Wednesday, February 9, 2022

Vllahët – fise aziatike të sllavizuara

Nga  Harallamb Kota   


Pamvarësisht masave të marra, perandoria Bizantine po kërcënohej prej synimeve pushtuese të teritoreve të saj, nga shteti i parë sllav “Mbretëria Bullgare”. 

Në vitin 851, ushtria bullgare e përforcuar me kontigjente skllave serbe e grupime aziatike turkmeno-mongole të fiseve valahiunite të pashfaquara në botën e asaj kohe, pushtoi teritoret jugore të Arbërit, Ohrin, Shën Naumin e Devollin dhe kapërceu kufirin e Temës së Durrësit duke kërcënuar Pulherian kështjellën e Partenëve.

Qyteti mitologjik i përmendur nga Homeri, i pasur e i kulturuar, mbrohej nga garnizoni bizantin i përbërë nga ushtarët iliro-arbër dhe administrohej nga një fisnik me titullin Arhond.

Zhvillimet “kulturore kishtare” në qytetin kala Partha, u kulmuan me përfundimin e dorëshkrimit “Kodiku i Artë”, i cili përmban pjesë nga ungjijt të shkruara në pergamene me shkronja të vogla të arta.

Sundimi bullgar u shoqërua me ndryshimin e toponimeve arbnore me toponime sllave. Si pasojë e platformës sllave, krahina Gur u quajt Gor, fshati Fushëz u quajt Voscop, fshati Mesmali u quajt Krushovë, fshati Goric u quajt Pogradec, ndërsa shumë fshatrave të tjera rreth liqeneve Lynkeste iu ndryshuan toponimet arbnore dhe u quajtën me toponime sllave, Starov, Pocest, Zvezd, Hrushov, Shipckë, Popçist, Vërdovë, Bulgarec, Nica, Gollobord, Novosel, Podgoria,etj.

Ndaj banorëve ‘arbër-shqiptar’ u ushtrua një dhunë barbare, duke i detyruar të deklarohen bullgar apo vlah. Për t’i shpëtuar vdekjes e për të ruajtur etnin shqiptare e besimin kristian, vendasit parak pellazgo-ilir-arbër-shqiptar u detyruan të largohen e të strehoen në vëndet e mbrojtura në luginat e maleve. Ata që mbetën, pranuan konvertimin etnik nga arbër-shqiptar në slav-bullgar e slav-vlah.

Edhe toponimet arbnore të fshatrave në krahinën e Beratit e të Skraparit pësuan ndryshime të mëdha. Katundi Ujza u quajt Çorovoda, fshati Fusha u quajt Vokopola, etj.

Ndryshime pësuan edhe disa emëra e mbiemëra të banorëve arbër-shqiptar, nga etnikomi arbër në etnikomin sllav-bullgar e sllav-vlah. Si pasojë e pushtimit bullgar, ajo pjes e popullsisë arbnore që u punësua në administratën bullgare, u detyrua të mësojë gjuhën zyrtare sllave të pushtuesit duke u kthyer në popullsi dygjuhëfolse atë shqipe në familje dhe sllave-bullgare e vlahe në administratë, në kultet fetare e mjediset tregtare.

Vetëm në bërthamën qëndrore të trojeve ‘arbër-shqiptare’ ku sundonin fisnikët Skuraj e Topiaj u realizua një bashkim i tillë, një përzierje e dy riteve fetare dhe funksionimi paralelisht i kishave dhe i manastireve katolike e ortodokse, ku brenda të njëjtit tempull praktikohej njëkohësisht riti katolik dhe riti ortodoks.

Në pranverën e vitit 1280, me thyerjen e anzhuinëve të Napolit në Berat dhe rivendosjen e autoritetit perandorak në trojet jugore arbër-shqiptare, nën zotërimin e Muzakajve u përfshinë edhe krahinat e Gorës e të Oparit me kryeqendër qytetin Bjeshka e banuar nga popullsia arbër-shqiptare dhe e quajtur Voskopoj në vitin 1330 nga Obori Bizantin i uzurpuar nga sllavët bullgar, serb, rus e vlah.

Voskopja e shtriu influencën administrative deri në kufijtë e Skraparit, Gramshit, Ohrit e Mokrës. Si qendër Peshkopale, ishte nën vartësinë e Kryepeshkopatës së Ohrit.

Situata e krijuar, e dobësoi pushtetin bizantin dhe u shfrytëzua nga anzhuinët për ripushtimin e disa krahinave shqiptare. Më 30 janar 1327, Filipi i anzhuinëve i mbiquajtur “Despot i Romanisë” e barazvlefshme me “Despot i Beratit”, filloi pregatitjet për zbarkimin në bregdetin shqiptar, që u finalizua me pushtimin e Vlorës dhe Beratit një vit më pas. Pushtimi i qytetit Kala, Partha pellazgo–ilire apo Berati arbër-shqiptar, i detyroi mbrojtësit vendor të largohen për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Fise të shumta arbnore beratase, të kotëve, shkapave, voveve, bojaxhive, bishkave, beqarve, kolave, dollve, lalasit, shollave, babeve, keleshëve, memeckëve, kollozve, gallanve, kajanve,etj., u vendosën në malsitë e Tomorit, Gramozit, Gurrës, Mokrës e Tparit ku themeluan vendbanime të shumta, midis tyre katundin Bithkuq e Bjeshkë.

