Studenti i Fakultetit
Histori-Filologji, dega e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
Pojani në rrugën e
Diturisë ekspozitë nga studenti Klajdi Lulollari
20-vjeçari mundi të
rikthejë traditën e trashëgimisë kulturore
Nga Vepror Hasani
Diku në tablonë e përgjithshme u
vendos një foto e hershme që sillte nostalgji, diku një foto e harruar prej vitesh,
sepse për kohën që lamë pas kishte qenë e padëshiruar, diku diçka që sillte
mall dhe kujtime, diku një surprizë tjetër nga momentet historike të dijes në
Pojan. Studenti i Trashëgimisë Kulturore po ndërtonte me të gjitha detajet një
jetë që prej dekadash ishte e humbur, dëshironte t’i bënte bashkë të gjithë
kotributorët e dijes, të djeshmit dhe të sotmit. U ishin dërguar ftesa edhe
drejtuesve të qarkut Korçë, po a do të vinin të gjithë, a do të kishte pjesëmarrës?
Ky ishte shqetësimi i vetëm i Klajdi Lulollarit.
Fokusi i ekspozitës
“Po, në fokusin e këtij aktiviteti, - na tha Lulollari, - do të gjeni rrugën e përshkuar nga Pojani, rrugën e dijes, vazhdimin e traditave të shkëlqyera, përkushtimin ndaj diturisë pa të cilën nuk mund të ketë përparim dhe prosperitet. Fillimisht parashikuam vendosjen e një stende, por befas interesi u rrit, shumëkush solli foto të njerëzve që jetën ia kishin përkushtuar arsimit. Përkushtimi ndaj tyre ishte shenjë nderimi dhe respekti. Nga një stendë që u paramendua, u bënë gjashtë. Përveç fotove, ekspozita u pasurua edhe me kujtime e dëshmi të mësuesve dhe nxënësve, me veprimtaritë e dikurshme artistike dhe kulturore, folklorike dhe sportive etj.
U sollën fakte dhe
dokumente të cilat ndërtuan historikun e plotë të shkollës Pojan. Gjithkush
mbeti i mrekulluar. Historiku i shkollës së Pojanit është i veçantë, ajo u çel
në vitin 1890 nga atdhetari i njohur Orhan bej Pojani, kryetari i shoqërisë
“Dituria” e cila bëri të mundur e çeljen e mësonjëtores së parë shqipe. Edhe
zanafilla e shkollës së Pojanit nis nga kjo kohë; mbart periudhën e Rilindjes
Kombëtare (1878-1912), shpalljes se Pavarësisë (1912), Luftën e Parë Botërorë
(1914-1918), Krahinën autonome të Korçës (1916-1920), shpalljen e Republikës
(1925-1928), të Mbretërisë Shqiptare (1928-1939), Luftën e dyte botërore
(1939-1944), dhe periudhën më të fundit nga vitet (1945-1990) e deri sot”.
Pjesëmarrja ishte
vlerësim
“Në këtë aktivitet, - na shpjegon Kjajdi Lulollari, - nderuan me pjesëmarrjen e tyre mësues veteranë, që i shërbyen kësaj shkolle për vite me radhë duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar; përfaqësues të pushteti vendor të qytetit të Korçës, Maliqit dhe Bilishtit, (kryetari i bashkisë Maliq, z. Gëzim Topçiu, zv/kryetari i bashkisë Maliq z. Eridjon Rustemi, drejtoresha e Zyrës Arsimore Maliq znj. Genta Drabo, administratori i njësisë administrative Pojan, z. Kreshnik Azo. Pranë nesh u gjendën edhe poetë dhe shkrimtarë si: Gurali Spahillari, Ylber Merdani, Skënder Demolli, Istref Haxhillari, Bujar Balliu, Shyqyri Fejzo, Ibrahim Memelli dhe gazetarët të disa medieve. Nuk munguan as aktorët dhe këngëtarët. Atmosferë tjetër edhe më të gëzueshme i dhanë Avni Memeçko (qytetar nderi i komunës Pojan), Petrika (Mjeshtër i Madh) e Klaudeta Riza, Endri Fifo dhe Maksi Kulla të cilët përmes fjalës së tyre përshëndetën këtë aktivitet mbreslënës.
Në këtë
aktivitet nuk mungoi as drejtori i parë i shkollës së mesme me hapjen e saj në
vitin 1968, Kiço Jorgji preu shiritin e ekspozitës megjithëse me një moshë mbi
90 –vjeçare, dhe shumë mësues të tjerë veteranë e të rinj, gjithashtu u mbajt
edhe një minutë heshtje për msuesit që kanë ndërruar jetë: regjisorin Dhimitër
Orgocka, ish-nxënësin e shkollës; dëshmorin e atdheut, Mehmet Ropi; ish-nxënësin
Klajdi Leka, aksidentuar fatalisht në Athinë, Greqi”.
Këngët e shndërruan
aktivitetin në festë
Këngët e kënduara nga këngëtarët dhe ish-mësuesit e muzikës së kësaj shkolle Fatime Shkëmbi dhe Thanas (Nasi) Kondili, veçanërisht me këngën "Dua më shumë Shqipërinë", i dhanë freski aktivitetit. Nga ish-mësuesit përshendeti takimin mbresëlënës të brezave Vladimir Caci. Nga ish-nxënësit përshëndeti Vasfi Sherifi, maturant i brezit të parë të shkollës bujqësore me shkeputje nga puna (diten) 1970-1974. U lexua edhe përshëndetja e gazetarit Fuat Memelli i cili gjendet në Boston. Shoqata atdhetare kulturore "Pojani" vlerësoi të gjithë mësuesit me certifikatë mirënjohje "Për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave ndër vite". Të gjitha materialet e ekspozuara në stenda do të botohen në një vëllim të veçantë, ku përveç historikut të shkollës Pojan do të pasurohet edhe me historikët e shkollave të fshatrave përreth dhe me jetëshkrimet e mësuesve të këtyre shkollave.
Kush është Klajdi
Lulollari?
Shumëkush mund të pyesë:
Kush është Klajdi Lulollari? Përgigjja është e shkurtër: Klajdi është një djalë
i ri, nuk i ka mbushur të njëzetat, student në Fakultetin e Histori-Filologjisë,
dega e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Tiranës.
Ndihet krenar me veten, familjen dhe vendlindjen e tij; për të ardhmen ka shumë
ëndrra, dëshiron të dokumentojë dhe të evidentojë gjithçka pozitive në fushën e
dijes dhe të diturisë nga kontribuesit më në zë dhe me emër të madh në këtë
fushë qysh nga fillimet e shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme. Mirënjohja
për Lulollarin prej pjesëmarrësve, mësuesve të nderuar ndër vite, prej kolegëve
dhe intelektualve të pranishëm që e përzemërt: “Faleminderit Klajdi për
emocionet që na dhurove në këtë organizim kaq të rrallë dhe mbesëlënës. Mirë u
takofshin në evenimente të tjera po kaq të bukura!
https://www.facebook.com/klajdi.lulollari.79/videos/1061557461316610
```````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````
No comments:
Post a Comment