Sunday, October 29, 2023

Etimologji - Mbi fjalën: Foni-a


    Ç’kuptojmë me këtë fjalë kush është origjina e kësaj fjale, prej nga buron ajo, është greeke, sllavo-turke apo puro-shqeto shqiptare?

ZEUS, ndryshe konceptohet edhe “Zë” plus “Ushtimë”, pra “Jehona” e zërit të vet.
Në gjuhën e zogut-shqipe, symbol i rrezeve të arta të Diellit-Atit-Zeus, birit të tij “Apollon” kemi:
HON m.
1. Gropë e thellë me anë të “thepisura”, greminë, humnerë; e çarë e thellë në një shkëmb. Hon i thellë (i madh). Honet e maleve. Honet e përroit: Buzë një honi. Ra në hon. U fut (zbriti) në hon.

HONI f. krahin.
1. Vrimë. Honi e madhe (e vogël). Honia e sëpatës vrima e sëpatës ku futet bishti.
2. Hinkë. Mbush (hedh) me honi.

Janë pikerisht këto “hone” burimi i fjalës, “ph’one = foni” është zëri ynë që dëgjojmë i përsëritur nga honet; Jehona, ushtima, zëri, z’oni – zani” që kap vesh ynë, po në të njëjtën formë, në formën e honit, konike, aty ku hynë (hin – hinkë) zëri e përplaset në mebranën e saj, në pikën, ‘X’ xero-zero, në pikën “On”- hon.
Në dialektin Geg kemi, në përdorim ende një fjalë të bukur, “Oni”= u ndi’ u dëgjua, u ndje.

Eshtë pikerisht gërma “H” e vendosur me vonesë në Kongresin e Manastirit” mbi drejtshkrimin e gjuhës shqipe e cila, tashmë kishte lindur si nevojë për ndarjen e përcaktimin e tyre, si psh; fjalët “er” nga fjala “her” është herët shpejt, dhe jo fryn erë, etj. të ngjashme me këto.
Kjo një tjetër fakt, se dhe vet fjala “hon” burimi i saj është fjala shqipe “On” ashtu si ende sot në gegërisht.

Ky është vend-burimi, rrënja, “On”nga ku kemi më pas; H’on, Hone-xone-xani-zani ashti si edhe; zone-zëna-zëra, etj të gjitha rrjedhë e gjuhës shqipe dhe dialekteve të saj të hershme.
Vet fjala shqipe “Ve-sh” do të thotë shumë.

I hedhim një vështrim disa gjuhëve të vjetra europiane, mbi fjalën “Hon”
Shqip … H’on
ang … gully
latin … gully
greek … réma
serbe … jaruga


E sigurisht në gjuhën shqipe kjo fjalë, “H’on” si vet fjalë e pastër e fjalorit të saj ka një zhvillim semantik të pa ndërprerë të saj, prej aty kemi Hon, honi, jehon, honder, honeps, honorar, pa haruar fjalën e pastër shqipe; “hinkë”, por edhe hingëllin (hingëllin kali) e shume fjalë të tjera si kon, konak, Konaku i shtëpisë. Konaku i zjarrit. Ka konak më vete. Shtëpi me tre konakë, kondak, koncept koncert, e shumë e shumë fjalë të tjera në shkencë gjuhësi, etj.


Në të lashtën gjuhën shqipe kemi:
JEHON jokal.
1. Jep jehonë zëri, kur përplaset diku (në mur, në faqe mali etj.) dhe kthehet prapa, rikthehet e dëgjohet zëri përsëri.
Jehona e zërit (e thirrjeve, e këngës, e krismës). Vjen një jehonë nga mali (nga lugina).

E pra fjala: “Phoni – Foni” përhapur gjerësisht, në shumë fusha gjetur përdorim në të gjitha gjuhët ndërnacionale, i përket gjuhës shqipe, dhe vetëm asaj, madje origjina e kësaj fjale është edhe më e thellë, ajo i përkët gërmës ‘O’ me qëndrën “iks” të saj; ‘infinite’.

