoqatës sonë Bamirëse “Ledi Diana” zoti Vasil Kristo Zoga dhe me propozimin e atdhetarëve profesorit muzikolog  Ramadan Sokoli, mësuesit Bato Krutani dhe profesorit së letërsisë Myzafer Xhaxhiu, të cilët propozuan që përpara  çdo aktiviteti se shoqatës sone fillimisht të këndohet Hymni i Flamurit Kombëtar Shqiptar. Për nder të gjithë atyre fiseve më të para  pellazgo-iliro-shqiptare dhe për nder të të gjithëve atyre që luftuan ndër shekuj  për të mbrojtur e lartësuar Kombin më të lashtë  Shqipërinë etnike racën më hyjnore njohur deri më sot!

Ju ftoj të ngriheni më këmbe për të nderuar Hymnin Kombetar – Faleminderit!

Të nderuar pjesëmarrës tani fjala i jepet Kryetarit së Shoqatës sonë Bamirëse “Ledi Diana” z. Vasil Kristo Zoga, dhe pas mbarimit së fjalimit nga Kryetari ynë do bëhen zgjedhjet e reja për Kryetarin e Përgjithshëm dhe Këshillin drejtues të saj.

Mbas zgjedhjeve për Kryetar të  Përgjithshëm së Shoqatës Bamirëse “Ledi Diana” Kryetari Vasil Kristo Zoga  do kërkojë Betimin prej kryetarit të ri  me qëllimin e ruajtjes, dinjitetit, moralit e ligjeve përkatëse shtetërore si nje shoqate civile humane bamirëse dhe jo fitimprurëse e mandej do i dorëzohet vula e shoqates Bamirëse “Ledi Diana”.

Në fund të këtij aktiviteti kemi organizuar për ju  një koktej disa recitime për nder të princeshës Ledi Diana dhe së shenjtës Nënë Tereza – Ju faleminderit – Respekt!

 

Elsa Aleksander Hasanas

Korce 16 Tetor 2022

 

Fjalimi i  Kryetarit të përgjithshëm së shoqatës sonë “Ledi Diana”

 

Të nderuar zonja e zotërinjë antarë dhe simpatizantë të shoqatës sonë, duke ju uruar mirëseardhjen në këtë veprimtari të rrendësishme po ju them se ky aktivitet më daten 16 Tetor 2022 shoqata jone kombetare bamirëse Princesha Ledi Diana e frymëzuar nga Shenjtorja Nena Tereza siç e tregon edhe kjo fotografi Nënë Tereza i bën bekimin asaj dhe kështu u bënë nënë e vajzë bashkë, të cilat ne  po i kujtojmë sot pikërisht në ditën e lindjes së babait të Kombit Shqiptar.

Për të bërë të mira dhe për të qënë të dobishme në çfarë do llojë forme,  jo vetem me ndihma material monetare, por edhe me fjalën e mire për kujdesin dhe shprehjen e dashurisë dhe ndjenjave positive njerrëzore humane, duke kontribuar edhe moralish edhe shpirtërisht me sa mundet; ky aktivitet, ka kuptim të madh simbolik dhe sensibilizues, që njeriu të priret nga e mira dhe mos harrojmë te gjithë ata qe kanë sakrifikuar  për kombin dhe konkretisht ai brez heronjesh ai popull fisnik i rilindjes kombetare i përfaqësuar nga diplomati legjendar dhe atdhetari  ynë Ismail Qemali të cilin po e nderojme sot e do e nderojmë nder shekuj.

Ismail Bej Vlora ka lindur në këtë ditë të bekuar më 1846 shpallësi i pavarësisë së vendit tonë, themeluesi i nje Shqipërie të pavarur e vetqeverisur, me një popull zot të fatit të tij.

Pra kjo është një ditë simbolike për krejt shqiptarët kudo që ndodhen  figure kjo historike pas figures më të njohur legjendarit heroit të Kombit Gjergj Kastrioti, që kjo ditë fatkeqësisht anashkalohet nga pushtetarët tanë ndër vitë, dhe ne si shoqatë bamirëse pa dallim vendosëm ta nderojmë  atin e kombit Shqiptar Ismail Qemalin dhe njëjtë do e nderojmë për çdo vit.

 Ismaili Qemali heroi ynë kombetar vidiq  më 24 Janar 1919 i helmuar nga tradhëtarët antishqiptarë

Flamuri ynë kuq e zi i ngritur nga dora  e Ismail Qemalit, ky symbol i cili sot ndodhet edhe në Hënë  i vendosur nga shqiptari-amerikan kozmonauti Alan Shepard dhe na përshëndet në këte ditë e në jetë të jetëve!

