Është
ky libër një nga studimet e tij më të fundit, botim ky i pas 9 botimesh të
tjera të kryera nga prof. Shefki K. Selami.
Në
këtë studim autori (prej 599 faqesh) – ofron fillimisht një fjalor mbi disa emra
dhe emërtime të lashta, pellazgo-ilire të cilat i trajton edhe etimologjikisht,
mandej studimi vijon me fjalë interesante ilire të mbetura nga shqipëtarët në
Pakistan, Qafiristan, apo Avganistan.
Për
tu realizuar këtë studim autori ka shfrytëzuar Arkivin Shtetëror por edhe
Bibliotekën e qytetit të tij Tetova, me qëllimin e vetëm për të nxjerrë në dritë
historinë, lashtësinë dhe autoktoninë e popullit shqiptar ndër shekuj …
Një pjesë të rëndësishme në këtë libër zë trajtimi i toponimeve dhe emrave të qyteteve, fshatrave dhe fiseve të vjetra e të lashta, emra të cilat shpeshherë i gjejmë të përshtatura në sllavisht gjatë dyndjeve të tyre barbare në shekujt e 7 -8 pas Krishtit, por dhe në mesjetë prej pushtimit turk.
Ky liber u përurua në Qendrën kulturore Vatra, në me një ide të Behar Sinanit, u mbajt përurimi i librit me autor Pr. Dr. Shefki Selimi : “Thesari toponimik dhe gjuhësor”. Përurimi u pasurua me prezencën e historianit Zekoll Ragipi dhe gjuhëtari Albert Nikollaj që dhanë vlerësimet e tyre për këtë vepër shkencore.
Falenderojmë prezencën e gazetarit Rifat Avdiu dhe biznesmenit Përparim Reka, iniciatorët e kanalit televiziv të ri në Belgjikë TVr!
Grupi i valleve Vatra argëtoi të pranishmit si një dëshmi e gjallë e ruajtjës së gjuhës amtare dhe shfaqjen e vlerave më të bukura shqiptare brenda komunitetit tonë në Belgjikë!
Prof.
Shefki Kadri Selami sjell përafrime etimologjike gati gjatë gjithë pjesëve dhe
kapitujve të librit të tij – ku vihet re se ndërtimin e fjalës apo zbërthimin e
tyrë etimologjikisht e kryen mbi bazën e ndarjes se fjalëve të prejardhura dhe
atyre të përbëra në rrokore (njërrokëshe) deri edhe në ndarje të nyjeve
parafillestare, parashtesave, dhe prapashtesave të tyre.
Një studim të mirëfilltë dhe plot vlera për lexuesin shqiptar në tërësi dhe në veçanti përgjithë lexuesit e shqiptarëve të Iliridës (Maqedonisë së Veriut) – autori i kushton një kapitull të rrëndësishëm për të gjithë ne, objekteve kulturore dhe historike në Tetovë, e po aty në vijim përmbledh toponimet e katundeve të këtij qyteti e krahinës përreth.
Me
vlërë për lexuesin dhe aq më shumë për studiues të fushave të ndryshme letrare,
zë vend në këtë libër dhe “Fjalori me të folmet vendase të Pollogut”, duke përfshirë
aty dhe fjalët e përngjitura, të cilat i shtjellon mjaft korekt me ndarjen e
tyre, si psh:
Sajeta; Sijeta = Gjithmonë për jetë.
Përmall = Djalë për mall.
Kolaçtore = Femra; gruaja, nusja apo
vajza që pregatit kulaçin.
Maxhatore = Guxhiniere
Besatore = Besnike.
Vetullftue = Vetull rrumbullak.
… e plot fjalë të tjera të përngjitura.
Qershia
mbi tortë e këtij studimi vjen përmbledhja e fjalëve të huaja, lokalizmave të
cilat e ngarkojnë gjuhën e bukur shqipe.
Autori
sjell një studim të veçantë gjithashtu dhe trajton përdorimin e shkronjës ‘M’
para fjalëve shqipe ku vihet re se tek këto fjalë të ndryshme të përdorura kryesisht
(në Vicë, Rogle, Derven, Gjermë, Poroj, Xhepisht, etj.) – tek këto fjalë kemi rënien
e zanores ‘ë’ dhe zevëndësimi i saj me apostrof (‘) pas përemrit “Më”, si; Psh:
tek falët që sjell vetë autori:
M’ngrajti = Më zgjoi, më ngriti.
M’koj = Më ushqeu.
M’kalli = Më vuri zjarrin.
M’dajti = Më ndau.
M’pajki = Më ra
M’trauku = Më (ma) mbylli gojën.
… e plotë të tjerë shembuj.
Po
në këtë studim autori njëjtë si me shkronjën “M’ trajton edhe përdorimin e
shkronjës ‘Z/S’ dhe ‘Sh’ para fjalëve shqipe si; Psh: fjalët:
Z’drajtën = Bën dritë, (shndrit).
Z’drip = Ul prej lart poshtë
S’mundi = Nuk mund –et, por edhe, s’mund = i/e sëmurë.
Në
pjesën e shtatë të këtij libri do të gjejmë: Fjalë te ndryshme vendase dhe të
huaja dhe kuptimin e tyre të trajtuar në formën e një fjalorthi sipas gërmave
alfabetike.
Në
vijim prof. Shefki K. Selami në pjesën e tetë të këtij libri plot thesare gjuhësore
të gjuhës shqipe nuk harron të na sjelle edhe mbi 750 Fjalë të urta dhe të
mençme si pjesë e riteve traditës së hershme
Shqiptare.
Po
sjellim vetem disa prej tyre si:
“Mos pshtajn n’bunar të vjetër” me kuptimin
mos pështy mikun, Besën e vjetër!
“Nga e thënmija der te bëmja është nji
mal i madh”
“Fusha ka saj (sy) mali ka vesh”
“Çilet dera ritet ndera”
“I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet”
Mandej
në pjesën e nëntë autori vijon me afro ~ 100 shprehje frazeologjike, dhe e
mbyll librin e tij me pjesën e dhjetë,
ku në të cilën përfshin: Fjalët e huaja që i janë përshtatur gjuhës shqipe si dhe
plot fjalë të tjera me origjinë të hershme nga prishqipja të cilat ende janë në
përdorim letrar dhe popullor. – Mandej së fundi sjell disa turqizma të cilat
kanë mbetur në gjuhën shqipe
Pra
ky libër i botuar prej prof. Shefki Kadri Selami, sjell risi, sjell dritë; ndriçim
mbi lashtësinë autoktoninë e trojeve tona shqiptare në krejt ilirikun dhe aq më
shume në Maqedonine e të madhit Aleksander bir i Filipit dhe Amës së tij tashmë
të mirënjohur shqipares: OLIMBIA.
Aleksander
Hasanas
No comments:
Post a Comment