Saturday, April 2, 2022

Muhamet D. Rogova: NJË JETË E TËRË NË PËRPJEKJE DREJTË IDEALEVE TË LARTA KOMBËTARE

 


Muhamet D. Rogova:

NJË JETË E TËRË NË PËRPJEKJE DREJTË IDEALEVE TË LARTA KOMBËTARE

- Recension i interpretimit të prozës magjike të autorit

“-Energjia kozmike na mbronë me platformën e vet pozitive

nga të gjitha të ligat që na vishen e prore na ndjekin.

Hemisfera e tokës është e vogël për ATE që e identifikojmë

me Zotin e Madh. Ndërsa energjinë negative e lidhim me

Kryedemonin, në brendësi të Tokës. Te dy energjitë kozmike,

njëra pro nesh e tjera poshtë neve, së bashku e përbëjnë

centrifugën magnetike të Globit…“

Brahim (Ibish) Avdyli

Brahim Avdyli, si poet, prozator apo romancier, dramaturg, dhe intelektual, që është marrë edhe me shumë punime shkencore, tani na vjen me një prozë (tregime dhe novela) të jetës së rëndë nën përpjekjet e ish-jugosllavisë për ta shkombëtarizuar, burgosur, vrarë apo dhunuar të tërë Kosovën, tani Republika e Kosovës, apo shumica e prozave me nota autobiografike, autori e quan me titullin “FLATRAT E JETËS”. Jeta na ishte e tillë, por nën flatrat magjike, të cilën autori e quan “tregime dhe novela”. Në realitet është një roman, kryesisht me proza të përmbajtjes së mirëfilltë e autobiografike.

Këtë vepër të prozave, unë po e quaj një roman, autori e ndanë në dhjetë tregime të veçanta, por që të gjitha këto tregime kanë edhe karakter autobiografik, përmes të cilave autori na paraqet jetën e tij që nga periudha e fëmijërisë së hershme e deri në periudhën e jetës, plot me trazira, të cilat autori i kalon herë në atdhé e herë në tretdhe, ashtu si e quan botën e perëndimit, ku kishte shkuar për të punuar e jetuar, por edhe për të luftuar për çështjen kombëtare. 

Këtë libër autori e fillon me një novelë (me nota autobiografike) të cilin e titullon artistikisht “PËRPËLITJE PËR TA ZËNË DRAMËN E FËMIJËRISË”. Këtë novelë autori e ndanë në shtatë pjesë, të cilat i titullon “përpëlitje...”, me emër e me numër, “e para” e deri te “e fundit”, pjesa e shtatë, “misticizmi i fjalëve”, që paraqesin përpjekjet e jashtëzakonshme të autorit për të mbijetuar, por edhe për të arritur shkallën e përsosmërisë njerëzore dhe intelektuale. Në secilën prej këtyre pjesëve autori i paraqet ngjarjet nga fëmijëria e tij dhe aventurat të cilat i kishte kaluar në atë pjesë të jetës dhe të rritës së tij. Paraqet mënyrën e jetesën në fshatin ku kishte lindur dhe ku ishte rritur. 

Përshkruarn dëshirat dhe ëndërrat e tij si fëmijë që ishte. Shiqonte qiellin dhe ëndërronte lartësitë. Kishte dëshirë të fluturonte lart në qiell por i mungopnin krahët, flatrat. Shpesh dilte në një pyll me plepa të gjatë e të bardhë (Mështekne), me degë të holla e mjaft delikate. Kishte dëshirë që të ngjitej në maje të këtyre plepave, sado që babai i tij e këshillonte që të mos ngjitej atje lartë, sepse ka rrezik që të rrëzohej nga ata plepa dhe të vritej apo të gjymtohej. 

Por dëshira për t’u ngjitur lartë e tundonte jashtë mase dhe pa i përfillur këshillat e të tjerëve, vazhdonte të ngjitej. Duke e lakuar majen e plepit, lshohej poshtë dhe binte në këmbë. Kjo i jepte guxim për ta vazhduar përpjekjen e tij për t’u ngjitur në maje të këtyre plepave. Në një rast u këput pjesa e epërme e trugut dhe u rrëzua poshtë me te dhe e goditi në kokë, derisa e kaploi gjaku dhe u desht që ta dërgonin në spital për ta shëruar.

Në fakt, këto përpëlitje nuk iu ndanë tërë jetën, por në forma të ndryshme. Përpëlitjet e tij në jetë, vazhduan jo vetëm në periudhëm e fëmijërisë por gjatë tërë jetës nuk iu ndanë asnjëherë dhe janë plotë me mendime filozofike dhe jetësore. Prej kësaj novele autori na mëson ato që janë me karakter folozofik e mistik, por na mëson edhe gjëra që duhet t’i mbajmë më mend, për prejardhjen e njerëzve në këtë botë, e cila quhet “bota e përkohshme” dhe prej kah jemi.

Autori i përshkruan edhe rregullat që i kishte vendosur babai në shtëpinë e tyre. Ai i porosiste edhe anëtarët e tjerë të familjes, që gjithmonë ta mbajnë derën e oborrit të mbyllur me shul e me çelës. Sidomos kjo derë ishte e mbyllur për njerëz të qeverisë si policë, pylltarë, tagrambledhes apo edhe për agallarë, sepse ai ligjet në familjen e tij i vendoste vetë dhe nuk donte që të kishte punë me njerëz të qeverisë. Ai përafërsisht thoshte:

“Unë nuk i bie në qafë askujtë dhe nuk dua që dikush të më bie mua në qafë.”

