Stela e Lemnos shkruar në Shqip – Mbishkrim pellazgjik
Autor:
Aleksander HASANAS
ENIGMA E STELËS SË LEMNOS, E FSHEUR NË
GJUHËN SHQIPE
Meraz i madh i luftëtarit deri në kthimin e tij me
fitore.
Në
vitin 1886, dy anëtarë të shkollës arkeologjike franceze të Athinës, në fshatin
Kaminas të ishullit Lemnos, gjetën mbi gurin e një varri një mbishkrim ku diçka
shkruhej në një gjuhë të panjohur. Mbi pllakën e gurit, (përveç mbishkrimit),
ishte vizatuar dhe profili i kokës së një luftëtari me ushtë. Mbishkrimi i
përkiste shek.VII p.e.s.
Dy
anëtarët e shkollës arkeologjike e botuan në buletinin e shkollës (G. Cousin
dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull. d. corr. Hellën.
1886, 1), dhe që nga ajo ditë përpjekjet e studiuesve dhe dijetarëve nuk u
ndalën për të gjetur se çfarë thuhet në atë mbishkrim.
Zbërthimi
i fjalëve u provua përmes greqishtes së vjetër, latinishtes dhe gjuhëve të
tjera të lashta, por edhe këto gjuhë nuk sollën ndonjë gjë të re.
U
provua edhe përmes gjuhës shqipe, e cila dha shenja drite dhe shprese. Përmes
shqipes provuan studiuesit Zaharia Majani, Robert d’Angely, Nermin Vlora
Falaschi si dhe studiues të tjerë vendas dhe të huaj si i madhi studiues Jakov
Thomopulo, etj. U arrit të thuhet diçka, por transkriptimi ende nuk është i
plotë. Gjuha shqipe vijon të mbetet çelësi i këtij epitafi.
Mbi
pllakën e varrit, 2700 vjet më parë janë shkruar këto vargje fjalësh, shohim
fillimisht sipas origjinalit dhe mandej në gërma latine:
Në origjinal
kemi:
HOΓΑIEΣ NA ΦΟʘ ΖIAΖI MARAZ MAF
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI MOΡIN AIΓ
AΧEΡ TAFARΣI Ο ZI F'AI
Transkriptimi:
HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
FAMAJA SI ANE SE RON AI
MORIN AIG
AHER TAFARSI
O SI F’AI
Edhe
nga një lexim i thjeshtë vihet re se këto fjalë fshehin një maraz, (një
merak), një shqetësim të luftëtarit që është vizatuar mbi pllakën e gurit të
varrit e që ndryshe kjo pllakë quhet “Stela e Lemnos”. Maraz i luftëtarit është
vërejtur dhe pranuar edhe nga studiues të tjerë. Çfarë e ka munduar vallë këtë
luftëtar?
HOΓΑIEΣ NA ΦΟʘ
ΖIAΖI MARAZ MAF
HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
Kështu
shkruhet në vargun e parë të kësaj poeme. Nuk ka dyshim që HODIES është emri i
luftëtarit. HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF, që do të thotë: “Hodies na thotë
se është në maraz (merak) të madh”. Fjala “ΦOT” lexohet “thotë”.
Fjala
“MAF” lexohet “math”-madh. Lexohen kështu sepse shkronja “F” ka kuptim fonetik
të dyfishtë; ajo artikulohet edhe si F, edhe si Th.
Kjo
gjë vërtetohet nga fakti që shkronjën “F” e gjejmë të shprehur me dy shenja të
ndryshme; edhe me F dhe me Φ, të cilat shërbejnë për të bërë dallimin fonetik
mes F-së dhe Th-së. SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
Ky
është vargu i dytë i shkruar mbi gurin e varrit.
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO
SE ΡON AIʘ
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
Përmes
këtyre fjalëve, luftëtari Hodies pyet: “Si janë fisi dhe jo fisi, festë se
rrojnë ata"?
Fjala
“YFIS” lexohet “të fisit”
Fjala
“AFIS” lexohet “jo të fisit por ajo në fakt ka kuptimin të fisit jashtë rrethit
familjar” sepse shkronja “A” në këtë rast ka vlerën e foljes; “Jam” A të fisit.
Fjala
“EFISTO” lexohet “festë”, bëni festë. (Festë! është thirrja e
luftëtarit Hodies).
Fjala
“RON” lexohet “rrojnë”, (folja rron në vetën e parë njëjës
dhe në vetën tretë shumës mbetet e njëjtë “rron”, gjë që vërehet edhe sot në
veri të vendit).