“Hija’ e “h’onit” është “koni” ashtu si vet hija e ç’do trupi që lëshon nga pas, pra kemi; on dhe ie-on, Jehon = Zë

Në gjuhën shqipe kemi; një fjalë tjetër ngjashëm me ikonën e honit: Hoje mjalti (dylli). Ashtu si dhe “oje” ojzat në12 qëndisje, etj.

Shembujt janë të shumta, pa mbarim, e të gjitha të shpien, drejtë gjuhës më të parë folur në trungun e gjithë gjuhëve indo-europiane, e si për çudi gjithë gjuhët e tjera lindur nga pas, jo nuk na paskërkan lidhje me gjuhën e bukur paskajore e të veçantë shqipen-mëm, dhe se shumë fjalë të saj gjenden të hazuara prej tyre, pjellë bijë të saj.

 

Aleksandër Hasanas

Posted on Tetor 5, 2015

 

EPHESTIO; IFESTIO – VULLKAN, FESTË dhe FESTE – ETIMOLOGJI

 

IFESTIO FJALE GREKE APO SHQIPE?

Njihet mirë nga të gjithë kjo fjalë e hershme; “Iphestio”, që do të thotë Vullkan ose thënë më saktë; Bolcán, Bollkan (Bullkan)
Duke patur parasysh barazvlerën e gërmës; B = V, ashtu si edhe të zanores; O = U, emri i “Vullkanit’ na shfaqet në të dy format, Vullkan dhe Volcano, në disa gjuhë të tjera si në atë latine, angleze, gale, turke e të tjera.
Në gjuhë irish e gjejmë këtë fjalë shumë më pranë origjinës të këtij emërtimi pra vullkani aty shkruhet dhe lexohet; Bolcán.

Në gjuhën “hije” të gjuhës shqipe, pra në gjuhën e quajtur greeke, “Vullkani” ruan ende sot emrin më të lashtë, mbi këtë emërtim, pikërisht fjalën; “Iphestio”
A thua, kjo fjalë i përkët gjuhës greeke?

I hedhim një vështrim të shkurtër Wikipedias.
Vullkani – Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. (Kupa e qiellit. Kubeja e qiellit.)
Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Si produkt kryesor i erupcionit vullkanik është lava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius, … etj.

Pra vullkanet janë masa materjesh të zjarrta, brumë, të cilat shpërthejnë vazhdimisht në maja malesh – S’ipër, për arsyen e vetme pasi ato kalojnë masën e nxehtësisë së natyrshme, e normalisht duhet të shpërthejnë për tu ‘ftohur” ose më saktë për të “shuar” “Afshin” apo “Ep(h)shin” e tyre.

Eshtë pikërisht kjo fjalë kyçe, e gjuhës shqipe sigurisht, rrënja e fjalës; “Iphestio = Ephsh” Afsha e brumit të zjarrtë Vullkan.

Për ta bërë më të qartë, shikojmë dhe bëjmë krahasim këtë fjalë shqipe me fjalorët e gjuhëve relativisht të vjetra europiane, fjalën; Epsh dhe Afsh, të cilat në fakt rrjedhin nga i njëjti burim ato tregojnë të nxehtë, “nxehtësi”
Dhe kemi:

  Shqip ……… Epsh ……dhe … Afshë
• Greek ………lagneía …. @ ….Thermótita
• Ang …………lust …………….. heat
• Irish ………..lust ………………teas
• Baske ……… lizunkeria ………Bero
• Serb ……….. požuda ………….Toplota

Siç e pamë edhe nga tabela krahasuese e mësipërme, tek asnjë gjuhë tjetër nuk ekziston kjo fjalë e hershme e shqipes, nga ku buron fjala “Iphestio”.

Kjo e nxehtë, ky “epsh” i brëndshëm, në “heshtje” shpërthen jashtë “sipër”– ‘ipur” (IPE –SHQ/IPE) mbi maja malesh, dhe më pas ky epsh, shpërndahet gjithandej shoqëruar me “llavën e zjarrtë të saj dhe “afshi” i nxehtë çliruar prej tij, ndjehet qindra e mijëra metra larg.

afsh m, pi. afshe ‘heat, hot breath, smell’. From PAlb *aweisa, a suffixal
derivative of IE *auei- ‘to blow’ structurally close to M W awyd
‘gust of wind’, OCorn awit ‘air’ < *aueido- (O R E L Fort. 78). Another
derivative of the same root is PAlb *aweita > aft ‘blow of wind’ (DEM IRAJ
AE 72). ô C a m a r d a I 305, II 100, 150 (aft to Gk axvri ‘chaff’); M e y e r
Wb. 3 (from Ital afa ‘heat coming from the ground’); JO K L IF XLIII
63 (to ënj); PO K O RN Y I 82; Ç A B EJ Etim. II 13 (to avull).

Bindemi njëkohësisht se fjala; “Iphestio” e njohur si greeke (ηφαίστειο) jo aspak nuk qëndron e tillë, ajo është e lashtë shqipe si vetë Shqipja simboli dritës, Diellit si trup qiellor më sipër nga të gjithë planetet e tjerë njohur deri më sot, më i larti, më i madhi, më i “bollshmi” në kryesipër në “ballë” zot i plotfuqishëm në qëndër të gjithësisë, Ai qëndron.

Në mitologjinë e hershme shqiptare, “Dielli – Zot”, shfaqur në formën e një “demoni” quhej “Bull’, Boll, bollan bullar për vet formën e tij të fryrë të shëndoshë, “rum/bull” rrombullak dhe të fryrë si ballon, (bullafiq) etj

Veç kësaj në shqip kemi dhe fjalën Ballë, Pjesa e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve, ashtu si edhe ai që qëndron në krye sipër, lart, në ballë te punës, por edhe; BALLË – Njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj. Tërmet shtatë ballësh. Era vajti pesë ballë, etj.

Pa u zgjatur më edhe emri; “Ballkan” Bollkan, bullkan, vollcan, vullkan, është fjalë e pastër shqipe, prej aty kemi shumë të tjera fjalë të shqipes dhe me gjerë, si rezultat i formës së derdhjes të “llavës” ball-ballë, val-valë dhe temperaturës së lartë ajo “valon” bullzon deri në “Heshtje” fjalët; bull, bullza, bullçim, bullamaç, boll, ballë, ballo, dhe B =V kemi; Valë, valon, valëzoj vallëzim, VALANICË – Dërstilë. Shkel shajakun në valanicë. Po ashtu fjalët; volli, vjell, vollant, e shumë fjalë të tjera pa mbarim.

Vetë fjala “Llavë’ e cila gjendet në të gjitha fjalorët e gjuhëve europiane, por edhe më, e nuk është gjë tjetër përveçse anagrama e fjalës shqipe Ball<>llavë.

A mundet kjo fjalë e gjendur në mbi 50 gjuhë nga më të njohurat indo-europiane të marrë kuptim dhe të shpjegohet nga vetë gjuha e tyre?
Mjafton tu kujtoj këtu përveç fjalës “Ballë” ne kemi fjalën e lashtë shqipe; “Baltë” pra ashtu e brumtë si “llava” e “bullcanit”– lluc, llurbë të (vullkanit).

Ndoshta është e vetmja fjalë e cila ende gjendet e pandryshuar në një toponim të saj ku ai vend në afërsi të Selanikut në Greqi quhet “Aspro/balta” (Ασπροβαλτα)
Emri i gadishullit Ilyrik, “Ballkani” ka kuptimin e “Ballit” sigurisht por jo të vullkanit, gadishulli ynë herët në lashtësi është quajtur; “MAIA” (Α
μος) pra vend i lartë me maja e ball-malesh, ashtu sikundër qëndron sipër mbi një verandë apo “Ballkon“.