Këto janë rregulla filozofike-mistike e jetësore, që ta luftojmë ne kurdoherë të ligën e të shiturën. P.sh., edhe me ironi e sarkazmë, në tregimet “Përrallë e bukur mbi reformat” dhe tregimin “Mbi majat e artit”, të cilat, sikurse e tërë vepra janë të pasuruara me fusnota, që u nevojiten edhe nxënësve, por edhe me shkëputje nga vepra e veçantë e tij autobiografike. Nëse nuk mësojmë nëpër to, na kalojnë pa i vërejtur dhe pa i ditur.

Jo të gjithë njerëzit e fshatit ishin të tillë. Një fqinji i tyre, Nezir Delia, një familje që gëzonte një mirëqenie të lartë, në shtëpinë e tij e pret një misionar qeveritar që kishte ardhur nga Beogradi, Vojo Popoviqin, me të cilin kishte zhvilluar biseda të gjata dhe pas këtyre bisedave, Vojo ia dhuron një pushkë automatike Nezirit, me të cilën ai krekosej edhe nëpër fshat. Kështu të gjithë njerëzit që gëzonin autoritet dhe rreth tyre tuboheshin shumë njerëz, gjithësesi qeveria përmes njerëzve të vet, përpiqej t’i bënte për vete dhe këta të ishin në shërbim të qeverisë. 

Kështu veprohej, sipas autorit, edhe me klerikë të ndryshëm, me shehlerë apo hoxhallarë, duke e bërë për vete këtë kategori njerëzish, që qeveria përpiqej që ta mbante në kontroll tërë popullësinë. Babai i tij udhëhiqej prej një parimi jetësor dhe familjar, si bir i denjë i familjes së vet të vrarë në luftërat kombëtare. Ndër të tjera, sa më largë duhet që të qëndroje prej njerëzve të tillë, mund të hante një kafshatë bukë i qetë në punën e vet dhe prandaj thoshte:

“Më mirë bukë e kripë me nderë se mjaltë pa nderë.”

Të gjitha përvojat që na duhet t’i dimë i gjëjmë në këtë vepër. Më e mira na është novela e gjatë “Hijenat e dhunës/Një ngjarje që na lë pa fjalë”, e cila është një novelë ekzemplare letrare dhe e mirëfilltë, e cila nuk ka asnjë notë autobiografike, sikurse tregimi i fundit, “Antiteza e heshtjes”, të cilat na lënë me gojë hapur, si sa i përket të dhënave të vështira të jetës sonë, në të dy anët e dy shteteve tona, si e para në Kosovë, nën dhunën serbo-jugo-sllave, por edhe e fundit, në Shqipëri, për të demantuar politikën antikombëtare.

Në tregimin e mëposhtëm, me titull “Hijenat e dhunës”, autori paraqet tmerret e dhunës që kishte përjetuar populli ynë prej aparatit shtetëror të dhunës sllave që ushtronte mbi popullin e pafajshëm dhe njerëzit e ndershëm që përpiqeshin të jetonin me djersen dhe punën e tyre në mënyrë të ndershme. Kështu i kishte ndodhur Besnik Ramë Shkurtit, i cili ishte martuar me një grua shumë të bukur, Luljeta Ukë Keqmalin, me të cilën i kishin lindur dy fëmijë të bukur si drita, që do të bëhen luftëtarë të denjë të UÇK-së. 

Njerëzit e qeverisë ia kishin vënë syrin kësaj gruaje të bukur dhe për t’i realizuar qëllimet e tyre të ulta. Besnikun e dërgojnë në ushtrinë jugosllave dhe atje e vrasin në mënyre barbare. E sjellin në fshat të mbyllur hermetikisht në një arkivol, duke e lënë të vetme gruan e tij të re e të bukur.

Njerëzit e qeverisë përpiqen për t’i ardhur rrotull asaj femre të bukur, por ajo qëndron në mënyrë stoike, derisa më në fund në mënyrë të dhunshme e rrëmbejnë nga shtëpija e saj për ta dënuar e poshtëruar. Kjo është një histori e dhimbshme jo vetëm e kësaj familje, por edhe të shumë familjeve shqiptare, me dhunën që e kanë përjetuar nga qeveritarët jugoslav.

Të gjitha tregimet e novelat e kësaj vepre e përshkruajnë jetën tonë si komb, i ndarë si pjesë të një kombi në të dy shtetet diferente, që prej fëmijërisë e deri te tregimi i fundit, në të cilat na bie në sy vija e një realizmi magjik, të përshkruara me mendime të mira filozofike dhe jetësore, të përjetuara me ndjenja të vërteta. Duke i përshkruar ngjarjet dhe rrjedhën e jetës në fshatin dhe familjen e tyre, që të dukeshin herë si nëpër ëndërra e herë si nëpër përralla, duke jetuar në një ambient edhe me plot bestytni, ishte e pamundur që njeriu e sidomos fëmijtë, të mos ndikohen prej tyre. 

Në prapavijë na shtrohen vendet ku jetonin. Ai ishte i mbushur me plotë mistere, që mbjellnin frikën në shpirtrat e njomë të këtyre fëmijëve. Sidomos kur shkonin andej nga varret. P.sh. atje kishte shumë gjarpinjë, sidomos te lisi i vjetër, që e kishte një zgavër. Ndër to, e kishte vendin e saj bolla me flokë të bardha. Bollat i lidhnin njerëzit, i rrahnin me bishtin e tyre si me shkop prej gome të policisë. E fusnin kokën e tyre nën sqetullat e njerëzve dhe iu hanin mushkëritë duke iu shkaktuar një vdekje të lemeritshme.

