Brahim (Ibish) AVDYLI:
SYTË QË MË PËRCJELLIN
1.
A e dini, a keni menduar te pamja e njeriut se gjëja më e
bukur janë të dy sytë. Ka shumë gjëra
të tjera, me mjaft rëndësi, p.sh. buzët, që ngërthejnë dashurinë e parë në
vetvete dhe pak kush ka mundësi që ta nxjerrë puthjen nga vendi i fsheftë. Të bukurat nuk kanë fund! Secili i
gjënë nga një vend tjetër, e për ta do të jetë ajo “më e bukura”. Për mua, janë
të dy sytë!
Po, po. Me këta dy sy e kemi parë jetën, kur kemi lindur.
Kemi qenë me të qara të dhimbshme, por kur i kemi hapur sytë për herë të parë,
e kemi parë mamanë, babain apo gruan që i ka ndihmuar asaj, që të më lindë mua,
apo ka qenë spitali i lindjes, dhe gjëra të tjera...
“A propos, a propos de vous” - thuhet ndër fjalët francese. Rreth gjërave, rreth diçkaje, rreth gjërave
tuaja. Pra, “gjërat” fillojnë. E “gjërat”
vendin e tyre të padiskutuar e kanë në gjuhën e parë shqipe, para gjuhëve të
botës, por askush nuk na e njeh e nuk e di mirë vendin e vërtetë të fjalës.
Këtu nuk po merremi me fillimin, as me gjuhët, as me
fjalët e para, por te njeriu, me gjërat
më të bukura në botë. Njeriu ka lindur në shembullin e Zotrave, me kaçik të
vogël e të brishtë, të cilin mund ta prekim lehtë, sepse do të shkatërrohej, si
fëmijë i bukur, për të cilin na shkojnë lotët prej zemrës sonë të vogël, njashtu
sikurse atij. Fëmija e ndjenë ate se çka është me të vërtetë, e nuk mund t’a
thotë sa i lëndueshëm e i brishtë është ai, poashtu deri në vaj, por e pa shkatërrueshme.
Duke vazhduar të jetojë dikur do ta kuptojë se ai vend i trupit, që rrah pa
pushim gjatë tërë jetës dhe e mbanë atë qenie të gjallë me dashuri, me dhembje,
me mall, nëpër të pamunduarat e jetës, e ka një vend të vogël e të rëndësishën,
e kjo është zemra e tij!
Zemra është e vogël për njeriun, por e madhe sa e tërë
bota! A e shihni ju këtë gjë? Vendi më i madh i botës është zemra, ndërsa vendi
më i bukur janë të dy sytë. Me ata
sy, të bukur, me të gjitha lojet që ka mundësi të krijohen, e jo të verdhën,
sepse ishin të lidhura magjitë e me të ligën e tyre. P.sh.: te arkadianët e
lashtë. Ajo është jeta e përkohshme, me larushi të ngjyrave të natyrës së saj!
Pa ngjyra, bota do të jetë shumë e varfër.
E them “arkadianët”,
sepse logjika ime i pranon si të tillë, e jo akkadianë. Emri u ka rrjedhë nëpër
vite prej shqipes, e shqip i thonë “arka”
e ja “akka”. Ishte nëna e madhe në
mes, që e ruante arkën e tyre, nëpër shtegëtimet e më tutjeshme. Pra nëna, e ama, që i thonë në gjuhën moderne, ka qenë ajo që i ruante gjërat e vlershme, në arkën e
madhe. E “akka” i thonë ata që nuk dinë se prej kah rrjedhë emri i tyre.
Ky embrion i fjalës “akka” nuk do të
thotë asnjë gjë, në asnjë gjuhë tjetër, pos i bashkuar me “akkadianët”!
Le t’i thonë çka të duan. Për mua, kjo gjë nuk ka vlerë e
nuk tingëllon e kuptueshme si “arka”.
Prej tyre rrjedhë fjala “arkadianë”. Edhe pjesa tjetër, “dia=dianë” është natyrë e ndërtimit të shqipes
së vjetër. Në vërtetë, gjuha arkadiane
është gjuha e vjetër shqipe, por të tjerët nuk e dinë se ne jemi ende të
gjallë. Meqë nuk dinë ndonjë gjë tjetër, i thonë gjuhës së vjetër shqiptare një
“gjuhë kopte”, d.m.th. “gjuhë e pa kuptueshme” për ta, deri te
i pari, Jezusi, i fesë katolike. Ai është arbani i fundit pagan dhe i pari që
është kthyer në një fé. Ne nuk po merremi me të vjetrat, por me gjërat aktuale.
