Ismet
Demaj Lindi me 27.12.1961 në fshatin Shushicë
komuna e Istogut, nga babai Ramadan Demaj dhe nëna Serbeze Demaj, shkollën
fillore e kreu në Rakosh në shkollën “Ndre Mjeda” ndërsa shkollën e mesme në
Istog në gjimnazin “Vllëzërit Ribar”, tani H. Zeka. Si nxënës në këtë gjimnaz u dallua dhe
pothuajse te gjitha aktivitetet kulturore muzikore i kryente me shokët e tij,
dhe u bë emër i njohur në komunën e Istogut si këngëtar dhe gëzonte një respekt si nga stafi profesorëve dhe qytetarëve te Istogut.
Pas përfundimit te
gjimnazit Ismeti vazhdoi studimet në UP. dega e fak. Juridik. Si student i
dalluar Ismeti mënjihere u kyq në ansamblin akademik te studentëve te UP. Shkolla
“Ramiz Sadiku” qe udhëhiqej nga emra te njohur te muzikës profesionale si: Fahri
Beqiri, Xhemajli Berisha, Dilaver Kryeziu, me drejtor Agron Shala.
Aty Ismet Demaj
fillimisht ka filluar karrierën në grupin e rapsodëve me: Fatmir Makollin, Salih
Berishen, Enver Muratin, Aziz Morinën,
Adifete Dalloshi, Elmaza Jashari, grup ky që kudo që prezantohej zgjonte
kërshërinë e publikut, dhe Ismeti si emër doli në skenë fuqishëm dhe u
prezantua me sukses si në koncerte ashtu edhe në festivale të organizuara në
shumë vende të Botës si: në Turqi, Qipro, Kroaci, Francë, Gjermani, Austri dhe
në shumë vende të tjera.
Ja nji foto e ansamblit-akademik, Ramiz Sadiku në Prishtinë. viti 1983.
Ismeti tani më bëri emër në fushën e muzikës, dhe nji ditë në dyert e ansamblit akademik u gjet edhe Qamili i Vogël që i bëri një ofertë për bashkëpunim dhe Ismeti me kënaqësi pranoi ofertën, tani më si antar i rregullt i ansamblit të “Qamilit te vogël” Ismeti me hapa të sigurtë ecte drejt karrierës së tij muzikore, emër i njohur tashmë ndër trojet shqiptare, grupi i Qamilit të Vogël në mesin e tij i kishte emrat ma eminent të skenës muzikore të asaj kohe si: Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj, Ismet Demaj, Remzije Osmani, Kumrije Biqaj, Selajdin Miftari, Zyle Krasniqi, e shumë emra tjerë të njohur. Në vijim kemi sërish një foto e ansamblit GRUPI QAMILI I VOGËL -Viti 1986.
Rendi i burrave: Ismet Demaj, Qamili Vogël, Salih Berisha, Niklollë Nikprelaj-Femrat: Shkurte Fejza, Remzie Osmani, Motrat Selmani, Kumrije Buqaj.Ismeti nuk ndaloi vetëm në këndim, por ai së bashku me 2 profesorë të njohur, Bahtir Shehollin, dhe Regjep Munishin, që të dy studiues të folklorit, pati një bashkëpunim të ngushtë në mbledhjen e folklorit në rrafshin e Dukagjinit, ku nga babai i tij, Ramadan Xhaf Demaj , së bashku me prof, dr. Regjep Munishin mblodhi të gjithe thesarin e folklorit nga ai, si dhe këngët kreshnike në lahutë që ai i interpretonte tepër bukur dhe të gjitha këto këngë janë të botuara në Institutin albanologjik, dega e folklorit, ku prof dr. Regjep Munishi me këto materiale doktorroi në Francë. Ja një foto e babait të Ismetit i cili ishte edhe frymzuesi i tij për ta dasht folklorin shqiptar.
RAMADAN DEMAJ - Me Lahutë, foto e nxjerr nga emisioni ‘ARKIVA’ në RTK. Duke kënduar në festivalin e atëhershëm ‘GLLOGOVCI’ në vitin 1979. Ky pra është babai i Ismet Demajt.
Ismeti ishte një familje muzikantësh me traditë brez pas brezi, i këndonin të gjithë vllëzërit dhe motrat, vëllai Ramë Demaj, i pari kishte përfunduar akademinë e muzikës ne vitet e 70 të. Kjo traditë vazhdon ende sot dhe që të 4 fëmijët e Ismetit merren me profesionin e muzikantit, muzikës, djali i madh Dardan Demaj, ka përfunduar akademinë e muzikës në UP. për klarinetë, ndërsa Arian Demaj, djali i dytë studion akademinë e muzikës drejtimi 'Edukimi Muzikor', po kështu vajza Qëndresa Demaj student e akademisë së muzikës, drejtimi kanto, ndërsa vajza e madhe Serbeze Demaj, muzikën e ka hobi, e cila ka përfunduar fakultetin e edukimit dhe punon si mësuese në Prishtinë.
Ismet Demaj tash e 21
vite zhvillon aktivitete kulturore muzikore në pallatin e kulturës, “Adem
Jashari” në Istog i cili udhëheq edhe ansamblin “Selam Kadria” me rreth 80
antarë në 3 gjenerata, që zhvillojnë aktivitet në këtë ansambël, gjenerata e të
rinjve, e mesme dhe gjenerata e të moshuarve.
Ansambli “S. Kadria”
me në krye Ismet Demjn, ka marrë pjesë në të gjitha festivalet kombëtare duke
filluar nga Bajram Curri në Shqipëri dhe deri në Gjirokastër po ashtu dhe në të
gjitha festivalet në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi aty ku jetojnë
shqiptarët, dhe ka me qindra çmime dhe vende të ndryshme që kanë marrë në këto
evenimente kulturore.
Ja një foto tjetër e
disa antarëve të ansamblit “Selman Kadria” në Istog.
Në grupin e fëmijëve që ushtron z. Ismet Demaj marin pjese edhe dy vëllezërit binjakë:Yll Beqir Maloku dhe Shkemb Beqir Maloku
Ismet Demaj dallohet
për një bashkpunim të ngushtë me të gjithë yjet e estradës mbarëkombëtare, aimerr
pjesë në të gjitha evenimentet kulturore edhe si artist, madje dhe “SOFRA E
DUKAGJINIT” në Shkodër e ka shpallë qytetar nderi të këtij eventi.
Kjo foto i perket z. SADIK MAXHARRAJ - Antar aktiv i ansamblit "SELMON KADRIA" valltar dhe historian se bashku me atdhetarin e shquar Isa Maloku.
Ismeti ka të përfunduar edhe master, në fushën ‘ekonomi dhe financa’ dhe aktualisht veprimtaria e tij kryesore është angazhimi i tij në aktivitetet kulturor në shtëpinë e kulturës “Adem Jashari” në Istog.
Mirënjohje ansamblit “Selman Kadria" në Istog ISMET DEMAJ
SHKRUAN PASARDHESI I HEROIT KOMBETAR SELMAN KADRIS
AGRON JASHAR HASANAJ
AGRON J. HASANAJ JETON DHE VEPRON NE AMERIKE - Ai është njëkohësisht edhe sponsorizues i Librit prej Shoqatës së Historianëve të Istogut: "PODGURI NDËR VITE TË HISTORISË" - Nga Shtëpia e Botimit "MESHARI" në Prishtinë - Dardani (Kosove).
RESPEKT!