Në këtë formë, në novelën e parë, bollat bëheshin aleate me shtrigat dhe kulshedrat për ta mbajtur përherë popullin në ankth. Kishte edhe njerëz, sidomos gra plaka, sikurse e përshkruan autori plakën Lidili, me sy jeshil, djali i të cilës paraqitej edhe në varre i mbuluar me një çarshaf të bardhë, që dukej si lugat, i ngritur nga varri dhe e ndiqte pas këtë djalë të vogël duke lëshuar britma. Shtriga plakë Ledili lëshonte ndër ëndërra edhe zjarr nga goja sikurse kulshedrat e përrallave dhe i ndiqte njerëzit për t’i ngrënë, duke i tmerruar. Prej tmerrit që e kishte përjetuar nga ajo plakë ugurzezë, për çdo natë i vinte në ëndërr, duke e ndjekur dhe duke lëshuar flakë nga goja dhe nga tmerri, e djali lëshonte ulurima të tmerrshme dhe e gjithë familja ngritej në këmbë për ta qetësuar, por pa dobi.

Nga kjo e keqe vetëm Baba Jahë, një mistik që nuk e pranonin në rrethin e tyre as shehlerët e as hoxhallarët, e uli në prehër, dhe i tregoi se si duhet të shpëtojë prej asaj plake, që ishte shtrigë. Baba Jahë e mësoi si duhet djaloshin si autorë të kthyer në fëmijëri, që kur ta ndiqte, t’ia mbyllte derën dhe t’ia shtërngonte kokën me derë. Ajo plakë-shtrigë që nxierrte flakë nga goja, pasi ia shtërngoj kokën me derë, sipas porosisë së Babës Jahë, e la fuqia dhe i doli fytyra e saj e vërtetë e veshur si një grua fshatare. 

Në këtë pjesë të librit përshkruhet edhe lufta në mes të mirës dhe të keqës, një luftë që ka vazhduar dhe vazhdon përherë në shoqërinë njerëzore. Ata që luftonin kundër së keqës, ishin dragonjët, mashkuj të lindur me fuqi mbinatyrore, të cilët luftonin përherë kundër kulshedrave që nxirrnin flake nga goja. Ndonjëherë ata i gjuanin kulshedrat me rrufé dhe i mbytnin. Bubullimat i simbolizojnë femrat e prishura. Kjo është një mitologji shqiptare, e cila edhe shpjegohet në këtë formë, për herë të parë në botë. Madje, edhe shkencore. Në ato raste shpërndaheshin retë e zeza dhe toka ndriqohej nga rrezet e diellit.

Jo pak e mistershme na paraqitet edhe jeta dhe bëmat e Babës Ukë, një mistik i vërtetë që kalonte përmes mureve të larta prej guri, si një shpirt dhe që tregohej për te. Në të vërtetë, ai kishte shkuar në burgun e Idrizovës, pa u hetuar prej askujt, dhe e kishte nxjerrë një shqiptar të njohur prej burgut, të cilin e kishte dërguar në Gjermani dhe ai na e kishte thënë të vërtetën. Përshkrimi i këtyre mistereve i japin këtij libri karakterin e një proze magjike.

Çdo tregim është i plotësuar me fusnota dhe i përcjellë nga shkëputje të autobiografisë. Këtu mund të llogaritet tregimi “Jeta e këputur në mes”, i botuar këtu në versionin e shkurtuar nga Kryeredaktori i revistës së LSHK-së “METAFORA”, nga i ndjeri Abdyl Kadolli, duke na e përshkruar “jetën e këputur në mes” të së miturës së pronarit të restorantit në të cilën punonte autori, në shenjë të përkrahjes së poetit kosovar, me të cilin e kalonte tërë kohën e lirë dhe shkëputet demostrativisht nga jeta e saj, për të dhënë një mesazh. Këtu na vjen kulmi i misticizmit dhe alegoria simbolike.

Në tregimin autobiografik me titull “Katrahura e dhembjes” autori i paraqet vuajtjet e mëdha që kishte kaluar në vendin e tij por duke u përpjekur për t’i shpëtuar intrigave të shumta dhe përndjekjes qeveritare, kalon nga atdheu në tretdhe, pra në shtetin e Zvicrës, për të bërë një jetë më të qetë por edhe për t’u marrë me çështjen kombëtare. As aty nuk e lënë të qetë, jo njerëzit e huaj por edhe bashkëvendasit e tij, si Rezil Aga, një dervish që autori i quan dervish-çervish, që ishin njerëz të shitur dhe punonin për UDB-në dhe ia kishin grabitur edhe rrogat e tij prej punëdhënësit, madje kishin thurrur një seri intrigash kundër tij, gjithashtu duke i bërë edhe magji për t’ia ngatrruar jetën dhe për t’ia bërë ferr. 

Autori nuk kishte besim as te shiitët e as te sunitët për të cilët thotë se të gjithë këta janë njerëz të shitur, që nuk iu intereson as populli e as atdheu, por vetëm përpiqen që të zhvasin sa më shumë, duke kaluar një jetë të shthurrur nëpër kafene, duke pirë alkohol dhe duke shitur pallavra. Për të gjitha vuajtjet që kishte përjetuar autori i akuzon këta njerëz që me magjitë e tyre ia kishin bërë jetën ferr. 

Autorin nuk e lënë të qetë as pjesëtarët të partive të ndryshme duke u përpjekur për ta futur nën ombrellën e tyre dhe për të punuar për interes të tyre siç ishin Hekuran Albani dhe Besnik Halimi, në tregimin “Kur thërret Atdheu”. Ata nuk ishin aspak njerëz të sinqertë dhe nuk iu kishin besën për të punuar për ta.

Besnik Halimi me guxim iu thotë:

“Asnjë parti nuk po ia mbanë krahun aspiratave të popullit, Hekuran! Të gjithë ia kanë me dredhi popullit të vet! Sikur janë marrë vesh me njëri-tjetrin për ta polarizuar e për ta ndarë masën, në mënyrë që ajo të mos bashkohet në ndonjë formë tjetër, më energjike, kundër pushtuesve!”

Kështu autori e kishte humbur besimin te këta njerëz me shumë fytyra, që më tepër punonin për interest e tyre se sa për çështjen kombëtare e për ta bashkuar ate.

Në këtë kuptim vijnë edhe tregimet e mbushura plot me të dhëna realiste dhe postrealiste, “Klithjet e Alpeve nëpër kohë” dhe “Një mik i jashtëzakonshëm”. Duhet ta marrësh parasysh një linjë të veçantë, që i lidhë të gjitha këto tregime. Prozat magjike e filozofike të autorit na duken si një roman me thekse autobiografike dhe magjike, pra si një prozë magjiko-filozofike, që është e para si i tillë.

Unë i bëra provat e para të interpretimit të kësaj vepre, më disa tregime e novela mjaft të gjata, që duken si roman, edhe pse autori nuk e thotë këtë gjë. Kualifikimi i tyre shihet kësisojit, i shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe duke i shpalosur vale-valë problemet e ndryshme që ka kaluar populli ynë në ato periudha shumë të errta. Kjo ka një vlerë të veçantë për t’i parë dhe vlerësuar ato situata nëpër të cilat ka kaluar populli ynë. Personazhet që janë paraqitur në këtë roman janë me karaktere nga më të ndryshmet dhe përmes tyre paraqitet lufta dhe përpjekja në mes të mires dhe së keqës.

Kështu përherë shoqëria njerëzore ka kaluar përmes këtyre rrugëve. Prandaj kurrë nuk është qetësuar dhe vazhdon të mbetet e tillë. Lexuesi përmes shkrimit dhe personazheve të këtij romani mund të mësojë shumëçka nga jeta apo jeta më e përgatitur për t’iu bërë ballë vështirësive që i sjell jeta.

Ne po i kthehemi thënies së autorit tonë, në fillin të këtij punimi. E kam shënuar në një bisedë me te, në Gjakovë. Ajo e shprehë vetë një shprehje domethënëse dhe mistike. Autorit i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme për shkrimin e botimin e veprave të tjera.

Gjakovë, 25.02.2022


 

Friday, March 25, 2022

Etimologji e fjalës "Pikë - Telonio - Doganë"

"Pikë" - Një fjalë apo emërtim i hershëm ky, e sigurisht shqiptare, prej të cilës burojnë mijra fjalë të tjera në gjuhën shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera të huaja. Madje shumë fjalë të njohura ndërnacionale ato tashmë, burojnë nga fjala shqipe “Pikë” si psh; Pikante, Pikatore, Pikturë, “Pikerinë” “Pikto-Sfikto”, Piks-mpiks “Fiks” e plot të tjera që do shohim në vazhdim.

Me fjalën “Pikë” nënëkuptojmë skajin më të fundit “Cakun takun” takimin e dy drejtzave apo më shumë në një pikë të vetme konkrete ose vizionale,(X) kulmi i një objekti çfardo, shkalla më e lartë e arritur në zhvillimin e diçkaje, pika më e lartë e shfaqjes së një dukurie apo përsosmërisë, përpikmëri. Kulmi i gëzimit, i suksesit, i dijes, i lumturisë - Pika infinite: X = Zë = Zot.

Në rregullat e drejtshkrimit “Pika” vendoset në fund të fjalisë, ashtu siç përdoret ne rastet kur duam të tregojmë një veprim të pa diskutueshëm, p.sh “Kjo punë është e mbaruar dhe Pikë”

Në gjuhën angleze fjala “Pike” quhet “Point” në ate greke quhet; “Teli”

Shikojme një tabele krahasuese të fjalës “Pikë” nga gjuha shqipe me atë angleze dhe greke, tek gjuha e jonë shqipe të gjitha fjalët e mara si shembuj kanë për rrënjë fjalën “Pikë” e ndërsa në gjuhët e tjera kjo gjë nuk ndodh ato largohen nga rrënjet e tyre përkatësisht në anglisht nga “Point dhe tek grekja nga fjala rrënjë “Telio” 

·                     Shqip …………. Ang. …………...Grek

Pikë

Pra fjala greke; Télos = Pikë, quhet kështu sepse tregon fundin e një rreshti, fraze, fjale, apo diçkaje tjetër, aty ku përfundon ashtu si në rastin e fjalës “Pikë” të gjuhës shqipe etj.

