"Pellazget
e Fundit Gjuha e Tyre ~ Etimologji", autor Aleksandër Hasanas gati për
botim.
Së
shpejti del në qarkullim prej shtëpisë se botimit botimit "Lena Graphic”
Prishtine.
Studimi më i fundin me autor Aleksandër Hasanas "Pellazget e Fundit Gjuha
e Tyre ~ Etimologji".
Ky punim shkencor dhe filozofik u realizua në saj të një pune të
gjatë më shumë se katrevjeçare. Baza e këtij studimi janë e autorët më të
njohur, albanologëve të huaj, gjuhëtarëve dhe studiues si Robert Beks, Hjalmar
Frisk, Nobert Jokl, Julius Pokorni, Maximilian Lambert, Vladimir Orel, Stuart
Mann, Dhimitër Kamarda, Kostandin Kristoforidhi, E. Cabej, Ruzhdi Ushaku,
Bardhyl Demiraj dhe e plot studiuesve të tjerë me të cilët do të njiheni gjatë
zhvillimit të librit, i cili hap pas hapi do t’ju çojë te të fshehtat, tek
bukuria dhe pakrahasueshmëria që përcjell gjuha e lashtë shqipe.
Gjatë këtij eksplorimi përveç rezultateve që do
të gjeni nga zbërthimi i thesareve të gjuhës shqipe do të merrni me vete edhe
më të bukurën e saj. Botimi që ju keni në dorë mbi gjuhën e lashtë shqipe vjen
në mënyrën më të mirë të mundshme nëpërmjet krahasimeve
gjuhësore, mbështetur në fjalorë etimologjikë seriozë, realizimeve të
autorëve të lartpërmendur dhe studimeve të Institutit të Lartë Gjuhësor,
‘Universitetit të Oxfordit’, atij ‘Cambridge
University’ etj.
Për më tepër ky studim merr përsipër dhe
trajton kryesisht fjalët ‘kyçe’, të afta për të na çuar në përfundime të
sigurta, dhe seleksionim real të teorive manipuluese dhe spekulative të cilat
me apo pa dashje përveçse nuk e ndihmojnë gjuhën shqipe e dëmtojnë atë.
Kjo përpjekje e sinqertë e jona ndaj shqipes së
mrekulleshme do të ndihet te gjithkush që do të ketë rastin të njihet me këtë
botim. Pa sjellë më shumë detaje mbi atë çfarë prezanton në tërësi studimi, me
qëllimin e mirë që ato të jenë surprizë për gjithkënd që adhuron gjuhën shqipe,
mund të themi se te realizimi i studimit ndihet plotësia e tij dhe vlerat e
reja që zbulon.
Në këtë vepër, ju do të gjeni ‘çelsin’ që u jep
më shumë mundësi për të kuptuar mbi fjalët e lashta të gjuhës frigje, një gjuhë
kjo mbi 9000 vjeçare, ku kemi trajtuar etimologjikisht rreth 150 fjalë të kësaj
gjuhe pararendëse dhe aty do shihni se ato flasin qartazi shqip.
Ky studim mbi gjuhën e ‘lashtë-centrike’ të
krejt gjuhëve IE, i kryer mbi bazën e të dhënave shkencore dhe zyrtare, të
fjalorit Phrygian - nga studiues të njohur dhe institute të larta gjuhësore
universitare në shkallë botërore, ku të dhënat për çdo fjalë frigje jepen në
gjuhën angleze, e duke pretenduar se ato i përkasin gjuhës greke, ju do gjeni
kuptimin e tyre të trajtuara fjalë për fjalë dhe do të shihni se ato flasin
qartas shqip.
Gjithashtu në këtë punim shkencor/filozofik do
të gjeni deshifrime mbi mbishkrimet e lashta phrygiane dhe etruske dhe po ashtu
mbi monedha të lashta ‘Dardano - iliro - Shqiptare’ të shkruara në gjuhën e
pellazgut - etërve tanë pararendës.
Pra, studimi sjell për gjithkënd, një rritje-risi dhe progres përsa i përket gjuhës së lashtë shqipe, gjuhës bazë e krejt gjuhëve të quajtura IE.
Mirënjohje - Respekt!
Autori Aleksandër
Gazi Hasanas lindur më 30 Janar 1964 në Butkë, Ersekë, Shqipëri. banues në
qytetin e Korçës, studiues i gjuhës së lashtë shqipe që prej vitit
2007 në profesion të lirë, me arsim te mesem. Botues i një vepre më të parë mbi etimologjinë
e fjalës shqipe me titull: "Kodi i Gjuhës Shqipe - Etimologji" dhe i
mbi 700 artikujve të tjerë në faqet e internetit, Website të
ndryshme dhe tek gazeta “Rrënjët” me botim në Itali.
Gjithashtu ka marë pjesë në disa simpoziume të organizuara
në Tiranë dhe Vlorë mbi gjuhën e lashtë pellazge.
“Pellazgët e fundit, gjuha e tyre - Etimologji” është libri i dytë i tij,
me studime kryesisht mbi gjuhën e lashtë Shqipe - Phrygian/folëse. Aleksander hasanas është edhe përdorues i Wikipedias se lire ku edhe aty ka dhënë
kontributin e tij.
No comments:
Post a Comment