Shqiponja jonë me dy krena sot në qiëll fluturon

Na thërret na bën të fortë

Shqipërisë ti dalim Zot!

Nga skifterët  grabitqarë  kufitarëe

Që duanë të na gllabërojnë

Nikoliç sërbi mendohu mire mos na kërcëno me tanke mos i vritë djemtë e serbise ti gëzojnë ato nëna, se po na preke kufinë kamikaze do të behemi dhe në Beograd do të vijmë

Me këtë rast përshëndes profesor doktor Myslim Pashaj që mbrojti kufijtë tanë.

Shoqata jonë gjatë shumë viteve të ekzistencës së saj ka dhënë një kontribut të spikatur në gjallërimin e jetës sonë shpirtërore të shoqërisë sonë, e cila ka kaluar dhe vazhdon të kalojë trauma të rënda të dukshmë dhe të padukshme me pasoja të vazhdueshme në jetë për të gjthësecilin prej nesh.

E shohim të arsyeshme duke i bërë thirrje elitës së kombit Shqiptar për tu hequr shamitë e zeza nënave tona femres shqiptare, të mblidhemi dhe të bëjmë një konferencë për pajtimin Kombëtar. Bëjmë thirrje diplomatit atdhetar z. Agim Nesho që të marrë inisiativën që t’ja arijme këtij qëllimi me plot vlera për kombin shqiptar, dhe ne si shoqatë e mbështesim ashtu si shume atdhetare shqiptare dëshirojne të njëjtin qëllim për të mos lejuar shpërbërjen e kombit më të lashtë Shqiptar.

Thirrje rinisë shqiptare askush nuk ju pengon te punoni e te njihni botën përtej kufijve tanë por amanet duhet të këne të kthehen dhe të krijojnë familjet e tyre në vendin e vet; Djemë e vajza  të na tundni

Duke synuar mbajtjen gjallë të  traditave bamirëse në të gjithë format e shfaqjes së saj, të ndjenjave të larta njerrezore e shohim të domosdoshme të realizojmë zgjedhje të reja, për ta kaluar stafeten e këtyre veprimtarive brezave më të rinjë me energji dhe forca të reja optimizte dhe me nje vision të qartë dhe të gjerë, për ti shtrirë aktivitetet educative dhe humane në vazhdimëesi në gjithëe teritorrin e Shqipërise dhe jashtë saj ku banojne e jetojne shiptarë dhe njerëz me vlera të larta humane ku të mbizotërojë dashuria mbi urrejtjen, shpirtbutësia mbi egërsinë luftënxitëse e vllavrasëse.

Shoqata jonë është një faktor me rëndësi i shoqërisë sonë civile dhe ne duhet të përpiqemi të ndikojmë edhe mbi faktorin politik vendimmarres në qeverinëe qëndrore dhe ajo lokale të korigjohen shkeljet mbi të drejtat e njeriut dhe të pronës së tij, ku është shkelur edhe testamenti i rilindsave dhe Ismail Qemalit që mbron kufijte shtetërore dhe administrative.

Gjithashtu bëjmë thirrje që të mos aprovohet ligji për mbjelljen e drogës gjoja mjekësore … ne kemi nevojë të kurohemi dhe  dhe jo të helmohemi

Në ëmër të shoqatës unë dhe të gjithë veprimtarët qëe kane kontribuar moralisht por shpeshhere edhe financiarisht, ju ftojme të behemi bashkë të ringjallim ndjenjën e lartë humane dhe atdhetare, për të qënë njerëz të denjë si pasardhës të devotshëm të të parëve tanë të lavdishëm të aftë për të çuar nderin, lavdinë dhe idetë emancipuese çliruese të Prinseshës Ledi Diana dhe  së shenjtës  sonë së madhërishme Nënë Tereza, shëmbull humanizmi dhe sakrifice për të mirën e njerëzimit kundër çdo lloje dhune apo lufte si kjoi më e fundit Rusi – Ukrainë një luftë vllavërasëse civile!

Me nderime dhe mirënjohje për të gjithë ju atdhetare, me respekt:

Kryetari Vasil Kristo Zoga

 

 https://scontent.ftia14-1.fna.fbcdn.net/v/t42.3356-2/309479962_5539405422820271_6040605748645203016_n.mp4?_nc_cat=105&ccb=1-7&_nc_sid=060d78&_nc_ohc=PXciW3wlM5AAX_WEAWV&_nc_ht=scontent.ftia14-1.fna&oh=03_AdTIPWBvXdHan47G9gZbUvWIQkbaeRrOVUOIaw5jYVf5gg&oe=634E660E&dl=1

 


No comments:

Post a Comment