Sunday, February 20, 2022

Osman Shala "FRIKËN E PATA VRARË ME KOHË" - Monografi


Jeta është e ëmbël thotë autori, edhe atëhere kurë është e vështirë, me plot peripeti e sakrifica, por tek e fundit është “murosja e shpresës” në shpirtin hyjonor tek njeriu dhe frikën harroje, ajo nuk ekziston në rast se ke deshirë të luftosh ... e të lesh pas ndriçimin; suksesin e betejave të tua ... 

Osman Shala

Midis 6 veprave të tij unë (Aleksander Hasanas) sot përzgjodha të le përshtypjet e mia mbi librin “Frikën e pata vrarë me kohë” - E ky libër fillon me kapitullin e saj të parë:

“Jetët në bjeshkët e namuna”

E pikërisht autori e fillon librin e tij me fjalët: “Bjeshkë me Nam, kot nuk ju kanë thânë

Më pelqeu fort, është pikërisht kjo fjalë e pastër shqipe “Nam” me nam, burim i emërtimit të fjalës shqipe: 'Bjeshkët e Namura = Të emërtuara, të njohura të namatisura; fjalë kjo e cila tregon përkatësi se këto Bjeshkë të bekuara i takojnë atij që i banon ato, malësorit Gegian, trashëgim i etërve të tyre ... Shqiptaro/Dardan.

Në librin e tij “Frikën e pata vrarë me kohë” autori sjell dhe etimologjine e disa fjalë emërtimve të zonës përreth (Rugovës). Si Bjeshkët e “Namuna” që përmendëm me lart me kuptimin “me emër; të namës; me nam”

Mandej trajton emrin Rugova emërtim ky të cilin më shumë të drejtë e karahason me fjalët shqipe: Rrugë+ova; vahe, vau; lugina  të lugta; të ulta, madje aty ku mundësohej edhe kalimi më i lehtë i këmbësorëve dhe karvaneve drejt atyre zonave, fshatrave përreth dhe madje e vetmja Rrugë që lidh Pejën me Shkodrën.

Neqinati - Këtë emërtim autori e lidh me lëvizjen e bagtive që bëhej atje vetëm për tre muajet e verës pasi atje bën shumë dimër, dhe u quajt vendi i 100 netëve; {Në-qin-natë} Neqinatë.

BISTRICA - Autori shkruan me të drejtë se ky ‘emërtim lumi’ i dedikohet gjuhës shqipe si një gjuhë e lashtë IE si rrjedhë e fjalës së saj; Bisk = i/e mprehtë (bisturi) i ftohtë, brisk, i  pastër, i cemët, i shpejtë; bistër plot “dredha”; Bistrica.

VARDARI - Sërish kemi të bëjmë me një emertim lumi ku autori Osman Shala si plot studiues të tjerë, duke llogaritur se gjuha sllave dhe ajo greke shkronjën e lashtë pellazgo-shqipe ‘β’ e lexon baraz ‘ν’, e pas kësaj kemi shumë të qartë origjinën dhe kuptimin e këtij lumi prej shqipes BARDHARI  - Ujbardhë i pastër Bardhar.

Autori Osman Shala banon në Drelaj të Rugovës dhe flet aty edhe per fisin dhe vendbanimin e tij Drelaj - Emërtim ky i lidhur me fjalën shqipe DRE me kuptimin e malësorit trim shumë i shpejtë e i shkathët, ndaj themi: Ishte si dre.

Pa përjashtuar këtu mundësinë e emërtimit të këtij vendbanimi me luginat gjithë DRELA (dredha) të atyre vendeve të bekuara mes bjeshkëve të larta: Rrugë/oviane ...

Autori lindur më 28 qershor1944 flet për fëmijërinë plot vështirësi në skamje të pakufij, për babën dhe nënën e tij Zoje një emertim ky fisnikëror tipik shqiptar prej fjalës shqipe në gjininë mashkullore Zot = Zot (perëndi) e në femërore Zoja baraz: Perëndeshë; Zonjë.

Osman Shala tregon mandej për veshtirësite e medha te shkollimit sidomos asaj filloreje ...  por fat ii itj ne vitin 1964 arrin të hyje në shkollën e mesme  “11Maji” (tani Bedri Pojani) në Peje me drejtim pedagogjik. Aty pata vështirësi tregon autori me gjuhën serbe pasi në ate kohë “asnji fjalë serbe nuk e kam ditë” shkruan ai ...

Në këte libër autrori tregon edhe për vitin 1968 ashtu si shumë shkolla të mesme të Kosovës edhe në Pejë e mbështetjen edhe të profesorave dolën në Demostrate për Flamurin, Universitetet Kushtetutën etj.



Pas diplomimit si mësues Osman Shala punoi per 12 vite si mesues i gjuhës shqipe në fashatin e tij Drelaj, duke mbarauar njekohësisht edhe shkollimin e lartë me korespodencë, Pedagogjiken “Bajram Curri” në Gjakovë, duke mbrojtur mandej edhe dygjuhësinë ‘serbo-kroatisht -shqip’

Dashuria për prindrit tregohet qartë nga autori në këtë libër ai përshkruan vuajtjet dhe sakrificat e tyre prindërore, gjate gjithë jetës se tyre prej përndjekjeve të shkaut dhe sitemit të atëhershëm serbo-komunist... ai tregon aty për nënen e tij heroke dhe 8 femijët e rritur prej saj mes dashurisë amtare, ashtu siç dinë të rrisin nënat shqiptare ... ai flet për babën e tijj besimtar, fisnik, puntor dhe i drejtë!