Konti Raymond de Termis, komandanti anzhuin u emërua qeveritar i këtyre krahinave dhe e vendosi selinë në kështjellën e Beratit.

Pushtimi anzhuin si dhe depërtimi turk në Marmara, në Detin e Zi dhe Gjilbartar, e detyroi Bizantin të kurorëzoi në vitin 1330 me titullin “Despot i Beratit” Andrea Muzakën. Muzaka i mbështetur nga kryengritësit arbër, përzuri anzhuinët nga teritoret e pushtuara dhe hyri triumfalisht në kështjellën qytet të Beratit.

Pas kësaj date, Despotati i Beratit u qeveris nga Andrea Muzaka dhe u mbrojt nga kryengritësit arbër-shqiptar. Pushteti i Muzakajve, favorizoi kthimin e familjeve arbnore beratase, në shtëpitë e tyre. Disa familje të fisit të kotëve u kthyen në qytetin kala të Beratit dhe të tjerë qëndruan në Bithkuq e Bjeshka.

Pas djegjes së fshatit Fushëz, i quajtur Voskop nga fiset barbare pagane sllave bullgare, serbe e vllahe gjatë dyndjeve të tyre në shekujt VII-XIII, banorët vendaz arbër-shqiptar u strehuan në fshatin Bjeshka. Bjeshka u kthye shumë shpejt në një stacion qëndrimi për karvanet e tregëtarëve, që vinin nga Kostandinopoja e Selaniku dhe nëpërmjet shtigjeve malore zbrisnin në Berat e shkonin në portin e Vlorës.

Si rjedhim u popullua dhe u mbush me shtëpi, dyqane, hane e kisha, duke u shnduar në një qytet tepër i zhvilluar me Shtypshkronjë dhe Akademi. Për t’ja zhdukur origjinën shqiptare, obori Bizantin i dominuar nga sllavët bullgar, serb, vllahë e rus, qytetin arbnor Bjeshka e quajti Voskopojë.

Në vitin 1396 osmanët pushtuan Bullgarinë, duke e kthyer në provincë osmane. Pa kaluar 12 muaj, ushtria osmane pushtoi dy provincat sllave, Walacinë (Vllahinë) e Moldavinë, duke i çuar kufijt perandorak në kufit e Hungarisë.

Në krye të motit 1450, Teodor Korona duke mos patur asnjë trashëgimtar, ia fali Kalan e Beratit Skënderbeut. Me testament dhe me të vdekur e sipër, e ftoi të dërgonte një ushtri që t’ja dorëzonre fortesën. Skënderbeu dërgoi Pal Maneshin me 800 ushtarë për këtë mision. Po pashai i Gjirokastrës, me të dëgjuar këtë lajm, mblodhi një ushtri të madhe. Natën kur garnizoni me ushtarë venetian, raguzian e napoletan me ndenjësit vendali po flinin të qetë, turqit duke paguar rojat hynë me tradhti në qytet dhe e zaptuan kështjellën pothua pa derdhur gjak fare. Pal Maneshi u zu rob dhe u lëshua nga pashai turk, pasi u shpërblye nga Skënderbeu me 500 dukata. 

Teodor Koronën e ngritën turqit nga shtrati i vdekjes dhe e vranë në tregun e qytetit. Më pas, ushtarët turq u derdhën si shtazë mbi banorët duke i vrarë, e djekur shtëpit e tyre. Në kushtet e atij tmerri familjet kalarite u larguan duke lënë prapa shtëpi e katandi. Familjet e fisit të kotëve u strehuan në Voskopojë e në Vithkuq, në shtëpitë e të afërmëve të tyre të larguar një shekull më parë.

Ushtria osmane dogji fshatrat arbnore dhe masakroi popullsinë shqiptare. Për t’i shpëtuar ndëshkimit nga mosbindja për tu konvertuar në musliman dhe për të ruajtur besimin e krishter, familjet arbnore u shpërngulën dhe u fshehën në zonat e thella malore. Një fis i madh dardharësh u largua nga fshati i tyre i ndodhur pranë malit Tomor dhe u vendos në malcin e Gramozit ku themeluan fshatin Dardhë.

Në gjysmën e dytë të shek. XV, situata demografike ishte më e detajuar se sa ajo kishtare serbe dhe popullsia ‘arbër-shqiptare’ ishte rregjistruar sipas përkatësisë etnike dhe jo fetare.

Rregjistrat kadastral otoman, tregojnë fillimin e islamizimit të shqiptarëve në Sanxhakun e Kystendilit bullgar e në Kratovën maqedone ku shqiptarët ishin shumicë përball sllavëve bullgar, serb e vlleh.

Në vitin 1463 ushtria islamike pushtoi Bosnjën e Vllahinë, që u kthyen në krahina vasale të Sulltanit.


 

Studiues i Historisë


`````````````````````````````````````````````````````````````````````````````

 

No comments:

Post a Comment