Së fundi lexoni duke ju kujtuar Shqipen, symbol të Yllit të vetëm të zjarrtë nga ku kemi emërtimin; Yllir, por jo vetëm: IPHEST <> STIPHE = SHQIPE.

Ndizni fishek-zjarret gjithë dritë, ashtu si në shpërthimet e vuallkanit IFESTIO – E’FESTONI, dikush le të vendosë, Plis – Qeleshe, por midis tyre le të ketë mënjanë, edhe ndonjë “Feste Plis i bardhë; FE|= DRITE".

Aleksander Hasanas

Posted on Tetor 16, 2015

Ribotim sot me 23 Tetor 2023 Korçë

 

Saturday, October 28, 2023

KANUNI – SHQIPTAR _Unik-universal









Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë në një libër, në rrjedhën e disa qindravjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.[1]
Ligjet e “Kanunit” kanë shërbyer si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut dhe asaj të jugut nëpërmjet kanuneve të tjera jugore.

Kanun-et, kanë një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar sepse janë një dokument i lashtë i tipit më të parë ligjor.
Ai sot studiohet në mënyrë specifike nga shumë studiues të huaj dhe studentë në kolegje e universitete të ndryshme të botës.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara.
Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.
Kanuni i Lekë Dukagjinit fillimisht u përkëthye në gjuhën italiane, më pas në serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në gjuhë të tjetëra.

Gjithsej njihen gjashtë kanune; “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”.
At Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbnore.
Edit Durham thotë se këto ligje vijnë që nga koha e bronzit.

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i pronës), etj.
Kanuni ka gjithësej 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male e përreth: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё.
Besa (Albanian culture)Besa (nderi) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore.
Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.
Katër shtyllat e Kanunit janë: Nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.

Termi Kanun etimologjikisht është i lidhur me fjalën greke “κανών” (canon), që do të thotë “rregull” dhe kaloi në gjuhën shqipe nga gjuha turke.
Këtu më duhet të bëj një pyetje direkte, po përpara se pushtuesit turq të pushtonin tokat Arbërore si quheshin këto “Doke – Zakone” grumbulluar; “tok-doke” ndër shekuj, në mesin e një popullate tashmë mirënjohur si popull i lashtë-racë ariane i cili flet degën e parë mbi pemën gjenealogjike gjuhësore indoeuropiane?
Në gjuhën shqipe dhe pikërisht në dialektin e veriut atë geg, aty vend burimi i “Kanunit” dhe neneve të tij, numri një (1) quhet dhe shqiptohet “Ni = Nji
Përemri vetor në numrin njëjës po i gjuhës shqipe kemi fjalën; “Unë” sinonim i drejtëpërdrejtë i fjalës “ni = un’” ashtui si; Ti = di, dy. [(ashtu si ende tek e folura vllahe (1)une; (2) dau (3)trei (4)patu  (5) cinx’ etj)]

Prej dialektit Geg, gjithashtu kemi; “A’ni = ashtë nji, është nji. Gjuha shqipe si askush gjuhë tjetër në botë ruan ende brënda fjalorit të saj kristal, plot 785 fjalë njërrokshe, ajo greeke ka 9 fjalë të tilla dhe latinishtja vetëm 1 (një) fjalë njërrokshe, dukuri kjo e afirmuar nga organizata botërore e gjuhësisë të cilën e gëzojnë gjuhët më të hershme krijuar.
Kur dy persona apo çfardo gjë tjetër kur janë të “ngjashme”- (si një) midis tyre, themi janë “të njëjta” apo unike – un-soj = njësoj.
[(M’nja zë-n, nja/janë- janë një -ngjajnë) (njëz’)  gr. moiázoun].
Bashkimi i dy apo më shume të njëjtave por edhe të kundërta na jep trupin “unik” unikal, unitet, por edhe univers = i bërë/një, unibërës, unifikim uniformë, universitet etj.

