Saturday, August 3, 2019

Çfare fshihet pas emrit Merkuri - Etimologji


Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet e Sistemit Diellor, me periudhë orbitale rreth 88 ditë tokësore. Merkuri lëviz në orbitën e tij për rreth 116 ditë, kohë e cila është shumë më e shpejt se çdo planet tjetër. Planeti i Merkurit është një objekt shumë i shndritshëm, por është i vështirë të shihet sepse Dielli e pengon dritën e tij të duket qartë. Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.

Gjithashtu Merkuri ka orbitën më ecentrike (jashtëqëndrore) nga të gjitha planetet, në në një kënd 7 gradë me planin e orbitës së Tokës, shpejtësia më e madhe e planetit është kur ai ndodhet afër perihelit. Si rezultat i udhëtimit transit të Merkurit (udhëtimi transit quhet kur Mekuri kalon midis Diellit dhe Tokës ai duket si një pikë e zezë që lëviz në sipërfaqen e Diellit) ndodh një fenomen i rrallë që përsëritet mesatarisht një herë në shtatë vjet.

Merkuri është një nga katër planetet tokësore (të ngurtë) në Sistemin Diellor, dhe ka një strukturë shkëmbore, ku hekuri dhe titani mund të gjenden me shumicë, sipërfaqja e Merkurit duket si hëna e Tokës, ajo është e mbuluar me vrima të cilat quhen kratera të ndikimit “Craters” të bëra nga gurë që bien nga hapësira shkëmbinjtë aty bienë me shpejtësi të madhe mbi Merkur duke krijuar kështu kratere mbi sipërfaqen e tij, ditën Merkuri është shumë e nxehtë, ndërsa natën bëhet shumë i ftohtë.
Në mitologjitë e lashta pellazge ky planet për shkak të shpejtësisë së tij dhe gjithë vetive që lexuam me sipër ai u quajt, “Lajmëtar i perëndive, i shpejtë – fluturues” ndërkohë romakët e quajtën atë: “Ermes” – (Ἑρμῆς). Romakët besonin se perënditë dhe perëndeshat ishin përgjegjës për gjithçka në Tokë dhe në fakt kishin të drejtë.

Në fjalorin e botimit më të fundit grek: Etymologiko Lexiko Archaias Ellinikis Maios 2009 – Aty gjejmë dhe shpjegimin e emrit: Ἑρμῆς; Merkur.

I hedhim një sy këtij shpjegimi etimologjik dhe ai thotë:

Mercury. Etimologjia e tij është e panjohur. Mund të jetë e afërt me luginën, ἕarmax (= grumbull gurësh) nga grumbulli i gurëve që godasin e stivosen mbi trupin e Merkurit gjatë rrugës në udhëtim.
Ky është Merkuri – Hermesi, zot i lajmëtarëve, kujdestar i udhëtarëve dhe kufijve përgjegjës për gjithçka në Tokë

Shpjegimi etimologjik mbi këtë emërtim “Merkur” duket në fakt nga më i sakti, aq sa shpesh herë të shkon në mendje si ka mundësi që të parët tanë 'Paganët - Pellazgë' e njihnin kaq mirë hapësirën përreth nesh, trupat qiellorë yjet planetet astrologjinë, por jo vetëm kaq, ata e dinin fort mirë se Merkuri ishte planeti – perëndi që priste grumbullonte dhe pengonte ende sot rrënien e gurëve masivë-shkëmborë mbi planetin Tokë, ndaj aq bukur e domethënës e quajtën dhe i vunë emrin “Mergur”- Merkur.

Gjithashtu lexuam se vet planeti Merkur është nje nga planetet më të “gurtë” ku hekuri dhe titani gjendet me shumicë, pra vet planeti Merkur është një planet i fortë, Gur i shndritshëm; “mer-mer; Mer gur = Gur i bardhë”, këtu duke patur parasysh rrënjën e lashtë shqipe fjalën: Ar = i shndritshëm rreze “ar/të” prej saj kemi fjalët i/e Artë; Më i art’ Mar> Mârmar ~Mermer = i bardhë i shndritshëm, për këtë po sjellim edhe disa shembuj të tjerë në gjuhën shqipe fjala: Ditë quhet ashtu sepse ka kuptimin e Dritës së B’ar-dhë – dritë, e njëjtë kjo edhe tek gjuha greke: Mera = Ditë dhe Mar/mar-a = Mermer, në fakt edhe emri Mari (virgjeresha Mari) u quajt e bardhë e pa ndotur e pa mëkat, ashtu fiks si tek emri; Mariam; Meriam = amë, mëmë e bardhë, gjithë emrat e vendbanimeve me emrin “Marijan” tregojnë lartësi – bardhësi. [“i m’bir i zotit”]

