Nga: Reshat Ago
Lufta e klasave ka qenë
një nga kapitujt më të shëmtuar të monizmit. Më duhet, së pari, të përcjell një
thënie të njohur që ata popuj që harrojnë historinë, janë të destinuar t’u
përsëritet.
Lufta e klasave, në një
formë ose tjetër, preku tërë shoqërinë shqiptare, si një lloj murtaje që në ato
vite nuk ju gjet ilaçi. Kolonja ka qenë një nga rrethet që e vuajti më tepër
këtë sëmundje, ardhur larg nga stepat ruse.
Pasojat e saj kanë qenë dramatike. Familje të tëra u shkatërruan.
Vëllezër, motra, kusherinj dhe të afërt, të ndarë në breza. Martesa të ndara
për biografi dhe dashuri të ndaluara nga partia! Fëmijë të ngelur pa prindër
ose me një prind, me pasoja psikologjike tërë jetën. Individë të prekur nga kjo
murtajë që përjetuan dhimbje, veçim, ndarje, deri dhe në raste vdekje. Një
traumë me pasoja që i shoqëruan viktimat deri në vdekje. Akoma më e ndjeshme
ishte kjo luftë monstër, kur preku një brez mësuesish. Mësuesi nuk ishte dhe
nuk është një individ i zakonshëm në shoqëri. Në çdo sistem ai ka një pozicion
nderi, pasi përgatit të gjitha profesionet.
Treva e Kolonjës e
njohur për dije, rilindas dhe mësues të
martirizuar nuk do ta meritonte një kapitull të errët të trajtimit të mësuesve
të vet. Drama e tyre, me pak fjalë, është sa e dhimbshme, aq dhe me efekt negativ
në kohën që ndodhi dhe me pasoja më pas. Një dyzinë mësuesish, ndër më të
mirët, nga familje të respektuara në komunitet, do të përjetonin një histori të
trishtuar që fjalët nuk kanë ngarkesën ta përshkruajnë. Dëbimi, poshtërimi
publik, burgosja dhe tërë pasojat, janë një njollë shëmtuar në historinë e
arsimit kolonjar që nuk duhet lënë në harresë.
Një pjesë tjetër
mësuesish, me “njolla në biografi”, jetuan përditë dilemën dhe ankthin se nesër
do të ndahem nga nxënësit, klasat dhe kolegët. Neve nuk jemi në gjendje tu
rikthejmë vitet më të bukura që humbën pa të drejtë, as ëndrrën e misionit
fisnik që u këput në mes, as një jetë ndryshe dhe normale që nuk e patën më,
por neve duhet tu përcjellim homazhe respekti atyre që janë ndarë nga kjo jetë,
dhe një lehtësim të plagëve të pashëruara për ata që jetojnë.
I lidhur që në vitet e rritjes me këtë
profesion, e ndjej që duhet të ishte shkrojtur, nga unë, apo dikush tjetër, më
herët për atë brez mësuesish që kaloi atë kalvar. Për më tepër, një pjesë e
tyre më kanë mësuar dhe ngarkesa personale shtohet. Duke u rikthyer në ato
vite, përjetimi i tyre ka qenë më tepër se një dramë familjare.
Net të tëra pa gjumë.
Pengu i përditshëm që fëmijët e tyre nuk do të shkolloheshin. Ndarja nga
nxënësit dhe kolegët. Dërgimi në punët më të vështira. Bashkëfshatarë dhe të
afërm që bënin sikur nuk i shikonin në rrugë, sikur të ishin të sëmurë me
kolerë! Një pjesë qenë nën një trysni torture që t’ia “shpërblenin popullit dhe
partisë” me mënyra të tjera të djallëzuara, duke i vënë në një dilemë të
vështirë jete, një luftë e vështirë brenda vetes për të ruajtur dinjitetin,
nderin dhe besën, një vrasje e dyfishtë. Vetëm ata e dinë çfarë kanë hequr!
Le të përcjllim një kujtesë
në respekt të tyre:
1.
Vërtet nuk u dëbua nga
arsimi, poeti i madh lirik, por dërgimi në shkollën 8-vjeçare të Boshanjit, kur
e kishte vendin në katedrat e Universitetit të Tiranës, ishte më tepër se
dëbim. Megjithë përjetimin e vështirë emocinal, një kalibër poeti dhe përkthyesi
si Dhori Qiriazi, la pas një trashëgimi të shquar, një pasuri për Kolonjën dhe
Shqipërinë. Është një figurë që i vjen rrallë Kolonjës dhe emri dhe vepra e tij
renditet pas rilindasve të njohur, ndaj dhe kujtimi për Dhorin, meriton një
bust në krah të tyre. I paharruar emri, vepra dhe kujtimi i poetit të madh
lirik!
U lind në fshatin
Rehovë. Kalvari që kaloi Spiroja meriton një roman të dhimbshëm. Ka qenë një
nga mësuesit më të kualifikuar të brezit të tij. I arsimuar në “Zosimea” në
Janinë dhe Shkollën e “Fullcit” në Tiranë, njohës i greqishtes, anglishtes dhe
italishtes, ishte krenaria e mësimdhënësit në shumë shkolla të Kolonjës. Pasi
punoi 35 vjet në arsim në shkollat e fshatrave: Selenicë e Pishës, Gostivisht,
Starje, Rehovë, Borovë, Kovaçisht, Delvinë, në një ditë pune, para nxënësve në
Ersekë, arrestohet para tyre, në një skenë poshtëruese. Ishte 18 Dhjetor 1961.
Pasi nuk i gjetën asnjë dëshmitar të fabrikuar në Kolonjë, gjyqin ja bëjnë në
Korçë, duke i sjellë dëshmitarë të stisur, të marrë nga burgu i Korçës, këta të
fundit, viktima të vuajtjes dhe dërmimit moral dhe shpirtëror. Dënohet me 8
vjet burg. I vetmi “mëkat” i mësuesit ishte sepse pati pranuar pako dhe veshje
nga USA, nga vellai i madh, një emigrant i rregullt ekonomik. Lirohet nga burgu
në vitin 1966. Nuk i lidhën kurrë një pension duke ja bërë jetën e tij mizerje,
moralisht dhe finaciarisht.
Spiro Rupi ngelet
përfaqësuesi më dinjitoz i brezit të vjetër të mësuesve kolonjarë. I paharruar
emri dhe kujtmi i mësuesit Spiro Rupi!
Dënimi i Polikron
Papajanit në vitin 1977 ka qenë një nga skenat më të shëmtuara të regjimit.
Polikroni ishte një nga mësuesit më të përgatitur të gjimnazit të Leskovikut.
Jepte lëndën e rusishtes që ju kthye në një mallkim. Lexonte revista dhe romane
në gjuhën ruse për të ngritur nivelin e tij mësimdhënës. Në një mjedis i
“shpëtoi goja” dhe u shpreh për arsimin që “është ç’edukim jo edukim”, ishte
fjala për ngarkesën ideologjike. Duhej një “kokë turku” për të frikësuar të
tjerët, në veçanti intelektualët. Akuza duket shumë qesharake sot: “Përhapës i
ideologjisë revizioniste!”.
Si “provë” ju gjetën në
shtëpi disa revista në rusisht. Gjyqi ju bë publik, një terror i vërtetë në
Leskovikun e vogël, dikur me emër që koha e kishte rudhur. Dënohet sipas nenit
famëkeq të agjitacionit dhe propogandës dhe lirohet pas 9 vitesh burgimi, në
vitin 1986. Ironia e dënimit të të ndjerit ishte se Polikroni nuk ishte kundër
regjimit. Kam patur fatin dhe dhimbjen të njihem me mësuesin e nderuar, në
vitet 90-të, fatin për inteligjencën që zotëronte dhe dhimbjen për vuajtjet. I
paharruar emri dhe kujtimi i mësuesit Polikron Papajani!
Pas përshkrimit të shkurtër
të poetit lirik dhe dy mësuesve fatkeqë që humbën lirinë, renditja vazhdon
sipas alfabetit.
Dhimiter Lula u lind në
fshatin Shalës të Kolonjës. Vëllai i Anasats Lulës, një figurë e njohur në
mbarë Shqipërinë, emri i të cilit do ta ndiqte pas, si një “hije që të tremb”!
U dilpomua si mësues, në një kohë që kolera e luftës së klasave linte qoshe të
painfektuara.
Punoi shumë vite në
Erseke, në fshatin Novoselë të Kolonjës dhe la emrin e një mësuesi të ditur, të
urtë dhe të zgjuar. Në vitet 60-të dëbohet nga arsimi dhe dërgohet në prodhim.
Situata u acarua më tepër, kur vëllai tjetër, SARANDI, u dënua për agjitacion
dhe propogandë. Vëllai i tij, si dhe Dhimitri, ishte një figurë e respektuar në
tërë Kolonjën, përjashtuar nga studimet në Rusi, sepse rrahu një student rus,
se i pati sharë Shqipërinë.
Dhimitri ishte një burrë i zgjuar dhe lexues i
apasionuar. U nderua me të drejtë me titullin” Mësues i Merituar” në vitin
1994. Drejtoi për 2 vjet degën e Partisë Demokratike në Kolonjë dhe ruhet mirë
në kujtesë për formimin e tij demokratik dhe kujdesin. Kam qenë me fat që e kam
njohur dhe kemi pasur një miqësi të ngushtë, deri sa ndërroi jetë në vitin
2004. I përjetshëm kujtimi i Taqos!
5. ENVER FAMA (1942-2023)
6. FILIP DURO
7.GEZIM KOÇIU
Nuk ishte problemi i
zonës malore, sepse dhe atje banonin njerëz, por katandisja në disa zyra të
degraduara të fshatit, pa asnjë mundësi jetese, ka qenë një torturë e vërtetë,
pasi lanë pas shtëpinë e tyre private në Ersekë, ndër më të mirat. Fakti që banorët
e fshatit i shihnin si aliene dhe nuk ju flisnin në rrugë, ishte një tjetër
torturë. Vëllai i tij, Arti Koçiu, një ndër futbollistët më të talentuar të
“Gramozit” të Kolonjës, nuk u lejua të kalonte malin e “Qarrit”, jo më të ishte
pjesë e ekipeve më të mira të vendit.
Pas rënies së regjimit
komunist, Gezimi ju rikthye ëndrrës së tij. Lëvizi në Korçë, ku punoi mësues i
edukimit fizik në disa fshtra dhe në qytetin e Korçës.
8.LIRI SABRI NUNUÇI
9. LINDITA CENKO
ISAI
10. LISAVETA GJERGO
ISAI
11. MAKSUT LARTI
(1944-1995)
Pas dëbimit nga arsimi,
Maksuti punoi në minierën e Bezhanit nga viti 1973 deri në vitin 1991. Ndahet
nga jeta, para kohe, në Nëntor 1995, në moshën 51 vjet, me pengun që nuk u
rikthye më midis fëmijëve, mision që e deshi aq shumë. Fëmijët e tij vazhduan
të githë ëndrrën e këputur të të atit. Kam patur fatin ta njihja! I paharruar
emri dhe kujtimi i Maksut Lartit!
12. PERPARIM ISAI
Të gjithë mësuesit
kujtohen me respekt tërë jetën, por Përparim Isai ishte një format tjetër. Me
një disiplinë tipike gjermane, rigoroz, i sjellshëm, i hijshëm dhe truplartë,
madje dhe i “frikshëm” për moshën tonë, kështu ruhet në kujtesë nga shumë breza
që mësoi mësuesi nga Kreshova. Pasi përfundoi pedagogjiken e Elbasanit në vitet
vitet 57-61, me sakrificë dhe duke punuar mësues në fshatrat e përmendur,
përfundoi me korespodencë Institutin dy vjeçar për bio-kimi dhe gjeografi.
Sikurse shkrojta për Lisavetën më sipër, fati i solli atë në Luaras dhe njohja
prej kolegësh solli krijimin e familjes së tyre të respektuar. Një goditje e
dyfishtë në vitin 1975, i dëbon nga arsimi, të dy bashkëshortët! Një përjetim i
rëndë çifti, që vetëm ata dinë ta tregojnë dhe sot, pas 60 vitesh! Në vitet
75-78 punon në fshat në kooperativë. Nga viti 1978 deri në vitin 1991 punoi në
minierën e Bezhanit. Në vitet 90-të ritakohem me ish-mësuesin tim që e
respektova tërë kohën, sikur e kisha para klasës, në Luaras, në klasën e pestë,
dekada më parë. Lëvizi nga Kreshova në Ersekë me familjen. Në vitet 96-2000
drejtoi me ndershmëri dhe etikë, si fisnik që është, Komunën Qendër në Ersekë.
I uroj shëndet dhe jetë të gjatë mësuesit tim!
13.QAZIM XHOMAQI
Qazimi u lind në vitin
1943. Në vitin 1961 përfundoi
pedagogjiken “P. Nini Luarasi” në Korçë. Nuk mund të merrte bursë për
arsye”biografie” si të tjerët, por në vështirësi të mëdha strehimi dhe ushqimi,
e përfundoi pedagogjiken si nxënës i jashtëm. Në vitin 1961 emërohet mësues i
ciklit të ulët në fshatin e largët Piskal. I aftë dhe kërkues, e kalojnë mësues
në 7-vjeçare që më vonë u kthye në sistemin me 8 klasa. Pas dënimit të vëllait,
BARDHYLIT, për agjitacion e propogandë, jeta e tij merr një rrjedhë akoma më të
rëndë. Në vitin 1968 dëbohet nga arsimi dhe kalon në prodhim deri në vitin
1988, vit që largohet në Tiranë. E kam takuar në vitin 1992 në Ersekë, i
dërmuar nga vitet, por me shpresën dhe optimizmin e rifituar, për tu rikthyer
në arsim, pas një lëngate psikologjike dhe morale, prej 24 vitesh. Rifilloi
mësues në shkollën “11 Janari” në Kamëz në vitin 1992, deri sa doli në pension
në vitin 2007. Qazimit i uroj shëndet dhe jetë të gjatë!
14. SHEFKI MYDINI
Megjithatë, pas pak kohësh, Shefkiu rikthehet
në arsim deri në vitin1976. Është mesi i viteve 70-të, kur “tcunami” i luftës
së klasave ndëshkonte në të gjitha krahët në Kolonjë. Pas dëbimit nga arsimi,
Shefkiu punoi në minierë deri në vitin 1991. Fatkeqësisë së dëbimit nga arsimi,
ju bashkua dhe ndarja nga jeta, para kohe, e bashkëshortes! Jam miqësuar me të
ndjerin Shefki, në fillim të viteve 90-të në fshatin Butkë, ku familja
ime jetoi përkohësisht. I ditur dhe elokuent, ende ruaj të pastër në kujtesë,
takimet me Shefkiun, ku dalloja lehtë brengën e largimit nga arsimi dhe humbjen
e të shoqes, para kohe. Ndahet nga jeta i dëshpëruar në muajin Maj, 1992. I
paharruar kujtimi i mësues Shefkiut!
15. VASIL KOLOMITRO
16. YLLSON XHOMAQI
Megjithëse i erdhi
emërimi nga Ministria e Arsmit si mësues në Kolonjë, me preteksin se “janë dy
vëllezër”, nuk e emërojnë dhe nuk e gëzoi asnjë ditë kënaqësinë e diplomimit të
tij, si mësues i ciklit të ulët, deri në vitin 1991! Madje e “promovuan” të punonte
në kooperativë, sepse kishte nevojë! Për më se 25 vjet provoi punë nga më të
vështirat në fshatin e tij dhe kudo ku punoi në Kolonjë.
E kam njohur Yllsonin
në gëzimin e fillimit në arsim në vitin 1991, i cili punoi në shkollën e
Mollasit dhe të Ersekës deri në vitin 1993. Largohet në Tiranë dhe i bashkohet
udhëtimit të pandarë të vëllait në shkollën “11 Janari” në Kamëz, ku ponoi deri
sa doli në pension. Jeton në Tiranë dhe i uroj shëndet dhe jetë të gjatë!
Më duhet të falëndroj
të gjithë ish mësuesit e përmendur që gëzojnë jetën për ndihmën që më ofruan,
gjithashtu familjarë dhe të afërm të mësuesve të tjerë, ndarë nga jeta, shokë
dhe miq që u treguan të gatshëm dhe dashamirës për të patur informacionin e
nevojshëm. Ndjesë, nëse dikush tjetër me të njëjtin fat, nuk është përmendur.
Kujtimi për vuajtjet e
tyre është një farë lehetsimi për ata dhe familjet, ndërsa për ne është një
mësim në kohë dhe histori që ndodhi të tilla të shëmtuara mes kolonjarësh dhe
shqiptarësh të ruhen në muze dhe arkiva për të mos u rikthyer kurrë mes nesh.
Më shumë konsideratë Reshat Ago. Brantford, Ontario, Kanada.

No comments:
Post a Comment