Jo, pra! Nuk po merremi me të tjerat, sepse edhe pa sy do të kemi mundësi që të
jetojmë. Ka shumë të verbët në këtë botë,
të dijshme apo të padijshme, të dukshme apo të padukshme, reale apo ireale, me larushinë
e ngjyrave.
Larushinë e gjërave të pamura, i ndruajmë në vetvete, e
kjo është qendra e çështjes. Ne shohim,
kur i kemi syte. Ah, sytë! Sa vlerë të madhe kanë! E sheh vetë larushinë e
ngjyrave! Gjë përrallore!
Nuk do t’i përjetojnë ata njerëz që nuk e dinë vlerën e
madhe të syve. Sa keq që të lënë sytë!...
2.
Gjëja që i ka në vete njeriu është se ai nuk e përcepton
të drejtën. I thua, por prap nuk e kupton. Bota e brendshme dhe bota e jashtme,
në një çast të vogël, i merr dhe i përbin në miliarda forma e miliarda ngjyra
përmes syve, e ky është syri. Ne nuk
kemi shumë vetëdije dhe nuk i shikojnë apo nuk i mendojmë në atë çast, e përmes syve na përvidhet jeta e tërë, së jashtmi
e së brendshmi. E brendshmja na del përjashta e merr përjashta ato që do ai,
derisa ne nuk mendojmë për këtë gjë.
Bukuria e syve do mund të shëtisë nëpër mija forma të
kërkimit tonë gjatë studimeve, e mija vepra janë, nga të gjitha gjuhët, nga
shkencëtarët apo nga mendimtarët e medhenj e të vegjël, të cilët bëjnë prova të
japin botën tonë të bredshme, e cila quhet “gjendje e shpirtit”.
Gjendja e shpirtit del për një milionten pjesë të
sekundës, sa drejtohet syri jonë, dhe merr miliona laryshi të formave të jetës.
Ne po e kujtojmë librin e veçantë e të vogël, si libërth, të Rudof Steiner, i cili është një shkencëtar
i dëshmuar nga Zvicra, i Dornach-ut, i cili thotë, kur i mbante ligjëratat e
tij në Berlin, me 27 prill të vitit 1909; 20 janar dhe 3 shkurt 1910:
“Sot do të flasim për atë shprehje universale të shpirtit njerëzor që mund të njihet në gjuhë.” [1]
Pra, ajo njihet në
gjuhë, dhe cila ka qenë gjuhë e para,
por e thonë se janë “gjuhët
indo-evropiane”. Prej Indisë dhe në Evropës ka shumë popuj, por cili është
ky popull nuk mund të mendojnë ata, e ne jemi në Evropë, ndërsa gjuha shqipe
është lënë pa mëshirë si gjuhë e vogël dhe në fillim.
Gjuha arkadiane nuk është fare e përkthyer në asnjë gjuhë, sepse janë gjuhët
konvertuale e koncektuale, prandaj këtë gjuhë nuk e flet më askush, e është
krijuar “një tjetër gjuhë”, pra gjuha
letrare shqipe. Kjo gjuhë mund të deshifrojë emrionet e fjalëve të vjetra, nga
koha e vendi kur kanë qenë këto gjuhë në krijim e në qarkullim, edhe prej
gjuhës së vjetër simbolike shqipe, ndërsa gjuhet e tjera merren me deshifrimin
e rrënjëve...
Po e lëmë njëherë këtë çështje. Ka kohë më tepër të
merremi në shkrimet e gjuhës. Në çështjen e psikologjisë dhe të shkencës nuk
shikohet kjo gjë. Ajo e jep vetëm shprehjen
univerzale të shpirtit njerëzor.
Shpirti njerëzor është shprehje e jetës dhe shprehja e jetës është të
qenurit në këtë botë. Të qenurit në këtë botë vie si shprehje e jona në raport me Zotin e Madh,
sepse na ka krijuar në shembullin e tij, në jetën tonë të përkohshme. Nuk kemi
pse ta shprehim vetveten, kur kjo gjë është brenda neve. Shprehja e jashtme
është shprehje e ardhjes sonë në këtë botë nga bota e padukshme, bota paralele
dhe bota tjetër, bota ireale, të
cilës ne i themi se është “bota e përjetshme”.
Në të vërtetë, duhet t’i shpegojmë edhe këto gjëra: prej
kah kemi ardhur në këtë jetë? Ne radhë të parë, a jemi ardhur prej
brendisë së tokës apo jemi ardhur prej botës së qiellit, prej galaktikës apo
prej galaktikave të tjera.
Pra, nëse kemi
ardhur prej qiellit, jemi prej Zotit të Madh, nëse jemi prej brendisë së tokës,
jemi të ardhur prej djallit të madh, Kryedemonit. Te dy, nuk flasin asnjë
fjalë dhe të heshtur ma përgjojnë.
Të ardhurit prej Zotit të Madh nuk kanë kohë për veten e tyre e vrapojnë që të
bëjnë mirë, sikur në shpirtin e tij e ka të mirën, të bukurën, të përkryerën,
absolutën; ndërsa të tjerët, që kanë ardhur prej Kryedemonit, mundohen të prishin ate çka ka bërë njeriu
i mirë në shembullin e Zotit të Madh; që ta prishnin absoluten, të mos
ishte e përkryer në asnjë rast, të ishte keq, jo bukur, por e shëmtuar, e ndytë
dhe ligë, e kështu, një nga një me radhë.
Centifuga magnetike e globit tonë është rezultat i ndërhyrjes së polit
negativ kur nuk e pret në jetë me polin positiv. Gjithnjë na vije kjo gjë në shprehje. Pse jemi kështu e
nuk jemi ashtu, siç thotë kundërshtari i jonë, lanet pastë përgjithmonë. Gjithmonë
në anën e djathtë të rrugës, në krahun e djathtë të punës sonë të përditshme,
në polin positiv të jetës, të urtë e të qetë, kur kundërshtarët tanë janë
gjithnjë në anën negative të jetës, në anën negative të punës së përhershme të
tyre, pra në polin negativ të jetës.
Të sertë e të çmendur, janë në përditshmëri. Ne e marrin
një copë dërrase të jetës e ta bëjmë shtëpinë, e ata vinë me shpejtësi që të na
heqin nga dora çekanin e gozhdën. Thonë se këto na i ka shndërruar me magji të praptë
“ai”, i yni, që na paraqitet “në anën tonë”. Në vend të Zotit të
Madh, ky është Kryedemoni. Ai është kundër njeriut e vetvetes dhe që e ka
planifikuar këtë rrëmujë. Rrëmujën vetë e bëjnë, shkatërrimin tonë po ata,
prishjen e punës sonë të njëjtit, e argumentet mund t’i gjëjnë që në start, dhe
magjinë vetë e kanë, ata janë shkatërruesit. Ne, përpiqemi që të bëjmë
shtëpinë, në tokën tonë, për të jetuar thjeshtë e për të mos ua shtrijmë duart para
dikujt.
“Ne e kemi parë enigmën e madhe njerëzore nga këndvështrimet më të
ndryshme. Detyra jonë sot është të flasim për diçka mjaft të zakonshme. Por
ndoshta pikërisht duke u lidhur me diçka krejt të përditshme, ne do të shohim
se si gjëegjëzat e jetës mund të na dalin rrënjësisht në çdo hap, si duhet t'i
kuptojmë ato dhe duke i zotëruar ato, të thellohemi në thellësitë e vështrimit
brenda të rendit botëror. Sepse shpirtërorja dhe më e larta në përgjithësi nuk
gjendet diku në një distancë të panjohur, por na zbulohet në gjërat më të
përditshme. Në më të voglin mund të kërkojmë më të madhin, vetëm nëse e
kuptojmë. Dhe prandaj sot, në ciklin e
leksioneve të dimrit të sivjetmë, duhet të përfshihet një reflektim mbi temën e
përditshme të të qeshurit dhe të qarit nga pikëpamja shpirtërore-shkencore.”[2]
Shumë mirë! A e kupton këtë njeri të madh të botës çka
thotë?! A e dini se i madhi mund të rastisë në një vend të vogël e ta thotë ate
që do t’ua kishim thënë në një milion formash të tjera, thjeshtë e nga
përditshmëria.