KY ESHTE “UNI <=> NJI



Kur ka “1Un” ka unitet, përparësi-zhvillim, civilizim-qytetari, ka një udhë të vetme, di/a’log/uar e miratuar në “Logun e burrave” zgjedhur, nga “kyUn” ku nuk mund të dalësh dot më, ndryshe ndëshkohesh-rëzohesh po në të njëjtë udhë në të njëjtin “on” (h’on) për të marë «mësim» për të vazhduar ashtu si ujrat e lumenjëve të qetë apo rrmbyeshëm imponuar të rrjedhin brenda “brigjeve” të larta shkëmborë –“Kanion”
Barrikadat e pakapërcyeshme fjalët njërrokëshe të gjuhës shqipe, gjuhës së “Shkabës-Zeus”, duke mos u bërë aspak uni-ste” dhe jo “egoiste nuk të lejojnë të manipulosh lehtë me to, sepse; “Ka Një Un = Kanun = Rregulla, të miratuara e mirënjohura-shkencore dhe gjuhësore në këtë rast, të cilat dashje pa dashje një ditë t’nxjerrin në të njëjtën rrugë, në të njëjtin përfundim:

“Atje ku ka rrjedhur do pikojë”

Shënim; fjala “Zakon-e” nuk i përket gjuhës sllave ajo buron prej fjalës shqipe; “tok bashkim, grumbullim materjesh  mendimesh apo ide etj” mos harojme se toka tok është quajtur dhe “Zzete”.

Aleksander Hasanas  

Monday, October 16, 2023

AT; ET, ETNI, ETNIKE - {Etus) - Gjuha shqipe, ajo pellazge

 

Fjala AT e gjuhës shqipe sjell në krejt gjuhët IE emërtimet: {At/dhe} Etni, Etnike, por edhe N'ational, Nacionale, ndërnationale, nacionalist, etj. (t = c/s).

Eshtë sërish kjo fjalë 'At' me origjinë të hershme, (ab- = father) ku nëpërmjet së cilës nënkuptojmë edhe: AT = Zot (Ati ynë lart në qiell).

Tek njeriu i lashtë shumë herë më #praktik se 'njeriu i ri' i sotmi religjionar, Dielli tek ta shihej si një 'bir-zot" i të madhit krijues, autor, shkaku, arsyeja e krijimit të kësaj bote dhe gjithçka na rrethon,

Njeriu vjen në jete po ashtu si shkak i energjisë, i ngjizjes dytrupore, ai vjen në jetë - *Zâ = Zë, Jeton,

Tek gjuha shqipe kemi përemrin vetor, kallzoren "Atë" - fjalë kjo e lidhur ngushtësisht me fjalën: At = Zot (Diell) {për "atë" që është la-rt}

Toka rrotullohet "mbi/at-ë" dhe një rrotullim i plot (rreth Diellit - At) baraz një Vit, ky është një: At; Et; S'et i plotë 12 (muajësh) në këtë rast. [Një Set = 12 copë (komplet) gjysëm Seti = 6 copë]

Eshtë fjala shqipe: Et e cila sjell në gjuhën greke fjalën: Etos = Vit, ku mjaft qartë duket fjala e jonë shqipe aty: Et + prapashtesën e njohur greke "os", Et+os = Etos = Vit (Year)

Jo rastësisht gjejmë tek gjuha shqipe fjalën: Et. J'et; jeton, ashtu si tek vulgaria latine duke patur parasysh se (b=v) kemi: Bita = Vita = Jetë.

Kjo është gjuha shqipe e cila na shfaqet e pastër edhe tek gjuha e kurdisur mjaft e varfër ajo latine e vdekur e palindur mirë, kemi fjalën shqipe: 'Bi + At = Bi/atë; bitë, mbitë, VITE një mbi një = Jetë.