Duke patur parasysh barazvlerën e shkronjave (k =t) (actor; attore) emri Merkur na jep ende një kuptim të ri brenda vetive të tij si rruajtës i kufijve, kujdestar i udhëtarëve, detyrë e tij është të mbrojë përplasjen e gurve massivë shkëmbor në tokë, në rrugë e sipër atij i duhet të vrapojë të marrë “turrë – Vrull” për ti kapur gurët në kohën e duhur ti grumbullojë ti ndezë e ti shkatërojë, ky është: “Hermesi” hermetic, “Martir”, Mer/kur, gurmer, rrugë-mer; 'merturmer vrull', i bardhi Mergur – Merkur. {Shën Mërtiri, për nder të tij]

Shpejtësia më e madhe e planetit Merkur ku ai mer vrrull mer “Turr” është kur ai ndodhet afër perihelit dhe si rezultat i udhëtimit *transit të tij ai “here-here”, njëherë në 7 vjet mbetet udhëton, “përmes”, në mes, midis Tokës dhe Diellit, gjatë kësaj kohe ai shfaqet duket si një pikë e zezë që lëviz në sipërfaqen e Diellit, në këtë rast kemi të bëjmë me emrin e tij “Hermes” por jo vetëm: Etimologjia dhe origjina më e hershme e emrit Hermes është gjendur tek shkrimi micenean * hermāhās; e-ma-a2 (e-ma-ha).

Në gjuhën greke ky emër i Hermesit, gjendur tek shkrimi i linerit B (silebolik) përshtatet i shkruar “ἕρμαξ”- fjalë kjo të cilën do e gjeni edhe tek origjinali në fjalorin etimologjik të fjaleve të lashta greke, kjo fjalë në gjuhën shqipe dhe në gjitha gjuhët e tjera shqiptohet, “ἕρμαξ = ermax – ermaks” fjalë kjo; paragreke, ku shumë studiues të huaj e barazojnë me fjalën “muranë” – i murtë; i gurtë gurmbledhës, dhe kanë të drejte ndërsa në proto-shqipe ky emërtim jep serish të njëjtin kuptim: Ermax = Skamer, “skam(b)er” nga ku lind edhe fjala Shqiponje e gjuhës së sotme shqipe.



Eshtë folja shqipe: 'Mer + Gur' ajo që bën të mundur zberthimin etimologjik të këtij emërtimi nga më të lashtët​

Në fjalorin e gjuhës shqipe kemi:

TURR m. Vrull; hov. Turr i papërmbajtur. Mori turrin. Ia preu turrin. U hodh (u lëshua) me turr. Hyri me turr.
TRANSIT m. 2. përd. ndaf. Kalimthi, duke qëndruar pak kohë në një vend gjatë udhëtimit për në një vend tjetër. Jam transit. Udhëton transit.

Këtu kemi nga origjinali grek shpjegimin e fjales Ermes:

Ἑρμῆς. Ἄγνωστη ἡ ἐτυμολογία του. Ἴσως νά εἶναι συγγενικό μέ τό ἕρμα, ἕρμαξ (=σωρός πέτρες) ἀπ’ τό σωρό πέτρες πού στοίβαζαν γύρω ἀπ’ το ἄγαλμα τοῦ Ἑρμῆ στούς δρόμους.


Aleksander Hasanas
Gjuha Shqipe - Etimologji


Refer:
Mycenaean Greek and Linear B​
/en.wikipedia.org/wiki/Hermes​
http://www.fjalori.shkenca.org/​
ETYMOLOGIKO LEXIKO ARCHAIAS ELLINIKIS MAÏOS 2009​