Aleksander Hasanas
Mozaiku i lashtë me mbishkrimin e një thënie parimore të dijetarit Sokrat.
Kemi dëgjuar e lexuar
shpeshherë për mbishkrimin e famshëm: “ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ; GNOTHE SAWTON" të
shkruar sipër hyrjes qendrore të Orakullit në Delphi. Kjo është një mënyrë e
veçantë që Apolloni kishte zgjedhur të nxiste, nëse jo për të detyruar, njeriun
që do të kalonte nëpër portën e tempullit të tij, e të merrej me veten e tij,
ta kthente mendimin dhe të zbulonte fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë,
të ndërgjegjësohesh se kush je në të vërtetë dhe jo kush mendon ose dëshiron të
besojnë për ty..
Parimet e mbishkruara
mbi një shkëmb masiv, në orakullin e Delfit, janë një grup prej 147 aforizmash
të mbishkruara. Fillimisht,
besohej se ato ishin dhënë nga perëndia Greke Apolloni, Oracle
në Delphi, Pythia dhe për këtë arsye i atribuohen
Apollonit. Studiuesi i shekullit 5 -të, Stobaeus më
vonë i atribuoi ato Shtatë Dijetarëve të Greqisë.
Studiuesit
bashkëkohorë pohojnë se autorësia e tyre origjinale është e pasigurt dhe se 'ka
shumë të ngjarë që ato ishin fjalë të urta popullore, të cilat më vonë priren
t'i atribuohen shërbesave të veçanta'.
Ndoshta më i famshmi nga këto maksime është 'Njih vetveten', i cili
ishte gdhendur në tempullin e Apollonit në Delphi. Rendi dhe formulimi specifik
i secilit ‘parim’ ndryshon në mes versioneve (dhe përkthimeve) të ndryshme të
tekstit.
Ky ‘aforizëm’: "γνῶθι σεαυτόν = Njih vetveten"
- është i njohur si i shkruar në gjuhën e quajtur ‘greke = greke’ (lat. nosce
te ipsum) - Themi kështu sepse gjuha greke (ajo e lashta), fondi i saj gjuhësor
i takon një popullsie shumë here edhe më të gjerë, fiseve, e dialekteve të
shumta të popujve banorë të tej brigjeve mesdhetare dhe atyre lindore Azi e
vogël, e kryesisht dialekteve të njohura si ajo: Eoliane, Doriane, Joniane,
Attikase, peleponeze, thrako - maqedonase-iliriane, prej nga ku doli, u poll gjuha ‘latino - teknike greke’.
Fillimisht për të
parë se ky mozaik i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, se fjalët aty i takojnë
gjuhës se lashtë shqipe i drejtohemi etimologjisë së fjalës së saj: ‘Njoh’, (fitoj dije) njohje, njoha -
njofa, njova ‘to know’ - e cila sipas V. Orel, G. Meyer, Camarda, Frisk,
Pedersesn e të tjerë (shih në foto shkrim) - kjo fjalë shqipe buron nga PAlb *gnᾱska
e lidhur ngushtë edhe më rrënjën e ndërtuar IE *gena- ~ *gno = njo-h’ - fjalë
kjo e afërt edhe me atë greke *γιγνώσκω; gignósko = di.
Pra vihet re qartë se
edhe fjala greke ‘gignósko’ - larg asaj të shkruarës në mozaikun e Delfit
gjendet gati identike si fjalë shqipe, ku më e dallueshme aty tek kjo fjalë
gignósko është sufiksi ‘sko
= ska’ e njëjtë si tek PAlb *gnᾱska
= njoh ~ fitoj dije; gno = njo(h), dhe këtu duhet theksusr se ky sufiks “sk'<>ks'”
vjen si dertivat i shkronjës së lashtë ‘x
= ks / sk’ e cila sjell njëkohësisht dhe barazvlerën ‘x = h’, - ndaj kemi
si rezultat: *gnᾱska
= Gnoh = Njoh në të sotmen
shqipe, kjo veti e njohur edhe tek fjalët e lashta shqipe nga PAlb ku aty kemi:
*skija
= hije’ njëjte ashtu si *ksanja
= Huaj, i huaj, apo *skuna =
hun -i, hu, (huri prej druri) e plotë shembuj të tjerë të gjuhës shqipe ku: ‘x = sk/ks = h’ të cilat i gjeni tek shkronja ‘H’ e gjuhës
shqipe në fjalorin e saj etimologjik.