[Tek e lashta gjuha pellazge kemi #Abi = Father duke nënëkuptuar prej shqipes një objekt dy trupor: A bi = âshtë dy; një mbi një {prindër - Zot} At dhe Am.] (Shkaba me dy kokë)

Si ka mundësi që në gjuhën greke kemi: Etos = Vit dhe po ashtu *chrónia = vjet, vjeç? - Pra vihet re se kemi një largim total nga fjala 'ET' në 'Hronia' (χρόνια) kjo vërteton edhe njëherë se fjala 'ET' tek kjo gjuhë nuk ka zhvillim semantik të saj dhe i takon e padiskutim gjuhës së lashtë shqipe si rrjedhë e fjalës së saj: AT .

E pranuar nga studiues e insitute të larta gjuhësore botërore kemi një përshtatje të shkronjës së lashtë pellazgo -shqipe tek gjuhët e tjera me baze latine nga: B = W me vlerën e saj W = v/ϝ/φ(υ)

Tashmë vini re në gjuhët më të vjetra të njohura fjalën #Vit - dhe shihni aty se krejt tek të gjitha gjuhët ato flasin shqip.

The Proto-Indo-European word *wet-

Word *wet- Meaning year

See also Phrygian: ϝΕΤΕΙ year ..... ............ Viti

Early Proto-Albanian: *weta ‘year’ ............... Vit

Linear B: za-we-te ‘this year’ ....................... Sivjet

Linear B: we-to ‘the current year’ ................. Viti

Proto-Celtic: wetos ‘year’.............................. Vit

Cypriot Syllabic Script: we-to-se ‘year’>>>>. Vit

Proto-Indo-European: *wételos ‘yearling’... një vjeçare

Pllakada e varrimit tek fotoja që pamë më lart e gjendur në Kropisht -Vlorë, pretendohet nga arkeologët tanë se shkruan greqisht, ndërkohe vihet re qartë se aty kemi shkronja të pastra si 'C' dhe 'N' të cilat i përkasin një periudhe apo qytetërimi mendoj romake, ndaj gjuha greke nuk mund ta deshifrojë këtë mbishkrim.

Jam duke e studiuar atë dhe përafërsisht aty shkruhet:

“προποιcic (γ)ε των ω πεντελη(ρ)ιον”

Mendoj se aty kemi të bëjmë me fjalën shqipe: (γ)ε των = JETON, Jetoi "ω πεντελη(ρ)ιον”  

ALEKSANDER HASANAS

 

Monday, October 9, 2023

Listë me fjalë të gjuhës shqipe – tek fjalori Cappadocian

 

Cappodokianët flisnin shqip

Lista e mëposhtme përmban disa fjalë paragreke shkëputur nga fjalori Cappadocian Greek dictionary, ky fjalor njihet si fjalor i greqishtes me fjalë të huazuara nga, sanskritishtja, gjuha cariane etj., gjithashtu – pra fjalët e mëposhtme njihen të huaja në fjalorin e gjuhës greke.

Por ajo që vihet re, është se shumë fjalë prej tyre nga kjo listë i takojnë gjuhës sonë Shqipe, por askush nuk thotë se janë të tilla, ja disa prej tyre lexojini ato sa pastër, qartë e dallueshëm – flasin shqip.

 

Herodoti në kohën e Revoltës Jon (499 pes), Kappadokianët u raportuan si banorë të një rajoni nga mali Demi në afërsi të Euxine (Deti i Zi). Kapadokia, në këtë kuptim, kufizohej në jug me zinxhirin e Maleve të Dema që e ndajnë atë nga Cilicia, në lindje nga Eufrati i sipërm, në veri nga Pontus, dhe në perëndim nga Likaoni dhe Galatia lindore.

Aleksander Hasanas