Gjirokastra - me
vendndodhje në jug të Shqipërisë, ajo ulet në anën e pjerrët të luginës së
Drino -s me pamje nga një peizazh historik i përshtatur nga male të mbuluar nga
dëbora, çatitë karakteristike prej guri, ballkone prej druri dhe mure guri të
zbardhura.
E dominuar nga krahët
e kulluara të kalasë së saj të gjerë, Gjirokastra është një qytet magjik me një
të kaluar të trazuar. Nga fortesa të lashta dhe feudale, e deri në koloni
italiane, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar poetë, autorë dhe
artistë.
Qyteti i saj i vjetër është përfshirë në
Listën e Trashëgimisë Botërore si "një shembull i rrallë i një qyteti të
ruajtur mirë, i ndërtuar nga fermerë të pasurive të mëdha". E njohur nga
shumë njerëz si Qyteti i Gurit, Gjirokastra është një qendër në zhvillim e
turizmit të trashëgimisë kulturore.
Gjirokastra është një
qytet antik, me gjurmë të banimit njerëzor që datojnë që nga shekulli i I -rë,
para Krishtit, i ndërtuar mbi shpatet e Malit të gjerë (Mali i Gjer), me pamje
nga lumi i kristaltë Drinos, e përreth një kështjelle sipër në kodrën e saj.
Nën sundimin e Perandorisë Bizantine, ajo u zhvillua në një qendër tregtare
kryesore të njohur si Argyropolis
Në fund të shekullit
të 19-të, kur qyteti ishte kryeqyteti i sanxhakut të Ergirit në vilajetin Ionia, ai u bë një qendër e rezistencës ndaj
sundimit turk. Kuvendi i Gjirokastrës, një ngjarje kyçe në historinë e lëvizjes
çlirimtare shqiptare, u mbajt atje në vitin 1880.
Gjirokastra
- e vërteta e emrit të saj
Fillimet e këtij
qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas rënies
se 498 Adrianopolit. Versione të shumta ka mbi prejardhjen e emrit të qytetit
Gjirokastër, madje shumë njerëz ende besojnë tek një legjendë popullore e cila
thotë se gjatë rrethimit të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e
Zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj. Që këtu
rrodhi edhe emri “Kalaja e Argjirosë” dhe mori emrin qyteti.
Por ky version bije
poshtë padiskutim, sepse emri i qytetit Gjirokastër (dhe jo Argjirokastër -
version latino-grek) përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit
osman.
Një tjetër version
jepet mbi emrin e këtij qyteti, i cili qëndron shumë pranë të vërtetës, version
ky i lidhur me emrin e një fisi vendas autoktonë që jetonin pranë qytetit të
Gjirokastrës të quajtur: ‘ERGJER’ - emër fisi ky i përmendur që prej shek. III
pes. edhe në ‘Lidhjen Epirote’: -
Kështu Kështjella e
ngritur majë asaj kodre u quajt nga romako/bizantinët ‘A'Ergjiro-Castro’. Kjo
ështe forma më origjinale e emrit të këtij qyteti të lashtë shqiptar i cili
ende ruan në folklorin e tij popullor vargjet:
Kuvëlesh e
Gegëri
Ç`u mblodhe në
ERGJERI
Abdyl bej
Frashëri
Ç`u përpoq i
varfëri
ç`kriu tri
barrë flori
Shtatë herë në
Frengji
Ç`u përpoqe
bej për ne
Me mendje, me
hazine.
Pra ky qytet, është
themeluar nga fisi i lashtë ilir i Ergjerve, shënuar ky fakt edhe në veprën e
autorit, gjeografit Stefan Bizantin.
Eshtë pikërisht ky,
burimi i vetëm dhe i besueshëm orgjina fillestare e emërtimit të këtij qyteti
të lashtë Gjirokastër - me vendndodhje në jug të Shqipërisë, në anën e pjerrët
të luginës së lumit Drino rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora, çatitë
karakteristike prej plloçash guri, ballkone prej druri dhe mure guri të bardha.
E dominuar nga krahët
e kulluara të kalasë së saj të ‘gjerë’, - pikërisht në kodrën pranë malit më të
njëjtin emër: ‘Mali Egjer’. Aty ku bononin ERGERET një fis i lashtë ilir. Kjo është e vërteta, ky është edhe burimi real i
emërtimit të fisit ilir dhe i kështjellës së tyre aty ‘ERGER’.
Gjetjet më të hershme
në kalanë e Gjirokastrës {(apo kështjellë quajtur prej romakëve (Castro)} i
përkasin periudhës së hekurit që korrespondon me shekujt XI – V para Erës së Re
- kjo sipas arkeologut Damian Komata që ka sjellë në atë kohë rezultatet e kërkimeve,
objektet që lidhen me këtë hapësirë kohore, janë fragmente qeramike, vegja, apo
pjesë të 500 tjera që i përkasin enëve të thjeshta të përdorura nga banorët e
atjeshëm.
Sigurisht mes tyre ka
edhe zbulime të tjera arkelogjike që i përkasin periudhës mesjetare, e që në
fakt tregojnë për vazhdimësinë e jetesës në këtë kala. duke ju përshtatur
periudhës së principatave feudale, e duke marrë kështu trajtën e një ‘Qyteti
Kështjellë’.
Pra së fundi, rezulton se kjo ‘kala/kështjellë’ e mori emrin e saj prej fisit të lashtë iliro_epirot: ERGER + CASTRO = ERGERO/KASTRO; (A'ergerokastro) Argjirokastro.
Aleksander
Hasanas
Ref.
·
Gjurmë të antikitetit ilir dhe të mesjetës në kalanë e Gjirokastrës / Vestiges
de l'Antiquité illyrienne et du Moyen Age dans la forteresse de Gjirokastra
[article]
·
http://www.albaniatravel.tours/tag/castle/?f
bclid=IwAR0BjIQAvQNkuv8meJ1QnZ6dI8SIEVt 8X6WT3ex4HkV8NSj-jauiKeItuLE
·
https://blitz.al/kendveshtrime/kur-lindikalaja-e-gjirokastres-nga-marinmema/?fbclid=IwAR1bhJsTEsdq5JKaDjXxdAv
089X-_B9qZdyl3mpqJ-VV1rDEyaJroCGWdM8
·
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kurvelesh_e_Ge g%C3%ABri
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kurvelesh_e_Ge g%C3%ABri
No comments:
Post a Comment