Studiuesi i madh R.
Beks dhe po ashtu edhe Hjalmar Frisk sjellin etimologjinë e tyre mbi këtë fjalë të
lashtë të gjendur edhe në Iliadë, duke theksuar se fjala greke ‘γιγνώσκω,
gignṓskō’,
është veçse një riprodhim i fjalës lat. ‘nōscō’
dhe pa hareuar se në gjuhën shqipe kemi identike: (G)ńoh =
njoh, njoha, njova, bëhem i qartë, fitoj dije.
Lexojmë tashmë nga
origjinali:
“γιγνώσκω, {gignṓskō -s Format: dialekti jon, κ. γῑνώσκω
(krh. γί̄νομαιτίας
γίγνομαι), epidaur. di, aor njoh, perfekt. ἔ njohκα, fut. E di, në mënyrë analoge. -σ- γνώσσθη̃ναι, ἔγνωσμαι,
më vonë σ- Aor. të njihet (Njeriu.)
Gramatika: v.
Kuptimi: 'njoh, njohu' (që nga Il.).
Etimologjia: ‘Γιγνώσκω i tanishëm është
përveçse një riprodhimin (epidaur. Γνώσκω) nga lat. (G) nōscō’,
apers. xšnāsa -
në xšnāsāhiy' ju duhet të vini re' (konj.)
etj., me siguri edhe me alb. ńoh identike; me formimin paralel i vonë á -jñāsam ); njohës, lat. Nōtus... Faqe 1,308-309
Pra siç vihet re
pranohet se kjo fjalë greke ka origjinën e saj prej shqipes ‘ńoh; (njoh)’, e
njohur edhe si latine e vonë - ‘Nōtu’, - por gjithësesi duhet theksuar se mbishkrimi aty nuk njihet si latin
(romak) por grek në Delfi tempulli i
njohur i rrezeve diellore Apollon, bir
i dritës; Diellit/Zeus. (Ab-yl-on)
Por jo vetëm kaq, në mozaikun e lashtë në Delfi, kemi të shkruar edhe
fjalën e dytë aty: *σεαυτόν = veten’, vetja; ‘vet/veten’ - fjalë kjo, në gjuhën greke gjendet me
etimologji të panjohur, të pasigurt, i trajtuar ku përemër vetor edhe nga
Hjalmar Frisk: Griechisches Etymologisches Wörterbuch. E shohim atë:
αὐτός {autós}
Format:
(ὁ) αὐτός 'i njëjti,
i njëjti
Kuptimi: 'vetë' (që nga Il.), gjithashtu përdoret si përemër
anaforik i personit të tretë në gjuhën greke (ky; kjo). Prejardhur: Derivatet:
‘αὐτίτης, αὐτότης’
f. 'Identiteti' (SE: ταὐτότης), me
kuptim të paqartë kompozita ‘α’ tek ky përemër vetor ‘αὐτός’.
Etimologjia: Meqenëse nocioni gramatikor i
"të njëjtës" i njëjti, është zhvilluar nga një përdorim specifik i
hershëm, kjo etimologji mbetet e
panjohur, tek të gjitha përpjekjet etimologjike ato kanë një vlerë
shumë të kufizuar.
Shih:
Schwyzer 613f. Froehde BB 20, 193ff. Mezger
Word 2, 229. 1.191-192
Faqja 1,191-192
Pra siç edhe e lexuam, kjo fjalë e lashtë αὐτός {autós} ngelet
e paqartë, për të gjitha gjuhët e
provuara nga autorët e mësipërm, të cilët ashtu siç ndodh rëndomë
"harojnë" krahasimin me gjuhën shqipe, një gjuhë kjo nga më të
lashtat me vlerën e një gjuhe ‘nismëtare’, ‘amë’ e gjuhëve IE.
