MREKULLIA E GJUHES
SHQIPE
Perendi / Prende /
Afrodite / Dione
Etimologjia e fjalës
Perëndi është një kokçarje e madhe për studjuesit, te huaj e shqiptarë, që
sjellin mendime të ndryshme për këtë fjalë.
Sipas një versioni zyrtar fjalën Perëndi e lidhin me perëndite balltike
Perkwunas dhe asaj "sllave" Perun duke i shtuar fjalen Dì (drite,
ndriçim, "diew").
Ndër studjues shqiptarë nuk ka një etimologji të saktë dhe të përbashkët, ku
ndër disa është dhe "i pari në dije"(parendije).
Personalisht gjithmonë kam qene i bindur se fjala Perendi do te thote "pe
rën dia"(shoh te bjere dita/drita), dhe ky mendim imi për shumë arsye apo
koinçidenca.
Gjithashtu në mitologjinë shqiptare kemi dhe hyjneshën Prende analoge e Venere,
Frigge, dhe Afrodite. Për etimologjinë e kësaj fjale nuk ka apo nuk kam hasur
në një shpjegim etimologjik.
Në mitologji, Prende është bashkëshorte e Perendi, dhe një nga format e emrit
është dhe Perende apo Prene (njesoj si Perendi-Pereni). Ketu vërejmë që emrat e
hyjnive jane të njëjtë, me ndryshime te vogla(zero) për të bërë dallimin e
hyjnive.
Atëhere, çfare kuptimi
kanë?
Sìç dhe e pamë më lart,
Prende o Perende është analoge e Afroditës dhe Venere qe njihen ndryshe si Ylli
i Megjesit (Aferdita), nga ku do të marre emrin Lucifer (prurësi i drites).
Për etimologjinë e
hyjneshës Afroditë jepen shpjegime nga më të ndryshmet ku zotëron ajo zyrtare
nga "aphros"(shkume deti) por që është hedhur poshtë kategorikisht
nga studjuesit duke e konsideruar si etimologji popullore. Kurse pjesa tjeter e
emrit, "dite", nuk eshte marre ne konsideratë por qe6 studjues të
shumtë e kane shpjeguar si "ditē"(ndriçim), qe ne gjuhën shqipe është
pikerisht "ditë".
Ndër të tjera supozime nuk mungon dhe fjala Etruske "Aprunis", me
kuptimin Zonje, por dhe Aprun, të cilën e mendojnë si rrjedhë e greqishtes
"aphros", por që studjuesit e kan hedhur poshte.
Për shqiptaret nuk behet fjale që Afrodite do te thotë Afron
Dita.
Aprunis / Aprun.
Çfare do të thotë fjala Aprunis përtej shpjegimeve të lart permendura?
Në gjuhën shqipe kemi foljen "Pruni"(prurë, sjell) që duke i shtuar
fjalën "di" të përmendur më lart kemi
"Prunidi-Prundi"(pruni diten)
Folja "prure" tregon sjelljen (bjen) e një "sendi" qe per
rrjedhoje tregon afrimitet te atij "sendi".
Studiuesit foljen
"prurë" e sjellin në formën "Pron", dhe ne shqip kemi
fjalën "pranë"(afër).
Por nuk mbaron këtu sepse gjithmone sipas studjuesve folja "prurë"
rrjedh nga proto-shqipja " *p(e)rē-(n-), nga ku Peren+di kemi Perendi për
rrjedhojë Perende - Prende - Preni - Pereni - Premti - Premte.
Perendi = Perende
Pereni = Preni
Pruni = P(e)re-(n-).
Pruni + A = Apruni(s)
Pruni = Pron = phron = Fron+A = Afron.
Në mitologji, siç dhe e
pamë, Perendi (mashkullor) është bashkëshorti i Perende, kurse Afrodite e bija
e Dione e quajtur ndryshe Dionea ose Dione, pra dhe në këtë rast është i njëjti
emër. Dione për Epirotet ishte hyjnesha me e rendesishme, ashtu si Perendia sot
ndër shqiptarë.
Dione - Dionea = Afrodite
Thjesht Drita.
Afron / Pruni Driten.
Per arsye gjatesie te
shkrimit ketu e mbyll analizen time, por per te qenë korrekt duhej te zgjatesha
per shume arsye, ku shkurtimisht përmend.
Pse fjala Aprunis do te
thote Zonje/Zot/Lord(femerore).
Fjala "pruni" pas gjurmimeve etimologjike perfundon ne "per/par
qe do te thotë Para, Prin nr 1, dhe per rrjedhoje Prijes, Princ (Lord, Zonje,
Zonja e bukurise "Prende").
Ne te njëjtat perfundime dilet dhe me fjalën Afër.
Perfundimisht te gjitha te çojne te koncepti i Drites
"Par" ka kuptimin "pari" qe do te thotë dy kuptime, i pari,
dhe i parë, dhe jo pa arsye Drita eshte Perendia e mbare njerezimit, N 1,
Drita.
(Kerkoj ndjes por per te
shqyrtuar te gjitha sa thamë nuk do te mjafonin 100 faqe libri).
Është pikerisht kjo që
un e quaj:
Mrekullia e Gjuhes Shqipe.