Në greqisht kemi:

·                     Τέλος …………….. télos……………….. Fund

·                     Τελειώνει …….….teleiónei………. Perfundon

·                     Tελωνειο ………. teloneio……………Doganë


Pas kësaj duke ditur tashmë kuptimin e fjalës, “télos” baraz kjo “fund” aty ku përfundon; 

“Ana -Tokë”⇔ "Dog/anë"

Në dialekin e shqipes në gegenisht kemi; Anë = On’;  pra Del - në An’, del në Onë = Tel/on-io = Dog/anë, Tok/anë, në anën tjetër të; Tokës Anë - Doganë.

 Pas kësaj duke ditur tashmë kuptimin e fjalës, “télos” baraz kjo “fund” aty ku përfundon; 

“Ana -Tokë”⇔ "Dog/anë"

Në dialekin e shqipes në gegenisht kemi; Anë = On’;  pra Del - në An’, del në Onë = Tel/on-io = Dog/anë, Tok/anë, në anën tjetër të; Tokës Anë - Doganë.

Diçka e përfunduar krejtësisht, e tëra, por edhe e përkryer pra e kryer me sukses, në gjuhën shqipe kemi; Ja Del, “Ia doli M’Anë” ashtu si edhe në greqisht kemi; “Tel, Telia = krejt” dhe po nga e njëjta fjalë "telia = pikë" tek gjuha greke kemi persëri; “telia = e përkryer”

Fjala; “Tel” e greqishtes nuk është asgjë tjetër përveçse fjala e pastër shqipe “Del” “Dal” (Delete) por edhe “n’Dal”, e cila tregon fundin “extrem” të një diçkaje në hapësirë, largësi dhe lartësi e në fakt ajo buron pikërisht prej aty, epiqëndrës (X) së këtij universi … Aty ku ku përfundon e rinis Gjithësia …!

 

 Aleksander Hasanas @ Gjuha shqipe

 

Thursday, March 24, 2022

Etimologji mbi fjalët: “Kurban; Kurë; Kuran; Kurbet; Kurbat, etj.”



Fillimisht sqarojmë se origjina apo burimi i fjalës “Rrugë” apo “Udhë” janë thjeshtë simbol shëmbëlltyrë e rrezeve të Arta “Ra”, prej aty kemi fillimisht: A’ra; O’ra, Ura, (orbita, orient, urano) pra “ura” mjet për të kaluar, lëvizur, udhëtuar, e më pas kemi nga: U’r = ull, (ulluk) ulla – udha (uliksi apo Udhisea).

Pra tek të gjitha gjuhët IE, fjala “rrugë” buron prej së njëjtës rrënjë e përbashkët: “Ar<>Ra = Reze drite”, rrënjë kjo e cila motivohet vetëm nëpërmjet gjuhës së lashtë shqipe.

Ku qëndron bukuria apo rregullat e pashkruara gjuhësore në këtë rast?
​
Njeriu me lindjen e tij sigurisht lindi bashkë me gjuhën, bëlbëzimet e para, atë askush nuk e mësoi të fliste apo të shkruante brenda rregullave gjuhësore, veçse gjatë rrugës miliona vjeçare krijoj gjuhën e vet, sigurisht mbi bazën “e symbolit”, shembëlltyrës, “vizionit” të një objekti më të parë, vetive dhe funksioneve përkatëse, “dritës vet”, prej nga aty ku erdhi jeta, e të gjitha këto në shërbim të nevojës, luftës për mbijetesë, etj.

Pra fjala dhe gjithë fjalori i krejt gjuhëve mbarë njerëzore i përkasin një pike të vetme, një objekti të vetëm madhështor, aksi, boshti, pika “x” infinite e kësaj bote.
​
Pasi kemi thënë: Ullë; Udhë, sigurisht është dashur të themi edhe “udhëtar”, bukur; nga udhë – udhëtoj, udhëheq, “Udhise”, udhëzim, udhëtar, etj … po në rastin e fjalës Rrugë a mundemi njësoj të krijojmë fjalë të reja të tjera? Sigurisht që po, por jo në të njëjtën formë, vetë forma strukturore e fjalës rrugë nuk të lejon, nuk mundesh të thuash lirshëm gjithë fjalët e mësipërme me bazë fjalën “udhë’, udhëheqësit nuk kemi mundur ti themi “rrugëheqës”, e në vend të fjalës udhëzim, udhëzoj nuk kemi përrdorur dot fjalën rrugëzim, rrugëzoj, etj.

Pra ça ka ndodhur?

Për të plotësuar këtë boshllëk njëriut – të shqipes i është dashur të gjejë forma të tjera duke vendosur lidhëse ose folje në këtë rast para emërtimit “Rrugë”, psh: ai që bën rrugë, në të lashtën gege thuhet; rrugë – bân, ose bân/rrugë, duke ditur se fjala rrugë burron prej fjalës “urrë” atëhere kemi: Urrë ban = urbani i qytetit, pra kemi një lidhje urrësh; udhësh; (rrugësh) njëjtë si “urrat e zjarrit”

Ky është edhe kuptimi i fjalës “Kurbân” – pra ai që bën një “fli” në emër të krijuesit, e për të marrë bekimin e tij i duhet që të bëjë urrë lidhse; K’ urrë/ban = kurban, (Që urrë ban), pa futur këtu edhe anagramën e fjalës; “rrug/k’<=>kurrë”.

Pakicat egjiptiane – sot quajtur edhe “Romei – romeli” në gjuhën e popullit prej gjuhës shqipe quhen edhe “kurbatë” pikërisht quhen kështu sepse janë fise të cilët që prej lashtësisë janë gjithmonë në lëvizjë, gati pa atdhe në rrugë e sipër, pranë brigjeve të lumenjëve për të ushtruar zanatin e tyrë aq të bukur e fisnik me thuprathurrur, kjo ashtu fiks si emgrantët, sot në migrim quajtur gati njësoj si Kurbat – Kurbet, kurbetli – njerrëz pa atdhe në rrugë në lëvizje, pa përqëndrim.

Një këngë e bukur kurbate thotë: Romeli e romale, sot këtu e nesër atje​


Në gjuhën shqipe fjalë të këtij tipi janë të shumta me qindra ndër to po sjellim fjalën, “Kurë” dhe kemi të bëjmë pikërisht me “rrugën” një peri/udhë kohore të caktuar të cilën duhet ta përshkojmë nën kujdesin e marrjes së barnave mjekësore apo diçka tjetër, peris etj.

Në fenë ortodokse kemi: “Udha e drejtë = Ortodhoksi”, ashtu si tek feja islame kemi librin e tyre i cili flet për “Rrugën e tyre = Kurranin” – e ndërkohë tek Katolikët, do mundemi të gjejmë fjalën Ullë (udhë)

Cipa e sipërme e cila mbështjell trupin e njeriut, e që #lakon” në rrugë e sipër krejt këtë trup quhet “lâkurë ~ lêkurë”, njeriu që është punësuar diku i rregullt, për një periudhë kohore relativisht të gjatë pagesa e tij quhet “Rrogë = një rrugë”, njeriu që ri gjatë gjithë kohëve në rrugë quhet ‘Rrugaç’ … ndjesë por për hir të studimit më duhet ta them se edhe një femër e tillë quhet po ashtu “Kurvë” ashtu si tek greqishtja kemi: “Dhromë = rrugë” dhe “Dhromè = Vromë” këtu në këtë rast kemi një kalim të shkronjës nga “D = V”, njëjtë si tek emërtimi: “Dhampir = Vampir” – (ndërkohë kemi: Ro = Rugë > Rospi – rrugaç-e), etj.


Trupi fillimisht prej druri e më pas prej guri e të tjera materiale, i/e ngrënë në formë “U” e cila mundëson #rrugëtimin e ujit në një drejtim të caktuar në gjuhën shqipe quhet “koritë”, pra kjo është një “Urrë” “kurra” për të mbajtur në kurriz dhe kaluar uji, etj materiale, sipër saj, ashtu i/e njëjtë siç ndodh edhe tek i njëjti mjet aty ku “ulet” e zbret uji, e nëpërmjet saj mundëson “uljen udhëtimin” e tij – quhet: “Ulluk”. (Ulla = Udha).

Fjalët, kurajo, kureshtje, kurizi i malit tek gjallesat dhe tek njeriu, fjalët kursej, kurs, (kursa = vet/urë, në greq.) kurs këmbimi – lëvizje valutore, 'kursej, kursim' e shumë shembuj të tjerë do i gjeni tek i njëjti burim sa më sipër, tek fjala shqipe rrugë > urrë> k’urrë, të cilat i përkasin perëndisë dhe rrezeve të dritës Ra - Kurrorës; a'urrorës se saj me të ndritshme.

Aleksandër Hasanas
Korçë më: 18/7/2017​ (Jul 18, 2017 Add bookmark #1)


Tuesday, March 22, 2022

AKROPOLI – RRENJA NË SHQIP - ETIMOLOGJI



Akropoli i Athinës (greqishtja e vjetër: Ἀκρόπολις;  Modern Greek: Ακρόπολη Αθηνών Akropoli Athinon) është një kala e lashtë e cila ndodhet në një dalje të “lartë”-à “shkëmbor” mbi qytetin e Athinës dhe përmban strukturat e disa ndërtesave të lashta me rëndësi të madhe arkitekturore dhe historike, (quajtur e famshme Partenoni.)
Thuhet se fjala Akropoli vjen nga fjalët greke ἄκρον (Akron, “buzë, skaj”) dhe πόλις (Polis “, Qyteti”). 

Po e vërtetë, më se e vërtetë, por më një ndryshim të dukshëm, thelbësor, që në pamje të parë duket e parëndësishme, e njëjtë … por Jo!
“Akron” në greqisht, barazuar = Buzë, ose Skaj, ashtu si në çdo gjuhë tjetër ajo ka dhe ruan të njëjtën vlerë. …
Qyteti i “Akropolit” gjendet i ndërtuar në vendin më të “lartë” në pjesën më të “ngritur” madje dhe “shkëmbor” të të gjithë qytetit përreth tij.