Për çdo ditë i kemi këto mundësi e nuk po i shfrytëzojmë!
Diçka e madhe na vjedhet nga koha e jonë
e nuk e dimë çka na ka humbur! Për çdo ditë qëllojnë të ligjtë pranë nesh.
P.sh.: na vrasin me ndonjë gjë tjetër, sikur na vrisni më parë; na prenin në
fyt apo kudo tjetër. Fëmijët tanë na i shponin me singi të vjetra, sikur të
prejnë një boston të rritur me mundin tonë, fare pa dhimtë, pa ndonjë fare
mundimi apo të luhatjes së mendimit të tyre se po e bënin “diçka të turpshme”. Madje i dëgjojnë me respekt të lartë shuplakat
e botës me duartrokitje ndaj tyre, e janë kundër të lumit Zoti i Madh, për ne e
për punë të përditshme! E a doni diçka tjetër të kutoni?! Jo, nuk u duhet!
Ne, po i themi shumicës së njerëzimit se jetojnë “njerëzisht”, si njeriu, e nuk
janë tjetër pos demonëve, që jetojnë në mesin e njerëzve.
Djalli na mashtron! Po, po. Na e vjedh kohën me lutje, 5
herë në ditë apo njëzet herë në njëzet e katër orë. Të mirat tona na i merr
djalli dhe qeshet me neve! Ashtu duket! Njeriu i vërtetë, i dërguar nga i lumi
Zoti, nuk e ka asnjë mundësi që të
shikojë “përtej jetës” dhe të
padukshmes. Kufiri i jetës së përkohshmes aty ndalet e pushon. Andej nuk
shohim e këndej lutemi, e lutemi përgjithmonë. Cilit po i lutemi? Vjen djalli
me gjuhët e panjohura e na lidh rreth vetes, si të jetë “e mundur” për te, e thjeshtë dhe e aplikueshme!
-Përskaj vajit e ke të qeshurën! Qesh, në vend se të qajsh, sepse Zoti i
Madh të ka dhënë zemrën, mendjen e sytë! Jeta është si një pasqyrë e madhe, që
do të përjetësosh tërë ate që quhet <jetë e përkohshme>! – e përsëris vetveten.
Më mirë po qesh përmes vajit! Vajit, i cili më degdiset
pa pushim. Ulem, e prap ai më ndjekë. Ngritem e prap më ndjekë.
Në cilën maje mali të shkoj, edhe përtej vetes, i
mallkuari prap vjen pas meje! Nuk e di! Më bëhet sikur më përcjellin sytë! Gjithnjë
s y t ë, me lot!
Sytë e shohin botën! Pikërisht ata më përcjellin...
3.
A propos! Mes vajit e qeshjes është vdekja. E jeta
shtrihet midis tyre. Kjo gjë është një segment me pikë e fillim. Sa gjatë shkon
jeta, nuk e di askush.
E ardhmja është krejtësisht e panjohur. Ne mendojmë se e
paramendojnë, por kot kjo gjë na kalon
ndër paramendime. Nuk e dimë a jetojmë edhe më tutje apo vdesim në ndonjë
ditë!
Po them se kjo “gjë”,
është më e para dhe shkruhet me shkronjën “gj”,
që nuk është tjetër pos bashktingëllore shqipe. Ky është vizioni i syrit e
vizionet janë janë paramendime, në vend
të syrit të tretë, që nuk duket!
I pari ynë e ka pasur syrin e tretë në kafkë dhe ka qenë gjysëm-zot! Ai quhet POLIFEM dhe
është i martuar me GALLATËN, i gjetur në shpellën e Spilles, te Vlora, në
Shqipëri. Askush apo pak kush e merr nëpër shkrime.
Të tjerët, le t’i drejtojnë sytë kah duan ata! E dinë apo
nuk e dinë këtë gjë, unë nuk e di! Të gjithë i kanë me miliarda e miliarda
arësye të sjellin përpara gjuhës sonë, por bashëtingëlloren
“gj” të shqipes nuk e kanë.
Le të përjargen deri në fund të fjalës, nëse duan! Këtë
gjë nuk do ta marrin prej meje! As unë nuk do t’ua jap! Po i shikoj drejt në
sy!
Ata që duan ta vjedhin këtë gjë, janë fundi i fundit!
No comments:
Post a Comment