Në vitet në vijim (1974 e mandej) Osman Shala antarësohet në organizata politico- shoqerore dhe aty gjej të shkruar: “ Duke qënë plotësisht i vetëdijshëm se komunizmi është një forcë e errët antishqiptare në Ballkan, isha i bindur se brenda saj duhet një force e re politike për ta mundur dhe penguar atë” dhe idhull; frymëzim për të ishte Oso Kuka.

Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e tronditën sistemin jugosllav mandej bashkëpuntorët e shkaut u shqetësuan për këtë organizim të shqiptareve autoktonë në Kosovë, pasardhes të etërve të tyre DARDAN.

Kësisoj  filluan të marrin masa dhe të organizojne edhe  përndjekje ndaj personave të dyshimtë për ta, e një ndër ta në Malësine e Madhe ishte edhe Osman Shala i planifikuar të akuzohej prej shkaut serb si antar i grupit armiqësor “Malësia e Madhe”  me 20 antarë, por nuk ja arritën qëllimit ta burgosnin, e gjitha kjo organizuar prej antishqiptarit Asllan Sllamniku - ish shef i sigurimit shteteror serb

Osman Shala shkruan në këtë libër edhe per Burrin Shqiptar te nderuar Azem Gash si Komandat Policie ua nderpreu  raportimet spinave; ‘udbash’ të deri atëhershëm kunder shqiptareve.

Si ish antar i Shtabit Qëndror për elektrifikimin e fshatrave te Rugovës Osman Shala dha kontributin e tij në përkrahje të  prof. Mehdi Gjakova, Ilaz Kurteshit, Fadil Hoxha etj., arritën që më 1 qershor 1984 te prisnin shiritin e këtij  ‘aguri’ burim gëzimi, fillimin e punimeve  në rugën e dritës për 13 fshatrave rugoviane.

Fadil Hoxha Nacionalist Shqiptar i flaktë dhe nën udhëheqjen e tij pas demonstratave të vitit 1068 u legalizua Flamuri Kombetar, u themelua Universiteti i Prishtines, Instituti Albanologjik, Instituti i Historise, Radiotelevizioni i Prishtines, Kosova Filmi, Teatri Krahinor,  botohen gazeta e revista si: Rilindja, Zëri i Rinisë, Jeta e Re, Fjala, Shkendija, Kosovarja, Pioneri, Thumbi, etj.

Por ndër arritjet më të mëdha për shqiptaret e Kosvës ishte Kushtetuta e Kosoves e vitit 1974 me të cilën Kosova bëhet element konstituiv brenda  ish - Federatës Jugosllave e cila ishte baza e shtetësise e cila sot u bë realitet.

E ndër të tjera autori Osman Shala thekson  faljen e gjaqeve organizuar nga Anton Çeta ne Kosove ky një veprim  si element i domosdoshem ne emer të ‘Besa - Bese’ në lufte të hapur kundër rregjimit të egër totalitar e masakrues serboviçian, duke i paraprirë kështu krijimit  të UÇK  -së si nje ushtri dinjitoze në mbrojtje; çlirimin e trojeve të saj autoktone!

“E frikën e pata vrarë me kohë” shkruan autori, rrembeva armën bashkë me djemtë luftëtarë rugovas në mbrojtje të saj - Duke u shperblyer sot edhe me Çertefikatën e veteranit, si shenjë lufte me krenari dhe nder (por jo si mjet përfitimi) - Sepse në luftë qëndruam të mbrojme pragun e shtëpisë, familjes së madhe Atdheut!  



Sot autori Osman Shala me punë e sakrificë të madhe vetanake, ariti të rindërtojë shtëpinë e tij të djegur nga çetnikët forcat serbo-malazeze (1998 -1999) - Ai sot gëzon fermën e tij blektorale me biznesin e tij familjar: SHTËPIA MIKËPRITËSE “SHQIPONJA” në Drelaj - Rugovë.

Tashmë në saj të një bashkëpunimi me z. Richard Hergreaves si drejtues i donacionit “Majat e Ballkanit” - sot Rugovën e vizitojnë qindra turistë nga mbarë bota “Shtegun e Gjelbërt” - jeni të mirëpritur aty, prej Osman Shala tek; Shtëpia Mikëpritëse Shqiponja” - aty mes bjeshkëve ku Oxhaku gjendet përhere i ndezur - zjarr atdhetarie, trashgimi shqiptarie!

Veprat e autorit Osman Shala janë:


1. 

1.  Ditar lufte “O sot o kurrë” (2014).

2. Gjenealogji e Drelajve dhe dreljanëve - “Rugova e Moçme” (2017).

3.  “Zemra të thyera përjetime dhe kujtime” (2018).

4.  “Dashuri me krahë mjellme” -roman (2020).

5.  “Më murosi shpresa” -poezi (2020).

6.  “Frikën e pata vrarë me kohë” - Monografi (2021).

 

Artikullshkrues: Aleksandër Hasanas

Korçë 20/2/2022.

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment