Etimologji prej nga burron fjala: “ACADEMY”
Gati në të gjitha rastet shkronja; “A” e cila në gjuhën shqipe luan rolin e foljes “Ashtë” (është), në gjuhën greke nuk meret si e tillë por konsiderohet si pjesë mohuese ; “A=Jo” (Normal, A’normal)
Ndërsa po ti referohemi shqipes në të dyja rastet kjo fjalë ka të njëjtin kuptim: Normal dhe A’normal = Ashtë normal'.
Në gjuhën shqipe mundemi të shprehemi lirshëm dhe pa asnjë komplikacion për diçka jo të rregullt jashtë normales: “Jo-normal-e”, pra shkronja “A” zvëndesohet me fjalën shqipe “Jo” pa e humbur vlerën, kuptimin e fjalës përkatse, veti dhe aftësi e gjuhës shqipe kjo, e cila nuk ndodh në gjuhët e tjera.
Shkronja 'A' në gjuhën shqipe është fjalë pohuese si në rastin e emërtimit të "Dhisë së Malit" apo dhia e t’amlit – qumshtit të saj tamël: A’mǽlê/dhia (AMALTHEA) ama e ‹‹capit›› – hyjnor dybrirëshit të saj –“Zeus”
Dhia e Malit, e qumshtit, t’miel-tamël prej gjirit të saj, amëdhia rritësja e vet Zeusit, perëndisë më të hershme pellazgo iliro-shqiptare. Në rast se i hedhim një sy etimologjisë së emërtimit të kësaj fjale, pra; “Amalthea” do të vini re përpjekjet e pavlera të studiuesve në fjalë, ku shkronjën “A” lapidare të gjuhës shqipe e deklarojnë si pjese-mohuese të këtij emërtimi krejt të pastër shqip.
Lexoni në vijim nga Wikipedia greke: Emri Amalthea, në gjuhën greke “perëndeshë e konkurencës” (?), është një epitet i qartë, duke nënkuptuar praninë e një perëndeshë të mëparshme të edukuar [2] Kushtojini pak vëmendje çfarë shkruhet në pikën [3]:
“Amalthea është e përfaqësuar shpesh si dhi që suckled-(gji-ushqyese) e fëmijës perëndi në një shpellë në Kretë në malin “Aegaion” —”Goat Mountain”)[3] AMALTHEA (Amaltheia), amërritësja e të miturit Zeus pas lindjes së tij në Kretë, vetë historianët e lashtë duket se kanë qenë të pasigurt për etimologjinë e emrit, në lidhje me natyrën e vërtetë të Amaltheis.
Hesychius, thotë se rrjedh nga folja, “për të ushqyer” atë nga amaltheuein apo për të të tjerët nga amalthaktos e tjerë historianë sërish nga: A’malê + Theia, dhia e malit pra ushqyesja me gji për capin hyjnor. Derivimi është nga; *a’mel’gein = t’a’mel-gji) të qumështit ose të thithjes – mieljes së saj Sipas disa traditave Amalthea është Dhi që “suckled” — i jep gji fëmijës Jove-Zeus .
Ajo që dua të shpjegoj është se, gërma: “A” edhe tek gjuha greeke ka vlerën e foljes shqipe; “ashtë – është” (folja jam) pra ajo ka rolin e pjesës pohuese dhe jo mohuese tek emërtimi “A’malthea” sipas pretendimeve te tyre.
Në rast se nuk do ishte kështu atëhere këta studiues si munden ta barazojnë emërtimin: “A’egaion” = “Goat Mountain”)[3] ??? Ki parasysh; Goat Mountian = Dhia e malit, Amalthea emërtimi i lashtë i Amëdhisë nga ku kemi dhe fjalën “amë(v)isë” Amvisë. Pra: “A’egai/on”; a nuk do të thotë: Ashtë Dhi? -“Goat Mountain”)[3] Veç kësaj në gjuhën greke Dhia, quhet edhe; “Gjidha-Gidia ” ajo që jep gji që prodhon qumësht; γει, gei = produces, e pas kësaj sërish kemi; “Aegai” = Ashtë me gji, Ashtë Gjidha,- Γιδια = Dhi”,ajo që hidhet; “Edh = Dhi”
Kësisoj gërma “A” (alfa) nuk qëndron mohuese tek emërtimi “Amalthea” por një para shtesë pohimi, deklaruese, përcaktuese; folje, A = Ashtë.