Fjala
“AIT” lexohet “ata”, (përemri vetor “ai” në shumës bëhet “ait”, që do të
thotë ata).
Nga
ky varg fjalësh, kuptohet se luftëtari ndodhet në luftë, diku larg familjes dhe
fisit dhe është në merak si janë njerëzit e fisit e të vendlindjes së tij,
sepse ai vetë dhe shokët e tij vazhdojnë të jenë gjallë. Duket qartë se
shqetësimin e luftëtarit e sjell një lajmës.
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Sigurisht,
Hodies (nëpërmjet lajmësit) do të pyeste posaçërisht edhe për familjen. Dhe kur
bëhet fjalë për familjen, ai këtë gjë e thotë në numrin njëjës, ndaj pyetja
vjen në këtë formë: FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG, që do të thotë: “familja
si janë, se rron ai, marrin hak.
Fjala
“FAMAJA” lexohet "familja", (deri para një shekulli, në të
gjitha gazetat shqip të vitit 1900 e këtej, fjalën “familje” e gjejmë të
shkruar në trajtën “fëmia”.
Fjala
“AIG”, lexohet “hak”, (formën e fjalës “AIG” e gjejmë edhe sot te fjala
“Shpag”, kërkojnë shpagim, marrin hak).
AΧEΡ TAFARΣI Ο ZI F'AI
AHER TAFARSI O SI F’AI
HODIES
ka vetëm një qëllim. Njerëzit e tij atje në vendlindje nuk duhet të humbasin
shpresat. Ai dëshiron t’u thotë se do të kthehet me patjetër, ndaj duhet të
festojnë. Te njerëzit e vet kërkon vetëm shpresë dhe gëzim. Dhe është kjo
arsyeja që në këtë poemë të madhe shqip, fjala “gëzim” përsëritet dy herë:
Së
pari e gjemë te vargu: SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT – (si janë
fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata); dhe së dyti, fjalën festë, e gjejmë
sërish, por në një formë tjetër, fill pas vargut, ku thuhet, FAMAJA SI ANE
SE RON AIMORIN AIG – (familja si janë se rron ai, marrin hak).
Pra,
menjëherë pas kësaj, përsëritet qëllimi i lajmit që vjen nga lajmësjellësi: AHER
TAFARSI O SI F’AI, që do të thotë, “atëherë festë, ashtu siç tha ai”,
sepse gëzimi nuk duhet vënë në dyshim, sepse e ka thënë ai, Hodies, dhe kur e
thotë ai, gjithçka është e sigurtë.
Fjala
“AHER” lexohet “atëherë”
Fjala
“TAFARASI”, lexohet “të thërresë”- (“t’thërresë” “të thërasi” fisi, familja).
Së
fundi po sjellim edhe një herë poemën e madhe shkruar në shqip:
NA FOT SI ASI MARAS MAF
(Hodies na thotë se asht’ në maraz të
madh)
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
(Si janë fisi dhe jo fisi, festë se
rrojnë ata)
FAMAJA SI ANE SE RON AI
MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin
hak)
AHER TAFARSI
O SI F’AI
(Atëherë të thërrisni (gëzoi) ashtu siç
na thotë ai)
Aleksander Hasanas.
Deshifruar
më: 23 mars 2014
Mbishkrime
pellazgjike STELA E LEMNOS
Ref.
·
https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fwww.skroutz.gr%2Fs%2F6498179%2FPelasgika-e-book-%25CE%2599toi-peri-tis-glossis-ton-Pelasgon-eBook.html&psig=AOvVaw1d3A4S3tTuFtUMHLRZpGpF&ust=1713728386541000&source=images&cd=vfe&opi=89978449&ved=0CBMQjhxqFwoTCKjCjPHF0YUDFQAAAAAdAAAAABAE
·
https://www.thearchaeologist.org/blog/the-enigmatic-lemnos-stele-bridging-aegean-and-etruscan-civilizations?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR3aWIS68ZkyhJbWMhDCIUyNDnGU4RLQDRXzs9xiF7HRxnZ_MaTanzuyeUA_aem_AXYIg5kzO63BsJ7tnQw4Km-ove1V5T4RNr24jKRjjgtwIsWIi8nEOJ0MGd873_-3E60-k777HPQ7yCiB1H6xQrq_#google_vignette
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest
No comments:
Post a Comment