Thjesht fare “Akropoli” ndodhet jo në “anë” të qytetit në buzë të qytetit-perëndeshës “Athina” por në “skaj” të saj, në lartësinë më të madhe që ekziston aty.
Në anglisht jo pa vlerë Qielli quhet; “SKY” E pra ; “(Apeftheías) direct, kuptueshëm bije domethënia e fjalës; “Akr/on = Anë-n” ashtu si edhe, “Akropoli = Qytet në anë, në buzë”
Një pyetje retorike, në buzë ku, të kujt është ndërtuar ky qytet, vërtet nga më të lashtët, në buzë të rrugës, në buzë – lumi apo në buzë mali?
E kuptohet, se edhe në greqisht; “Akron” në këtë rast do të thotë = në krye, në krei, sipër lart, në pjesën më të n/gritur të qytetit-vetë, në pjesën më të ashpër, të ftohtë, të n’gritur dhe shkëmbor.
Rrënja e këtij emërtimi; “Akropol” dhe e mijëra fjalëve të tjera, në gjuhën e pastër shqipe dhe në të gjitha gjuhët e tjera  IE  qëndron e pandryshuar fjala- rrenjë e gjuhes shqipe; “Gr” (kr).
Prej rrënjës shqipe  sufiksit; “Gr” burojnë dhe rrjedhin mijëra fjalë të tjera, në gjithë gjuhët mbarë – folur, prej saj nënkuptojmë; gjithçka që ndodhet lart, sipër nesh, ngritur (gritur), dukshëm, e prekshme, e qartë e dalë-dallueshëm mbi sipërfaqe të ulta të sheshta e të tjera.
Vendet e larta – të n’gritura, sigurisht që ato janë edhe më të freskëta, të ftohta, të thata dhe në shumicën e rasteve “GRI”.
-Për ilustrim po sjell gërmën “Lapidar” të gjuhës shqipe e pikërisht foljen e shqipes; “A” = ashtë, njëkohësisht, si fjalë pohuese, dhe në shumë pak raste edhe si fjalë mohuese, kjo më tepër përshtatur në gjuhë të tjera të huaja pasi edhe aty nuk qëndron rehatshëm.

Siç theksuam edhe më sipër, me fjalën shqipe “Gri” kuptojmë një vend të “ritur – ngritur” por edhe të ftohtë të ashpër,të egër, në skaj të një mali shkëmbi, aty ku të “grin” dhe të “ngrin” e ftohta aty ku të ‘gre e të gremis në greminë era, aty ku “gri” quhet dhe ngjyra.
Fjala “I egër”, buron pikërisht këtu, mjafton të vendosim foljen shqipe para fjalës “gri” dhe kemi; A’gri = ashtë i egër, i ashpër, i ftohtë, egërsirë “hungërin”etj.
Këtu mundemi të përmendim fjalën shqipe, “ngri, ngricë, ngriva, ngriu u bë akull” njëjtë huazuar kjo fjalë edhe nga gjuha greke; krio = ftohtë.
Ashtu siç mundemi të themi; Angri, Angli, Hungri-Hungari si dhe Grienlandë.
Mjeti që mpreh veglat e metalta etj, në gjuhën shqipe quhet; “gri, grijë” dhe ka mundësisht po këtë ngjyrë – gri, por jo vetëm kaq, gjithçka e mprehtë si majat e maleve shkëmbinjëve të lartë etj, quhet dhe merr si emërtim sinonime të kësaj natyre, si; greminë, “grifshë” , “grillë”, gribë, shkreptinë, gris-je, kri-sje, (ga/gren) grep, grevë, grind, grindacak, etj
Fjala “Gri” e lashtë shqipe ka kuptimin edhe të një sendi çfardo, por detyrimisht paksa e fortë – relativisht dhe e ashpër mundësisht, pavarsisht se mund të jetë edhe e imët jo në përmasa vigane, por dhe në formë kokrrize ashtu si kripa, krunde, etj, ajo që vlen të theksoj këtu e njohur sigurisht në gjuhën shqipe është; “Kry = Kokë” pra quhet kështu sepse ndodhet në pjesën e sipërme të trupit; A’kry ashtë në krye , ashtu si qyteti antik Akropoli, shtrirë A’krye sipër në ngrehinën më të lartë ndodhur aty, ky qytet “krijuar si krijim i ngritjes më të lartë njerzore, “krekoset” ndër “sky” kryelartë, për krijesën njeri-qytetëruar”
Pra Akropoli në Athinë ashtu sipas  wikipedias do të thotë “qytet në Anë” …?
Hititët ishin “Atat”– Etrit_tanë, mendoj se emërtimi: “H’itit” (a = i + h) buron nga fjala; “At = Zot” pra Hitit do të thotë; “zotër” një lidhje të ngushtë shoh këtu edhe midis fjalës Hitit dhe Etrusk-zotërit e Detit – detarë (Etr/u-sk <> skurët = njerëz të Detit  “Dioskurët” kjo edhe në gjuhën e vjetër “suane” (Gjeorgji)
Hattusa  Hitite Empire, rrethj 1300 pes. në përputhje me moralin militant të bijve të “Hethit” – kryeqytet i tyre ishte i fortifikuar madhërishëm, vendosur në “terren të favorshëm” ai ishte i rrethuar me mure të dyfishta parandjerë muret trefishe të Kostadinopojës. Në kurriz të malit në pjesën e sipërme në krye është “Akropoli” e cila ishte e qarkut “mbretëror” të qytetit –➢ pra i “Atit” ku përmbante edhe pallatin e tij.
Qyteti u shkatërua në 1200 pes. gjatë periudhës së bronzte Age collapse.
Fjala: Pol = Qytet  ka kuptimin e qendrave të populluara me; “boll” popull – milet dhe në vizionin e saj ajo tregon edhe një rreth qëndre “bola” po kjo një tjetër temë (b; bʰ; p).
Aleksander Hasanas

Tuesday, March 1, 2022

Lahuta – Etimologji

 

Lahuta përbëhet nga një kasë druri në trajtë vezake, të zgavruar përbrenda. Kjo zgavër e ‘hutit – si kuti’ mbulohet me lëkurë të regjur ose çapër, siç e quajnë në Malësinë e Madhe.
E gjithë lahuta përbëhet nga një dru njëcopësh, prej panje, gështenje, krekëza, lisi ose arra, e të tjerë lloje drurësh që zgavrohen lehtë, në formën e gjysëm hënës të lakuar në trajtë hënëze e cila quhet agrec (Krujë), budat (Tropojë), ras (malësi e Madhe), drocak (Dukagjin).

