Jeta është e ëmbël thotë autori, edhe atëhere kurë është e vështirë, me plot peripeti e sakrifica, por tek e fundit është “murosja e shpresës” në shpirtin hyjonor tek njeriu dhe frikën harroje, ajo nuk ekziston në rast se ke desshirë të luftosh ... e të lesh pas ndriçimin; suksesin e betejave të tua ...
Midis 6 veprave të
tij unë (Aleksander Hasanas) sot përzgjodha të le përshtypjet e mia mbi librin
“Frikën e pata vrarë me kohë” - E ky libër fillon me kapitullin e saj të parë:
“Jetët
në bjeshkët e namuna”
E pikërisht autori e
fillon librin e tij me fjalët: “Bjeshkë
me Nam, kot nuk ju kanë thânë”
Më pelqeu fort, është
pikërisht kjo fjalë e pastër shqipe “Nam” me nam, burim i emërtimit të fjales
shqipe: Bjeshkët e Namura = të emërtuara, të njohura të namatisura; fjalë kjo e cila tregon përkatësi
se këto Bjeshkë të bekuara i takojnë atij që i banon ato, malësorit Gegian,
trashëgim i etërve të tyre ... Shqiptaro/Dardan.
Në librin e tij “Frikën
e pata vrarë me kohë” autori sjell dhe etimologjine e disa fjalë emërtimve të
zonës përreth (Rugovës). Si Bjeshkët e “Namuna” që përmendëm me lart me
kuptimin “me emër; të namës; me nam”
Mandej trajton emrin Rugova emërtim ky të cilin më shumë të
drejtë e karahason me fjalët shqipe: Rrugë +o’va; vahe, vau; lugina të lugta; të ulta, madje aty ku mundesohej
edhe kalimi me i lehtë i këmbësorëve dhe karvaneve drejt atyre zonave,
fshatrave përreth dhe madje e vetmja Rrugë që lidh Pejën me Shkodrën.
Neqinati
- Këtë
emërtim autori e lidh me lëvizjen e bagtive që bëhej atje vetëm për tre muajet
e verës pasi atje bën shumë dimër, dhe u quajt vendi i 100 netëve; {Në-qin-natë}
Neqinatë.
BISTRICA
-
Autori shkruan me të drejtë se ky ‘emërtim lumi’ i dedikohet gjuhës shqipe si
një gjuhë e lashtë IE si rrjedhe e fjalës së saj; Bisk = i/e mprehtë (bisturi)
i ftohtë, brisk, i pastër, i cemët, i
shpejtë bistër plot “dredha”; Bistrica.
VARDARI
-
Sërish kemi të bëjmë me një emertim lumi ku autori Osman Shala si plot studiues
të tjerë, duke llogaritur se gjuha sllave dhe ajo greke shkronjën e lashtë
pellazgo-shqipe ‘β’ e lexon baraz ‘ν’, pas kësaj kemi shumë të qartë
origjinën dhe kuptimin e këtij lumi prej shqipes BARDHARI - Ujbardhë i pastër Bardhar.
Autori Osman Shala
banon në Drelaj të Rugovës dhe flet aty edhe per fisin dhe vendbanimin e tij
Drelaj - Emërtim ky i lidhur me fjalën shqipe DRE me kuptimin e malësorit trim shumë i shpejtë e i shkathët, ndaj themi: Ishte si dre.
Pa përjashtuar këtu mundësinë e emërtimit të këtij vendbanimi me luginat
gjithë DRELA (dredha) të atyre vendeve të bekuara mes bjeshkëve të larta: Rrugë/oviane
...
Autori lindur më 28
qershor1944 flet për fëmijërinë plot vështirësi në skamje të pakufij, për babën
dhe nënën e tij Zoje një
emertim ky fisnikëror tipik shqiptar prej fjalës shqipe në gjininë mashkullore
Zot = Zot (perëndi) e në femërore Zoja baraz: Perëndeshë; Zonjë.
Osman Shala tregon mandej për vështirësitë e mëdha të shkollimit sidomos asaj filloreje ... por fat i tij në vitin 1964 arrin të hyjë në shkollën e mesme “11Maji” (tani Bedri Pojani) në
Pejë me drejtim pedagogjik. Aty pata vështirësi tregon
autori me gjuhën serbe pasi në atë kohë “asnji fjalë serbe nuk e kam ditë” shkruan ai
...
Në këte libër autrori tregon edhe për vitin 1968 ashtu si shumë shkolla
të mesme të Kosovës edhe në Pejë e mbështetjen edhe të profesorave dolën në
Demostrate për Flamurin, Universitetet Kushtetutën etj.