Për ta qartësuar edhe më tepër po sjellim një shembull tjetër “flagrant” do e quaja, e pikërisht fjalën tashmë ndërnacionale emërtimin: 'ACADEMY'
ETIMOLOGY: Emri “Cadmus” është e etimologji e pasigurt [9] Ajo është e lidhur me rrënjën semitike “qdm = lindje” dhe në greqisht kekasmai greke (<* kekadmai) “të shkëlqejë”, e me të drejtë Robert Beekes i refuzon këto derivime krejt pa lidhje dhe e konsideron atë “para-greke” “Cadmus u vlerësua nga Hellenes për futjen e alfabetit fenikas, i cili nuk është përdorur historikisht në Greqi deri në shekujt pas periudhës së së tij.”
“Periudha e tij” në këtë fjali do të thotë “para Luftës së Trojës”. Fakt i pakundërshtueshëm. Ndoshta kjo nuk është kuptuar në përgjithësi që në një prejardhje të ekzagjeruar ai përshkruhet zakonisht në legjendat gojore të vendosura në një të kaluar të largët. E gjithë kjo, sepse dikush ka menduar të fshihen të dhënat. – Wetman 16 Nëntor 2006 (UTC)
Në mitologjinë greke, Cadmus / k AE d m ə s / ; Greke Κάδμος (Kadmos), ishte themeluesi dhe mbreti i parë i Tebës . [1] Cadmus themeloi qytetin grek të Tebës, si dhe Akropolin i cili u emërua fillimisht Cadmeia për nder të tij. Cadmus u vlerësua nga grekët; ( Herodoti [4] është një shembull), me futjen e origjinalit, alfabetin fenikas -Φοινίκων γράμματα Phoinikōn Grammata, “shkronjat fenikase”-për grekët, të cilët e përshtaten atë për të formuar kështu; alfabetin e tyre grek.
Herodoti gjithashtu vlerëson se Cadmus jetoi gjashtëmbëdhjetë qindra vjet para kohës së tij, ose rreth 2000 pes.[5] Në një nga Tripodet ka pasur një mbishkrim me shkrim “Cadmean”, e cila, siç dëshmohet, ngjante me shkronjat e Jonit: Ἀμφιτρύων μ ἀνέθηκ ἐνάρων ἀπὸ Τηλεβοάων.
Kjo kronologji që është e njohur tani apo mendohet të jetë e njohur në lidhje me origjinën dhe përhapjen e të dy alfabeteve fenikase dhe greke. Ende në ditët e sotme në Liban , Cadmus nderohet dhe festohet për të, si “bartës i shkronjave” në botë. Në fenikas, si dhe në hebraisht; rrënja qdm semite të thotë “në lindje –agim“, קדום = i pari, ashtu si rrezet e para lindur gjithë dritë e plot shkëlqim – qdm-Cadmi – foshnjë e parë, rreze drite: (A’CadMi)
Në latinisht; Candidus = i shkëlqyer, shkëlqim.
Në shqip emri: Kadri, do të thotë: A’dri = Ka dri-të, ashtë dritë, (a’drin, Adrian) ashtu si Cadil, kandili, = dritë, energji, Gjithashtu dime se: Kadmium është element kimik i numrit atomik 48. Simbol i tij është Cd.
[Nga mitologjia e lashtë egjiptiane dimë se; “Cha = shpirti” (dhe Ba = trupi) Cha, (ka) = rrezet e dritës drita vetë – At dhe Cad, por kjo një tjetër temë]
Lexuam më sipër se Cadmi është i vlerësuar nga grekët si drita e parë që solli shkrimin, alfabetin e tyre grek, madje lexuam se shumë shkrime dhe mbishkrime quhen të tilla “Cadmiane” (Cadmeane). Akropoli gjithashtu emërtohet për nder të tij; “Cadmeia” Në Libi festohet dita e tij si bartës i shkronjave në botë, gjithë shkollat e niveleve të larta arsimore dhe institucionet e studimeve shkencore quhen po ashtu “A’Cadmy – Academi”
Academia e parë përreth mureve të Akropolit me të njëjtin emër “Cadmia” quajtur po kështu vendi i shkollës filozofike të Platonit, të themeluar rreth vitit 385 p.e.s Si dhe, e para Academi ngritur në Voskopojë, të Korçës, së sotme në vitin 1750 u quajt; A'kademia e Re.
No comments:
Post a Comment