Çapra e suprinës përbëhet nga lëkura e regjur e dhisë ose nga plëndësi i bagëtive i vendosur nga ana e lëmuar e sipërme. Çelësi punohet nga dru i fortë. Harku (argeci) përbëhet zakonisht nga thupra e thanës, arrës, etj. Fijet e tij përbëhen nga bishti i kalit të zi, 30 fijet përdridhen dhe vendosen nga njëra anë e harkut në anën tjetër duke krijuar tension dhe duke e harkuar thuprën e harkut. Qimet e harkut lyhen me rrëshirë pishe të egër.

Cilësia e tingullit dhe kumbimit të këtij instrumenti nuk përcaktohet nga lloji dhe cilësia e drurit por më shumë nga cilësia e lëkurës dhe përpunimit të saj, përpunimi i qimeve të harkut etj. Bishti i lahutës që është vazhdimi i kasës, nuk ka tastierë të ndarë dhe mbaron me një kokë dhie të skalitur, Teknika e gdhendjes së figurave të shumta të cilat realizohen me forcë shprehesë praqesin shumë simbole të kulturave të lashta të para edhe në fusha të tjera të jetës, në objekte të ndryshme, në ndërtime etj

Tingulli prodhohet duke përshkuar me hark bishtin e lahutës, ndërsa akordet ndërrohen duke prekur bishtin me gishtat e dorës tjetër.
Etimologjia e fjalës “lahutë” mbetet e paqartë në krejt gjuhët e lashta si tek ajo greke, latine, proto gjermane etj.

Lahuta, mbetet si pjesë e pandarë e eposit të kreshnikëve, ajo është një instrument muzikor, vepër arti arkaik tradicional popullor që mbart subjekte mitike të panteonit më të lashtë iliro-shqiptar.

Në gjuhën shqipe dhe vetëm tek ajo kemi një vegël tjetër muzikore të quajtur Ut (i bije Utit) – pra kemi Ut dhe ‘la ut’ > Lahuta vegël muzikore e cila lëshon tinguj të larta vajtuese, “lutëse” njëjtë si Huta e maleve një lloj bufi, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sqep të shkurtër e të kthyer si të shqipes, që rron nëpër pyje dhe këndon natën sikur vajton. Zog huti. Kënga e hutit.

Kjo është ‘La + (h)Uta’ vegël muzikore njëjtë si ‘Uta’ dhe tinguj të hollë vajtues, si Huta, tinguj lotues, lundrues, lutëse – lavdëruese melodi.

Ndërkohë në gjuhën shqipe kemi fjalën: UTOPI f.
1. Përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore ose i një rendi shoqëror të përsosur pa shfrytëzim dhe pa luftë klasash; ëndërrim i parealizueshëm, ëndërr, fantazi.
2. let. Vepër në të cilën shkrimtari paraqet si diçka të vërtetë një ëndërr ose një përfytyrim për një vend me rend shoqëror ideal.

Sërish kemi një lidhje të kësaj fjale ‘utopi’ me melodinë, e krijuar prej ‘utit > Lahutit thurjen e tyre me fantazi nga lahutari, endërrim, duke ‘luajtur’ me ‘lodrën’ e vet, e duke ju lutur e thurur lavde ‘Atit – Zot’ 

Tek gjuha shqipe kemi pikërisht ketë sinonim ‘lodër’ => Vegël muzikore dhe prej tyre duke luajtur me to fitojmë Melodi, tinguj nga më të ndryshmet zanore, është fjala shqipe ‘Me + lod’, me lojt, me lut, me lahute = Melodi, me lodër, lodra vegla muzikore, (da u la), Daulle, etj. Melōidia; Melodi. (Luaj një pjesë muzikore)

Dhe më tej prej fjalës sonë shqipe Lahuta e lidhur ngushtësisht me emërtimet e lashta prej shqipes ‘Ut- vegël muzikore’ dhe ‘Huta – zog vajtues (buf)’ kemi një emërtim tjeter të njohur vegël -loder- muzikore e pikërisht ‘Flautin’ Tek kjo fjalë tek ky emërtim mjafton të largojmë shkronjën fillestare te saj (f) dhe kemi aty fjalën ‘Laut + F => F’laut’, kjo ndodh edhe për një arsye tjetër sepse Flauti ështe një vegël frymore me katërmbëdhjetë vrima por që në kryë të saj aty ku vendosen buzët ajo vjen e mprehte e mbyllur e hollë ‘fletë’ ndaj dhe quhet “f’laut”

Së fundi duhet theksuar se vet forma ‘kutia < kuti < uti’ i Lahutës është e tillë e rrumbulltë e përngjashme me formën e zogut të natës Hutës – simbol i Hënës zonjës ‘Ate’ (la ate, La ōtë, La utë, Lahutë).

Tek fjalët e lashta (palaeolexicon) gjejmë *κυτος; kut-os lidhur me IE *-kHu-ti- => Kuti e rrumbullt mbështjellëse, fryrje



Aleksander Hasanas
(Mili Butka)

Ref. http://www.fjalori.shkenca.org/
Leiden Indo-European
Etymological Dictionary Series