Pas diplomimit si mësues Osman Shala punoi per 12 vite si mesues i gjuhës shqipe në fashatin e tij Drelaj, duke mbarauar njekohësisht edhe shkollimin e lartë me korespodencë, Pedagogjiken “Bajram Curri” në Gjakovë, duke mbrojtur mandej edhe dygjuhësinë ‘serbo-kroatisht -shqip’
Dashuria për prindrit tregohet qartë nga autori në këtë libër ai përshkruan
vuajtjet dhe sakrificat e tyre prindërore, gjate gjithë jetës se tyre prej përndjekjeve
të shkaut dhe sitemit të atëhershëm serbo-komunist... ai tregon aty për nënen e
tij heroke dhe 8 femijët e rritur prej saj mes dashurisë amtare, ashtu siç dinë
të rrisin nënat shqiptare ... ai flet për babën e tijj besimtar, fisnik, puntor
dhe i drejtë!
Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e tronditën sistemin jugosllav
mandej bashkëpuntorët e shkaut u shqetësuan për këtë organizim të shqiptareve
autoktonë në Kosovë, pasardhes të etërve të tyre DARDAN.
Kësisoj filluan të marrin masa
dhe të organizojne edhe përndjekje ndaj
personave të dyshimtë për ta, e një ndër ta në Malësine e Madhe ishte edhe
Osman Shala i planifikuar të akuzohej prej shkaut serb si antar i grupit armiqësor
“Malësia e Madhe” me 20 antarë, por nuk ja arritën qëllimit
ta burgosnin, e gjitha kjo organizuar prej antishqiptarit Asllan Sllamniku -
ish shef i sigurimit shteteror serb
Osman Shala shkruan në këtë libër edhe per Burrin Shqiptar te nderuar
Azem Gash si Komandat Policie ua nderpreu
raportimet spinave; ‘udbash’ të deri atëhershëm kunder shqiptareve.
Si ish antar i Shtabit Qëndror për elektrifikimin e fshatrave te Rugovës
Osman Shala dha kontributin e tij në përkrahje të prof. Mehdi Gjakova, Ilaz Kurteshit, Fadil
Hoxha etj., arritën që më 1 qershor 1984 te prisnin shiritin e këtij ‘aguri’ burim gëzimi, fillimin e
punimeve në rugën e dritës për 13
fshatrave rugoviane.
Fadil Hoxha Nacionalist Shqiptar i flaktë dhe nën udhëheqjen e tij pas
demonstratave të vitit 1068 u legalizua Flamuri Kombetar, u themelua
Universiteti i Prishtines, Instituti Albanologjik, Instituti i Historise,
Radiotelevizioni i Prishtines, Kosova Filmi, Teatri Krahinor, botohen gazeta e revista si: Rilindja, Zëri i
Rinisë, Jeta e Re, Fjala, Shkendija, Kosovarja, Pioneri, Thumbi, etj.
Por ndër arritjet më të mëdha për shqiptaret e Kosvës ishte Kushtetuta e
Kosoves e vitit 1974 me të cilën Kosova bëhet element konstituiv brenda ish - Federatës Jugosllave e cila ishte baza
e shtetësise e cila sot u bë realitet.
E ndër të tjera autori Osman Shala thekson faljen e gjaqeve organizuar nga Anton Çeta ne
Kosove ky një veprim si element i
domosdoshem ne emer të ‘Besa - Bese’ në lufte të hapur kundër rregjimit të egër
totalitar e masakrues serboviçian, duke i paraprirë kështu krijimit të UÇK
-së si nje ushtri dinjitoze në mbrojtje; çlirimin e trojeve të saj
autoktone!
“E frikën e pata vrarë me kohë” shkruan autori, rrembeva armën bashkë me
djemtë luftëtarë rugovas në mbrojtje të saj - Duke u shperblyer sot edhe me
Çertefikatën e veteranit, si shenjë lufte me krenari dhe nder (por jo si mjet përfitimi)
- Sepse në luftë qëndruam të mbrojme pragun e shtëpisë, familjes së madhe
Atdheut!
Sot autori Osman Shala me punë e sakrificë të madhe vetanake, ariti të
rindërtojë shtëpinë e tij të djegur nga çetnikët forcat serbo-malazeze (1998
-1999) - Ai sot gëzon fermën e tij blektorale me biznesin e tij familjar: SHTËPIA
MIKËPRITËSE “SHQIPONJA” në Drelaj - Rugovë.
Tashmë në saj të një bashkëpunimi me z. Richard Hergreaves si drejtues i
donacionit “Majat e Ballkanit” - sot Rugovën e vizitojnë qindra turistë nga
mbarë bota “Shtegun e Gjelbërt” - jeni të mirëpritur aty, prej Osman Shala tek;
Shtëpia Mikëpritëse Shqiponja” - aty mes bjeshkëve ku Oxhaku gjendet përhere i
ndezur - zjarr atdhetarie, trashgimi shqiptarie!
Veprat e autorit Osman Shala janë:
1. Ditar lufte “O sot o kurrë” (2014).
2. Gjenealogji
e Drelajve dhe dreljanëve -
“Rugova e Moçme” (2017).
3. “Zemra të thyera përjetime dhe kujtime” (2018).
4. “Dashuri me krahë mjellme” -roman (2020).
5. “Më murosi shpres” -poezi (2020).
6. “Frikën e pata vrarë me kohë” - Monografi (2021)
.
Artikullshkrues: Aleksandër Hasanas
Korçë 20/2/2022.
No comments:
Post a Comment