THIRRJE KOMBËTARE SHQIPTARE
________________________________________________________________
Kuvendi
Kombëtar Shqiptar. Këshilli Organizativ.
Tiranë 20.04.2023. Prot.20/4
THIRRJE.
(ËSHTË
KOHA PËR VEPRIM)
Të
dashur motra e vëllezër, të rinj e të reja! Ora e pajtimit të mërgatës
shqiptare nga të gjitha konfliktet të cilat po gjenerojnë shpërbërjen tonë, ka
ardhur. Është koha për ti thënë ndal korrupsionit galopant që ka mbërthyer
për fyti shtetin i cili drejtohet nga një kastë antikombëtare që po shet
gjithçka. Një kastë e cila po përvehtëson miliarda për familjarët dhe
bashkëpuntorët e tyre. Një kastë që po rrezikon cënueshmërinë dhe sigurinë tonë
kombëtare.
Të
dashur motra e vëllezër, të rinj e të reja! Është koha që krerëve të të gjitha
partive politike shqiptare, brënda dhe jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë, t’u diktohet ndërtimi i një strategjie Kombëtare, e detyrueshme për
të gjitha forcat politike që do të jenë në pushtet si në Kosovë e Shqipëri,
përfshirë edhe ato opozitare.
Kufijtë
e Shqipërisë janë të miratuara që në vitin 1912. Kush shkëmben, fal dhe shet
territore do të damkoset e do të ndëshkohet për tradhëti të lartë kombëtare.
Këshilli i Përgjithshëm Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar ju fton
të mbidhemi së bashku në Takimin e Diasporës, që do të mbahet me dt.05.08.2023
në qytetin historik të Kaçanikut, takim i cili do t’i hapë rrugën e
organizimit të një Kuvendi mbarë Kombëtar në Tiranë së shpejti.
Transparenca
e takimit me veprimtarë nga Diaspora, si pjesë e pa ndarë e trungut kombëtar,
do të jetë larg presioneve e allishverisheve të partive politike, me dëshirë
për një pikënisje pa paragjykime në pjesëmarrje, do të jetë një Pranverë e Re
për ndryshime të cilat i kemi pritur me shpresë se Shqipëria do të ndryshonte.
Do
të ndryshonte si shtet Amë edhe për shqiptarët që brez pas brezi ndodhen në
trojet e tyre, por të rrezikuar nga shpërbërja. Do të ndryshonte, por
fatkeqësisht sot, ky shtet Amë ka mbetur pa zot, ku themelet po i a gërryejnë
fqinjët, çatia po i rrënohet dhe ferrat e gjembat po e mbysin.
Fodullizmi
i klasës politike shqiptare po shpërfill të drejtat kushtetuese për të gjithë
shqiptarët në rajon dhe diasporë duke i frenuar mijëra intelektualë të mençur e
të ndershëm të mërgatës shqiptare. Mërgatë e cila tashmë e ka humbur besimin
tek partitë politike, të cilat për tre dekada në pushtet e kanë mbajtur larg
atë.
Atë
mërgatë që ka një mision të madh jetik edhe aty ku ndodhet, pothuajse në të
gjithë kontinentet edhe pse të larguar nga Atdheu diku për raprezalje, për
shkak të kushteve ekonomike, të denigrimit nga klasa politike, të braktisur, të
përbuzur e të shpërfillur në Shqipëri, në Malin e Zi, në Maqedoninë Veriore e
Kosovën Lindore nga ligjet diskriminuese racite antishqiptare.
Ashtu
siç është edhe lënia në harresë e Çamërinë, si produkt i marrëveshjeve të
fshehta antidemokratike e anti njerëzore me qeverinë Greke në spektrin
diplomatik, politik, kombëtar dhe atë ndërkombëtar, përgjatë 79 vjet, për ta
shmangur genocidin me lënien në harresë të tragjedisë Çame, për ta burgosur atë
me një tranzicion të tej zgjatur, deri në kalendat greke pa gjykim e drejtësi.
Të
dashur motra e vëllezër! Është koha të tregojmë forcën tonë të madhe për të
eksportuar në Atdhe botën e biznesit, të shkencës, të dijes sociale, të
arsimit, të mediave, të artit, drejtësisë shoqërore dhe të kulturës demokratike
në drejtim të shtetit.
Shumë
individë kanë provuar të organizohen, për të ndalur hijen e zezë të shpërbërjes
së kombit nga akademitë shkencore në shërbim të Ortodoksisë Serbo-Greko-Ruse,
nga qendrat e kulturës në varësi të partive politike e sekserëve fetarë, nga
puthadorët servilë që vegjetojnë kudo në drejtim, të mbushur me anonimë të
krimit dhe “Al Pacinë të Trustit të Lule Lakrës” për të na mbajtur larg, sa më
larg si diasporë.
Kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Kosova
Lindore e Mal të Zi, janë ngritur Këshillat Drejtuese të bashkëpunimit për të
afruar sa më shumë veprimtarë patriotë, drejt realizimit të Kuvendit të
Përgjithshëm Mbarëkombëtar.
Të
dashur vëllezër e motra të diasporës mbarë shqiptare! Në takimin e
Kaçanikut me dt 05.08.2023, Diaspora do të zgjedhë Këshillin Drejtues të
saj si edhe 150 delegatë për në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar Shqiptar
(Asamblenë) që do mbahet në Tiranë së afërmi.
Në
këto momente të një përshtjellimi total të botës shqiptare dhe të situatës
konfliktuale që po rritet artificialisht nga ata që kërkojnë të dominojnë
Ballkanin Perëndimor, qoftë edhe me shpërbërjen tonë si komb, ne do të jemi
forca e një Pranvere të Re për kombin.
Unioni
Shqiptar i Shoqërisë Civile dhe Këshilli i Përgjithshëm Organizativ për
Kuvendin Kombëtar Shqiptar u bën thirrje të gjithë individëve, forcave
përparimtare, lidhjeve, forumeve, organizatave shoqërore, kulturore, vullnetare,
juridike, mjekësore, gjuhësore, institucioneve të pa varura kërkimore e
shkencore, mësuesve e rinisë studentore në Diasporë si edhe në të gjitha trojet
etnike shqiptare, mediave vizive e atyre online për të kontribuar në
sensibilizimin e këtij aksioni shumë të rëndësishëm në plan kombëtar për
pjesëmarrje.
Për
Diasporën po punon prej kohësh një grup pune me kordinatorë në shumë shtete ku
jetojnë e punojnë emigrantë të cilët do ju kontaktojnë menjëherë në se kërkoni
të dini më shumë apo të kontriboni për fondin e realizimit të Kuvendit të
Përgjithshëm Kombëtar Shqiptar. Transparenca është pjesë e punës tonë të
përbashkët, për një lëvizje shoqërore të madhe, e cila nuk meriton të jetë
skllave e një parie që nuk i shërben asaj.
Përkushtimi
ndaj kombit, është më i fortë se gjithçka, Ejani të kuvendojmë së bashku! Për
pjesëmarrje na shkruani:
Emër
mbiemër; ditëlindja; vendlindja; shteti ku banoni; profesioni; nr. e tel. celular;
adresa mail.
Info: mail: qendra kksh@gmail.com / pranvera.shqiptare@gmail.com
Ju
presim në Kaçanik. Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.
Me respekt Bajram Jusufi. Koordinator i Përgjithshëm për Diasporën.
+61 413 819
359 Australi flora_bajram@hotmail.com
Tiranë 20.04.2023.
No comments:
Post a Comment