Në fjalorin krahasues
midis gjuhëve indo-europiane (Comparative indo-european languages)
nga Isidore Dyen, Joseph Kruskal dhe Paul Black, gjejmë në fjalorin Phrygian pikërisht fjalën: ‘ve, oe = vetja (self)’ -
‘unë vetë’, ‘i njëjti’, e sigurisht kjo
fjalë e lashtë frigje njërokshe, ‘ve’
gjendet ende në fjalorin e gjuhës shqipe
‘Ve' prej së cilës kemi, ‘i/e ve’ {e ve; vejushë; i/e vetme (single)}
dhe sigurisht po aty kemi fjalët, ‘unë
vet, vetja ime’, por edhe fjalën ‘vet'
e cila tregon një veprim të kryer pa dëshirën tonë, (ra u thye vet, u shkreh vet) vetpërdorim, vetedukim, si edhe në
raste kur tregon mjete (motorike) të cilat ndërveprojnë vetë, ecin, lëvizin
vet, rrotullohen, mbështillen vet, etj. Si p.sh. në gjuhën shqipe kemi mjetin:
'vetecës = veturë'} ‘vet/udhë; veturë’.
Për këtë po sjellim
etimologjinë e fjalës shqipe ‘vet, vetja
ime’ kjo fjalë edhe në fjalorin e
gjuhëve të vjetra ballkanike, me autorë: Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof
Tomasz Witczak. Albanian Vocabulary in
the Palaeo-Balkanic and Indo-European View
(C)
*autos' the same': AIb. uetë 'id.'||
NPhr. ΑΥΤΟΣ, OPhr. Autaj (dat. sg. fem.) || Gk. αυτος, {Cret. Αϝτος
|| Mess. Atauetes 'in the same
year', cf. Gk. aὐτοετές
adv. 'id’.
Dhe mjafton që kësaj
fjale të pastër shqipe, shpjeguar saktësisht edhe nga autorët Ignacy Ryszard
Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak: Ti vendosim para saj foljen shqipe natyrale
të dialektit Geg 'A = ȃshtë, ôshtë, është’ do shohim aty fjalën:
A'vet, fjalë kjo e cila në
gjuhët e krijuara religjionare teknike, si ajo greke edhe tek gjuha perandorake
‘latino-romake’ do të lexohej njëjtë si ende sot nga; ‘a'vet = *auto’ sepse (v = u) dhe kështu e njëjta ndodh edhe tek
gjuha greke: ‘a'vet = afto’ (sepse
në gjuhën greke është e njohur shkencërisht kalimi, derivati i shkronjës
së lashtë pellazge: β = v;υ /ϝ/f
(eaftó = a vet; vetja ime).
Pra, edhe fjala e
dytë e këtij mozaiku të lashtë me mbishkrimin: ‘ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ’ flet shqip, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse në këtë
shprehje të shkruar aty, shihet qartë edhe shkronja ‘C = S’ - bashkëtingëllore kjo e panjohur
për gjuhën greke, sot e ndër mote, gjë e cila sërish e përjashton mundësinë e
shkrimit grek, sepse dihet e njihet botërisht se në gjuhën "greke"
shkronja ‘Σ = S’ (dhe jo ‘c = s’) pra kjo shkronjë greke ‘Σ’ e lashtë fenikase
mungon tek ky mbishkrim tek kjo fjalë: "CΑΥΤΟΝ"
Ndërkohë fjala *njoh’
është e shqipes, përveç sa pamë më sipër, kjo fjalë shqipe ‘ńoh; njoh’ - gjen
zhvillim semantik të pandërprerë, në vijim, e pandryshuar nga rrënja, IE
*Ineh3- apo tema e kësaj fjale ‘*gʸnō; njo-h’. Pra,
tek gjuha shqipe kemi: NJOH, Njohje, Njohës, Njohur, Njohuri; di, dije, dijeni,
Njohshëm, e bëj të Njohur; Njoftoj, Njoftim, Njoftohem, etj.
Si rezultat: Mozaiku i famshëm i
Delfit i shkruar në gjuhën ‘koine greke’, flet shqip ...
Referencat dhe
shënimet:
Standardi
Shqiptar: Mançe et al. 2005: 261; Koçi & Skendi 1950: 85; Mann 1948: 74;
Mann 1957: 209. [Orel 1998: 64], shpjegoi
nga proto-shqiptare *dīja - njohje’, Indo-evropiane 'për të vëzhguar', një
etimologji pothuajse universale e pranuar. Sinonim i dytë: ɲɔh [Mançi et al., 2005: 261], [Koçi
& Skendi 1950: 242]), zakonisht përdoret në kuptimin 'të njohësh (smbd.),
të njihet me', fiton dije, etj. e rindërtuar në
indo-evropiane *gʸenə- ~ *gʸnō-
= njoh.
https://thevore.com/phrygian/
www.
Palaeolexicon.com /langues/index
No comments:
Post a Comment