Fillimisht sqarojmë se origjina apo burimi i fjalës “Rrugë”
apo “Udhë” janë thjeshtë simbol shëmbëlltyrë e rrezeve të Arta “Ra”, prej aty
kemi fillimisht: A’ra; O’ra, Ura, (orbita, orient, urano) pra “ura” mjet për të
kaluar, lëvizur, udhëtuar, e më pas kemi nga: U’r = ull, (ulluk) ulla – udha
(uliksi apo Udhisea).
Pra tek të gjitha gjuhët IE, fjala “rrugë” buron prej së
njëjtës rrënjë e përbashkët: “Ar<>Ra = Reze drite”, rrënjë kjo e cila
motivohet vetëm nëpërmjet gjuhës së lashtë shqipe.
Ku qëndron bukuria apo rregullat e pashkruara gjuhësore në
këtë rast?
Njeriu me lindjen e tij sigurisht lindi bashkë me gjuhën,
bëlbëzimet e para, atë askush nuk e mësoi të fliste apo të shkruante brenda
rregullave gjuhësore, veçse gjatë rrugës miliona vjeçare krijoj gjuhën e vet,
sigurisht mbi bazën “e symbolit”, shembëlltyrës, “vizionit” të një objekti më
të parë, vetive dhe funksioneve përkatëse, “dritës vet”, prej nga aty ku erdhi
jeta, e të gjitha këto në shërbim të nevojës, luftës për mbijetesë, etj.
Pra fjala dhe gjithë fjalori i krejt gjuhëve mbarë njerëzore
i përkasin një pike të vetme, një objekti të vetëm madhështor, aksi, boshti,
pika “x” infinite e kësaj bote.
Pasi kemi thënë: Ullë; Udhë, sigurisht është dashur të themi
edhe “udhëtar”, bukur; nga udhë – udhëtoj, udhëheq, “Udhise”, udhëzim, udhëtar,
etj … po në rastin e fjalës Rrugë a mundemi njësoj të krijojmë fjalë të reja të
tjera? Sigurisht që po, por jo në të njëjtën formë, vetë forma strukturore e
fjalës rrugë nuk të lejon, nuk mundesh të thuash lirshëm gjithë fjalët e
mësipërme me bazë fjalën “udhë’, udhëheqësit nuk kemi mundur ti themi
“rrugëheqës”, e në vend të fjalës udhëzim, udhëzoj nuk kemi përrdorur dot
fjalën rrugëzim, rrugëzoj, etj.
Pra ça ka ndodhur?
Për të plotësuar këtë boshllëk njëriut – të shqipes i është
dashur të gjejë forma të tjera duke vendosur lidhëse ose folje në këtë rast
para emërtimit “Rrugë”, psh: ai që bën rrugë, në të lashtën gege thuhet; rrugë
– bân, ose bân/rrugë, duke ditur se fjala rrugë burron prej fjalës “urrë”
atëhere kemi: Urrë ban = urbani i qytetit, pra kemi një lidhje urrësh; udhësh;
(rrugësh) njëjtë si “urrat e zjarrit”
Ky është edhe kuptimi i fjalës “Kurbân” – pra ai që bën një
“fli” në emër të krijuesit, e për të marrë bekimin e tij i duhet që të bëjë
urrë lidhse; K’ urrë/ban = kurban, (Që urrë ban), pa futur këtu edhe anagramën
e fjalës; “rrug/k’<=>kurrë”.
Pakicat egjiptiane – sot quajtur edhe “Romei – romeli” në
gjuhën e popullit prej gjuhës shqipe quhen edhe “kurbatë” pikërisht quhen
kështu sepse janë fise të cilët që prej lashtësisë janë gjithmonë në lëvizjë,
gati pa atdhe në rrugë e sipër, pranë brigjeve të lumenjëve për të ushtruar
zanatin e tyrë aq të bukur e fisnik me thuprathurrur, kjo ashtu fiks si
emgrantët, sot në migrim quajtur gati njësoj si Kurbat – Kurbet, kurbetli –
njerrëz pa atdhe në rrugë në lëvizje, pa përqëndrim.
Një këngë e bukur kurbate thotë: Romeli e romale, sot këtu e
nesër atje
Në gjuhën shqipe fjalë të këtij tipi janë të shumta me qindra
ndër to po sjellim fjalën, “Kurë” dhe kemi të bëjmë pikërisht me “rrugën” një
peri/udhë kohore të caktuar të cilën duhet ta përshkojmë nën kujdesin e marrjes
së barnave mjekësore apo diçka tjetër, peris etj.
Në fenë ortodokse kemi: “Udha e drejtë = Ortodhoksi”, ashtu
si tek feja islame kemi librin e tyre i cili flet për “Rrugën e tyre =
Kurranin” – e ndërkohë tek Katolikët, do mundemi të gjejmë fjalën Ullë (udhë)
Cipa e sipërme e cila mbështjell trupin e njeriut, e që #lakon” në rrugë e sipër krejt këtë trup quhet “lâkurë ~ lêkurë”, njeriu që
është punësuar diku i rregullt, për një periudhë kohore relativisht të gjatë
pagesa e tij quhet “Rrogë = një rrugë”, njeriu që ri gjatë gjithë kohëve në
rrugë quhet ‘Rrugaç’ … ndjesë por për hir të studimit më duhet ta them se edhe
një femër e tillë quhet po ashtu “Kurvë” ashtu si tek greqishtja kemi: “Dhromë
= rrugë” dhe “Dhromè = Vromë” këtu në këtë rast kemi një kalim të shkronjës nga
“D = V”, njëjtë si tek emërtimi: “Dhampir = Vampir” – (ndërkohë kemi: Ro = Rugë
> Rospi – rrugaç-e), etj.
Trupi fillimisht prej druri e më pas prej guri e të tjera
materiale, i/e ngrënë në formë “U” e cila mundëson #rrugëtimin e ujit në një drejtim të caktuar në gjuhën shqipe quhet “koritë”,
pra kjo është një “Urrë” “kurra” për të mbajtur në kurriz dhe kaluar uji, etj
materiale, sipër saj, ashtu i/e njëjtë siç ndodh edhe tek i njëjti mjet aty ku
“ulet” e zbret uji, e nëpërmjet saj mundëson “uljen udhëtimin” e tij – quhet:
“Ulluk”. (Ulla = Udha).
Fjalët, kurajo, kureshtje, kurizi i malit tek gjallesat dhe
tek njeriu, fjalët kursej, kurs, (kursa = vet/urë, në greq.) kurs këmbimi –
lëvizje valutore, 'kursej, kursim' e shumë shembuj të tjerë do i gjeni tek i
njëjti burim sa më sipër, tek fjala shqipe rrugë > urrë> k’urrë, të cilat
i përkasin perëndisë dhe rrezeve të dritës Ra - Kurrorës; a'urrorës se saj me
të ndritshme.
Aleksandër Hasanas
Korçë më: 18/7/2017 (Jul 18, 2017 Add
bookmark #1)
Thursday, March 24, 2022
Etimologji mbi fjalët: “Kurban; Kurë; Kuran; Kurbet; Kurbat, etj.”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment