Saturday, September 10, 2022

 

Brahim (Ibish) AVDYLI:

 


 

SYTË QË MË PËRCJELLIN

1.

A e dini, a keni menduar te pamja e njeriut se gjëja më e bukur janë të dy sytë. Ka shumë gjëra të tjera, me mjaft rëndësi, p.sh. buzët, që ngërthejnë dashurinë e parë në vetvete dhe pak kush ka mundësi që ta nxjerrë puthjen nga vendi i fsheftë. Të bukurat nuk kanë fund! Secili i gjënë nga një vend tjetër, e për ta do të jetë ajo “më e bukura”. Për mua, janë të dy sytë!

Po, po. Me këta dy sy e kemi parë jetën, kur kemi lindur. Kemi qenë me të qara të dhimbshme, por kur i kemi hapur sytë për herë të parë, e kemi parë mamanë, babain apo gruan që i ka ndihmuar asaj, që të më lindë mua, apo ka qenë spitali i lindjes, dhe gjëra të tjera...

“A propos, a propos de vous” - thuhet ndër fjalët francese. Rreth gjërave, rreth diçkaje, rreth gjërave tuaja. Pra, “gjërat” fillojnë. E “gjërat” vendin e tyre të padiskutuar e kanë në gjuhën e parë shqipe, para gjuhëve të botës, por askush nuk na e njeh e nuk e di mirë vendin e vërtetë të fjalës.

Këtu nuk po merremi me fillimin, as me gjuhët, as me fjalët e para, por te njeriu, me gjërat më të bukura në botë. Njeriu ka lindur në shembullin e Zotrave, me kaçik të vogël e të brishtë, të cilin mund ta prekim lehtë, sepse do të shkatërrohej, si fëmijë i bukur, për të cilin na shkojnë lotët prej zemrës sonë të vogël, njashtu sikurse atij. Fëmija e ndjenë ate se çka është me të vërtetë, e nuk mund t’a thotë sa i lëndueshëm e i brishtë është ai, poashtu deri në vaj, por e pa shkatërrueshme. Duke vazhduar të jetojë dikur do ta kuptojë se ai vend i trupit, që rrah pa pushim gjatë tërë jetës dhe e mbanë atë qenie të gjallë me dashuri, me dhembje, me mall, nëpër të pamunduarat e jetës, e ka një vend të vogël e të rëndësishën, e kjo është zemra e tij!

Zemra është e vogël për njeriun, por e madhe sa e tërë bota! A e shihni ju këtë gjë? Vendi më i madh i botës është zemra, ndërsa vendi më i bukur janë të dy sytë. Me ata sy, të bukur, me të gjitha lojet që ka mundësi të krijohen, e jo të verdhën, sepse ishin të lidhura magjitë e me të ligën e tyre. P.sh.: te arkadianët e lashtë. Ajo është jeta e përkohshme, me larushi të ngjyrave të natyrës së saj! Pa ngjyra, bota do të jetë shumë e varfër.

E them “arkadianët”, sepse logjika ime i pranon si të tillë, e jo akkadianë. Emri u ka rrjedhë nëpër vite prej shqipes, e shqip i thonë “arka” e ja “akka”. Ishte nëna e madhe në mes, që e ruante arkën e tyre, nëpër shtegëtimet e më tutjeshme. Pra nëna, e ama, që i thonë në gjuhën moderne, ka qenë ajo që i ruante gjërat e vlershme, në arkën e madhe. E “akka” i thonë ata që nuk dinë se prej kah rrjedhë emri i tyre. Ky embrion i fjalës “akka” nuk do të thotë asnjë gjë, në asnjë gjuhë tjetër, pos i bashkuar me “akkadianët”!

Le t’i thonë çka të duan. Për mua, kjo gjë nuk ka vlerë e nuk tingëllon e kuptueshme si “arka”. Prej tyre rrjedhë fjala “arkadianë”. Edhe pjesa tjetër, “dia=dianë” është natyrë e ndërtimit të shqipes së vjetër. Në vërtetë, gjuha arkadiane është gjuha e vjetër shqipe, por të tjerët nuk e dinë se ne jemi ende të gjallë. Meqë nuk dinë ndonjë gjë tjetër, i thonë gjuhës së vjetër shqiptare një “gjuhë kopte”, d.m.th. “gjuhë e pa kuptueshme” për ta, deri te i pari, Jezusi, i fesë katolike. Ai është arbani i fundit pagan dhe i pari që është kthyer në një fé. Ne nuk po merremi me të vjetrat, por me gjërat aktuale. Jo, pra! Nuk po merremi me të tjerat, sepse edhe pa sy do të kemi mundësi që të jetojmë. Ka shumë të verbët në këtë botë, të dijshme apo të padijshme, të dukshme apo të padukshme, reale apo ireale, me larushinë e ngjyrave.

Larushinë e gjërave të pamura, i ndruajmë në vetvete, e kjo është qendra e çështjes. Ne shohim, kur i kemi syte. Ah, sytë! Sa vlerë të madhe kanë! E sheh vetë larushinë e ngjyrave! Gjë përrallore!

Nuk do t’i përjetojnë ata njerëz që nuk e dinë vlerën e madhe të syve. Sa keq që të lënë sytë!...

 


2.

Gjëja që i ka në vete njeriu është se ai nuk e përcepton të drejtën. I thua, por prap nuk e kupton. Bota e brendshme dhe bota e jashtme, në një çast të vogël, i merr dhe i përbin në miliarda forma e miliarda ngjyra përmes syve, e ky është syri. Ne nuk kemi shumë vetëdije dhe nuk i shikojnë apo nuk i mendojmë në atë çast, e përmes syve na përvidhet jeta e tërë, së jashtmi e së brendshmi. E brendshmja na del përjashta e merr përjashta ato që do ai, derisa ne nuk mendojmë për këtë gjë.

Bukuria e syve do mund të shëtisë nëpër mija forma të kërkimit tonë gjatë studimeve, e mija vepra janë, nga të gjitha gjuhët, nga shkencëtarët apo nga mendimtarët e medhenj e të vegjël, të cilët bëjnë prova të japin botën tonë të bredshme, e cila quhet “gjendje e shpirtit”.

Gjendja e shpirtit del për një milionten pjesë të sekundës, sa drejtohet syri jonë, dhe merr miliona laryshi të formave të jetës. Ne po e kujtojmë librin e veçantë e të vogël, si libërth, të Rudof Steiner, i cili është një shkencëtar i dëshmuar nga Zvicra, i Dornach-ut, i cili thotë, kur i mbante ligjëratat e tij në Berlin, me 27 prill të vitit 1909; 20 janar dhe 3 shkurt 1910:

“Sot do të flasim për atë shprehje universale të shpirtit njerëzor që mund të njihet në gjuhë.” [1]

Pra, ajo njihet në gjuhë, dhe cila ka qenë gjuhë e para, por e thonë se janë “gjuhët indo-evropiane”. Prej Indisë dhe në Evropës ka shumë popuj, por cili është ky popull nuk mund të mendojnë ata, e ne jemi në Evropë, ndërsa gjuha shqipe është lënë pa mëshirë si gjuhë e vogël dhe në fillim.

Gjuha arkadiane nuk është fare e përkthyer në asnjë gjuhë, sepse janë gjuhët konvertuale e koncektuale, prandaj këtë gjuhë nuk e flet më askush, e është krijuar “një tjetër gjuhë”, pra gjuha letrare shqipe. Kjo gjuhë mund të deshifrojë emrionet e fjalëve të vjetra, nga koha e vendi kur kanë qenë këto gjuhë në krijim e në qarkullim, edhe prej gjuhës së vjetër simbolike shqipe, ndërsa gjuhet e tjera merren me deshifrimin e rrënjëve...

Po e lëmë njëherë këtë çështje. Ka kohë më tepër të merremi në shkrimet e gjuhës. Në çështjen e psikologjisë dhe të shkencës nuk shikohet kjo gjë. Ajo e jep vetëm shprehjen univerzale të shpirtit njerëzor.

Shpirti njerëzor është shprehje e jetës dhe shprehja e jetës është të qenurit në këtë botë. Të qenurit në këtë botë vie si shprehje e jona në raport me Zotin e Madh, sepse na ka krijuar në shembullin e tij, në jetën tonë të përkohshme. Nuk kemi pse ta shprehim vetveten, kur kjo gjë është brenda neve. Shprehja e jashtme është shprehje e ardhjes sonë në këtë botë nga bota e padukshme, bota paralele dhe bota tjetër, bota ireale, të cilës ne i themi se është “bota e përjetshme”.

Në të vërtetë, duhet t’i shpegojmë edhe këto gjëra: prej kah kemi ardhur në këtë jetë? Ne radhë të parë, a jemi ardhur prej brendisë së tokës apo jemi ardhur prej botës së qiellit, prej galaktikës apo prej galaktikave të tjera.

Pra, nëse kemi ardhur prej qiellit, jemi prej Zotit të Madh, nëse jemi prej brendisë së tokës, jemi të ardhur prej djallit të madh, Kryedemonit. Te dy, nuk flasin asnjë fjalë dhe të heshtur ma përgjojnë. Të ardhurit prej Zotit të Madh nuk kanë kohë për veten e tyre e vrapojnë që të bëjnë mirë, sikur në shpirtin e tij e ka të mirën, të bukurën, të përkryerën, absolutën; ndërsa të tjerët, që kanë ardhur prej Kryedemonit, mundohen të prishin ate çka ka bërë njeriu i mirë në shembullin e Zotit të Madh; që ta prishnin absoluten, të mos ishte e përkryer në asnjë rast, të ishte keq, jo bukur, por e shëmtuar, e ndytë dhe ligë, e kështu, një nga një me radhë.

Centifuga magnetike e globit tonë është rezultat i ndërhyrjes së polit negativ kur nuk e pret në jetë me polin positiv. Gjithnjë na vije kjo gjë në shprehje. Pse jemi kështu e nuk jemi ashtu, siç thotë kundërshtari i jonë, lanet pastë përgjithmonë. Gjithmonë në anën e djathtë të rrugës, në krahun e djathtë të punës sonë të përditshme, në polin positiv të jetës, të urtë e të qetë, kur kundërshtarët tanë janë gjithnjë në anën negative të jetës, në anën negative të punës së përhershme të tyre, pra në polin negativ të jetës.

Të sertë e të çmendur, janë në përditshmëri. Ne e marrin një copë dërrase të jetës e ta bëjmë shtëpinë, e ata vinë me shpejtësi që të na heqin nga dora çekanin e gozhdën. Thonë se këto na i ka shndërruar me magji të praptë “ai”, i yni, që na paraqitet “në anën tonë”. Në vend të Zotit të Madh, ky është Kryedemoni. Ai është kundër njeriut e vetvetes dhe që e ka planifikuar këtë rrëmujë. Rrëmujën vetë e bëjnë, shkatërrimin tonë po ata, prishjen e punës sonë të njëjtit, e argumentet mund t’i gjëjnë që në start, dhe magjinë vetë e kanë, ata janë shkatërruesit. Ne, përpiqemi që të bëjmë shtëpinë, në tokën tonë, për të jetuar thjeshtë e për të mos ua shtrijmë duart para dikujt.

“Ne e kemi parë enigmën e madhe njerëzore nga këndvështrimet më të ndryshme. Detyra jonë sot është të flasim për diçka mjaft të zakonshme. Por ndoshta pikërisht duke u lidhur me diçka krejt të përditshme, ne do të shohim se si gjëegjëzat e jetës mund të na dalin rrënjësisht në çdo hap, si duhet t'i kuptojmë ato dhe duke i zotëruar ato, të thellohemi në thellësitë e vështrimit brenda të rendit botëror. Sepse shpirtërorja dhe më e larta në përgjithësi nuk gjendet diku në një distancë të panjohur, por na zbulohet në gjërat më të përditshme. Në më të voglin mund të kërkojmë më të madhin, vetëm nëse e kuptojmë. Dhe prandaj sot, në ciklin e leksioneve të dimrit të sivjetmë, duhet të përfshihet një reflektim mbi temën e përditshme të të qeshurit dhe të qarit nga pikëpamja shpirtërore-shkencore.”[2]

Shumë mirë! A e kupton këtë njeri të madh të botës çka thotë?! A e dini se i madhi mund të rastisë në një vend të vogël e ta thotë ate që do t’ua kishim thënë në një milion formash të tjera, thjeshtë e nga përditshmëria.

Për çdo ditë i kemi këto mundësi e nuk po i shfrytëzojmë! Diçka e madhe na vjedhet nga koha e jonë e nuk e dimë çka na ka humbur! Për çdo ditë qëllojnë të ligjtë pranë nesh. P.sh.: na vrasin me ndonjë gjë tjetër, sikur na vrisni më parë; na prenin në fyt apo kudo tjetër. Fëmijët tanë na i shponin me singi të vjetra, sikur të prejnë një boston të rritur me mundin tonë, fare pa dhimtë, pa ndonjë fare mundimi apo të luhatjes së mendimit të tyre se po e bënin “diçka të turpshme”. Madje i dëgjojnë me respekt të lartë shuplakat e botës me duartrokitje ndaj tyre, e janë kundër të lumit Zoti i Madh, për ne e për punë të përditshme! E a doni diçka tjetër të kutoni?! Jo, nuk u duhet!

Ne, po i themi shumicës së njerëzimit se jetojnë “njerëzisht”, si njeriu, e nuk janë tjetër pos demonëve, që jetojnë në mesin e njerëzve.

Djalli na mashtron! Po, po. Na e vjedh kohën me lutje, 5 herë në ditë apo njëzet herë në njëzet e katër orë. Të mirat tona na i merr djalli dhe qeshet me neve! Ashtu duket! Njeriu i vërtetë, i dërguar nga i lumi Zoti, nuk e ka asnjë mundësi që të shikojë “përtej jetës” dhe të padukshmes. Kufiri i jetës së përkohshmes aty ndalet e pushon. Andej nuk shohim e këndej lutemi, e lutemi përgjithmonë. Cilit po i lutemi? Vjen djalli me gjuhët e panjohura e na lidh rreth vetes, si të jetë “e mundur” për te, e thjeshtë dhe e aplikueshme!

-Përskaj vajit e ke të qeshurën! Qesh, në vend se të qajsh, sepse Zoti i Madh të ka dhënë zemrën, mendjen e sytë! Jeta është si një pasqyrë e madhe, që do të përjetësosh tërë ate që quhet <jetë e përkohshme>! – e përsëris vetveten.

Më mirë po qesh përmes vajit! Vajit, i cili më degdiset pa pushim. Ulem, e prap ai më ndjekë. Ngritem e prap më ndjekë.

Në cilën maje mali të shkoj, edhe përtej vetes, i mallkuari prap vjen pas meje! Nuk e di! Më bëhet sikur më përcjellin sytë! Gjithnjë s y t ë, me lot!

Sytë e shohin botën! Pikërisht ata më përcjellin...

 


3.

A propos! Mes vajit e qeshjes është vdekja. E jeta shtrihet midis tyre. Kjo gjë është një segment me pikë e fillim. Sa gjatë shkon jeta, nuk e di askush.

E ardhmja është krejtësisht e panjohur. Ne mendojmë se e paramendojnë, por kot kjo gjë na kalon ndër paramendime. Nuk e dimë a jetojmë edhe më tutje apo vdesim në ndonjë ditë!

Po them se kjo “gjë”, është më e para dhe shkruhet me shkronjën “gj”, që nuk është tjetër pos bashktingëllore shqipe. Ky është vizioni i syrit e vizionet janë janë paramendime, në vend të syrit të tretë, që nuk duket!

I pari ynë e ka pasur syrin e tretë në kafkë dhe ka qenë gjysëm-zot! Ai quhet POLIFEM dhe është i martuar me GALLATËN, i gjetur në shpellën e Spilles, te Vlora, në Shqipëri. Askush apo pak kush e merr nëpër shkrime.

Të tjerët, le t’i drejtojnë sytë kah duan ata! E dinë apo nuk e dinë këtë gjë, unë nuk e di! Të gjithë i kanë me miliarda e miliarda arësye të sjellin përpara gjuhës sonë, por bashëtingëlloren “gj” të shqipes nuk e kanë.

Le të përjargen deri në fund të fjalës, nëse duan! Këtë gjë nuk do ta marrin prej meje! As unë nuk do t’ua jap! Po i shikoj drejt në sy!

Ata që duan ta vjedhin këtë gjë, janë fundi i fundit!

 




[1] Rudolf Steiner, „Die Ausdrücksfähinkeit des Menschen in Sprache, Lachen und Weinen“, Verlag der Rudolf Steiner – Nachlassverwaltung Dornach, 1970, faqe 7.

[2] Po aty, faqe 66.

Friday, July 22, 2022

Diskriminimi pasqyrohet nga BE-ja, por jo edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare Shkruan: Refik HASANI

 


Diskriminimi pasqyrohet nga BE-ja, por jo edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare Shkruan: Refik HASANI

Në Parlamentin Europian, më datë 06.07.2022, u miratua Rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët, vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Krahinēn e Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar.

** Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, janë shkelje, cëenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Pasivizimi i adresave për ne  është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurinë tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta, do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin tonë. Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do duhej të bënin nga një deklaratë, pse Jo Rezolutë, Tirana dhe Prishtina zyrtare, pse të mos e adresojnë në BE e OKB, pse të mos bëhet një peticion në këto adresa, pse të mos protestohet, në të njëjtën ditë e orë në Medvegjë, Tiranë Prishtinë, Vashington e gjetiu.


 

Refik Hasani 

Diskriminimi pasqyrohet nga BE-ja, por jo edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare Shkruan: Refik HASANI






Në Parlamentin Europian, më datë 06.07.2022, u miratua Rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët, vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Krahinēn e Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar.

** Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, janë shkelje, cëenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Pasivizimi i adresave për ne  është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurinë tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta, do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin tonë. Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do duhej të bënin nga një deklaratë, pse Jo Rezolutë, Tirana dhe Prishtina zyrtare, pse të mos e adresojnë në BE e OKB, pse të mos bëhet një peticion në këto adresa, pse të mos protestohet, në të njëjtën ditë e orë në Medvegjë, Tiranë Prishtinë, Vashington e gjetiu. 


 

Refik Hasani 



Tuesday, July 12, 2022

 BATONI

Ndër antroponimet më të shpeshta ilire, si dhe të emrave të mbretërve ilirë është emri Baton. Që në fillim po bëj me dije se në veprën “Historia e popullit shqiptar” mësojmë për dy mbretër ilirë: “Udhëheqës kryesorë të kryengritjes që ishin dy Batont, njëri nga fisi i desiatëve të Bosnjës Qendrore e tjetri nga fisi i breukëve”. Porse, një mbret të tretë, të fisit dardan Baton, si i biri i mbretit dardan Longarus, e thekson Fanulla Papazogllu. Edhe arkeologët shqiptarë, Vangjel Toçi e Skënder Anamali e theksojnë antroponimin Bat-Baton të para erë sonë në qytetet ilire të Shqipërisë. I pari i përmend antroponimet: Bat në Kalanë e Irmajt (Gramsh) dhe Batuna Batina të shek. III-I p.e.s. në Durrahun (Durrësin) antik, kurse S. Anamali e cek një antroponim Baton në Apolloni. Për përdorimin e antroponimit Baton nga Dardanët apo Trojanët paraantikë të Luftës së Trojës në Azinë e Vogël bën të ditur Zaharije Majani, i cili thotë: “Dardanët i japin emrin Dardaneleve. Shumë Trojanë mbajnë emra ilirë: Baton, Paris, Buninos”. Gjithashtu edhe Prof. E. Çabej thekson se ishte i pranishëm antroponimi “Bato (në Dardani, Dalmaci, Panoni)”, dhe se e përmend si një ndër fiset kryesore të ilirëve fisin “Bathiatët në luginë të Matit”. Kjo trajtë e fisit ilir pikërisht në krahinën e Matit të Shqipërisë Bathiatët sikur e dëshmon prejardhjen e këtij fisi dhe të emërtimeve të shpeshta të antroponimeve, patronimeve e oikonimeve me bazën bat- (për bathë, pasul, groshë), që hasen edhe në paraantikë, antikë, mesjetë e sot, se kanë prejardhje prej fjalës me prejardhje pellasde-ilire-shqipe bathë-a “pasul, groshë, fasule”, që sot ka mbetur fjalë e fjalorit të pasivizuar të shqipes në përdorim në onomastikë. Kjo prejardhje bëhet edhe më bindëse, nëse kemi parasysh se ekziston edhe batha e egër apo pasuli i egër nëpër male, që binë vetë, e pakultivuar. Kështu, të kësaj prejardhjeje ne i shohim patronimet e shqiptarëve: Batatina (Besianë – Llap), Batashi (dikur në Junik), Batku dhe Batha (në Shqipëri), si dhe emrat e fshatrave të Kosovës: Batusi (Fushë Kosovë), Batusha (Gjakovë) dhe Batahiri (Shalë e Bajgores), Batushica (në Sanxhakun e Nishit) etj. Sipas kësaj etimologjie, që s’është e pabazë, e kemi vështirë të pajtohemi me mendimin e Millan Budimirit për antroponimet ilire me rrënjorin bat-, i cili, duke cituar edhe studiues të tjerë, thotë: “Të njëjtin mendim si të Strabonit e ka edhe Novaku lidhur me përcaktimin e emrave të përkatësisë dardane. Edhe ai ka për bazë dokumentet gjuhësore dhe atë emrat Baton e Longarus, në bazë të cilëve edhe P. Kreçmeri dardanët i përcakton ilirë…nuk na ndihmojnë as 22 Batonat nëpër pjesë të ndryshme të bregdetit mediteran. As Oshtiri e as Novaku nuk dinë për domethënien e bazës Bat. Prandaj emrat tonë Brzak (Shpejtak – R. D.) ose Hitrac (Vrapues) janë të ngjashëm”. Etimologjia e këtyre mbretërve ilirë dhe të onomave të tjera nga fjala e protoshqipes bathë, që e kam shtruar edhe në më së 10 faqe të një libri, përforcohet edhe me mendimin e Prof. E. Çabej, se fjala bathë është e mbarë shqipes, si dhe me të dhënën e Petar Skokut, se kjo fjalë e shqipes është indoevropiane.

Thursday, June 30, 2022

ETIMOLOGJI – Eshtrat – Osteologjia

“Skeleti” ynë është një ndërtim “eshtrash” i cili mban trupin tonë në këmbë dhe i jep formën e duhur atij.

Eshtrat mbrojnë pjesët e brishta, si zemrën dhe organe të tjera në trupin e njeriut ato mbajnë lidhur pas sipërfaqes së tyre të gjithë muskujt e trupit duke grumbulluar dhe çliruar njëkohësisht edhe energji-ngrohtësi, “Eshtë – Eshkë”.

Shkenca që meret me sdudimin e “eshtrave” në mjekësi quhet; “Oste/ologji” si degë e anatomisë që studion indin kockor dhe që në shqip quhet:
ESHTË f. anat.
Ind i zgjatur në trajtën e një filli të hollë.

Rrënja e palëvizshme e fjalës “Kockë” (koskë) apo “Eshtër” është diftongu “Oste” shoqëruar kjo fjalë dyzanorshe prej gërmës “O” si folje e shqipes baraz: Oshtë, Ashtë, Eshtë, kjo folje gjendet e pandarë nga sufiksi (ck) – “Sk” e barazvlerësshme kjo me sufiksin “St” pra kemi; (o+ck) O+sk, o+st, e+st, (esk) ashtu si edhe “U+st”

Kjo rrënjë e vjetër shqipe buron direkt prej vizionit krijuar në mendjen njerzore nga vet rrezet e arta e të zjarrta diellore, mbirë ato, dalë “jashtë” trupit “amë”. 

Thjesht keqmësuar dhe ashtu pandërgjegjshmërisht të nënështruar prej propogandës së pashtershme nga të huajt e pushtuesit tanë por jo vetëm, ashtu si edhe nga disa intelektualë historianë, gjuhëtarë, arkeologë etj, jemi mësuar të besojmë ashtu verbërisht se gjuha shqipe “huazon” qindra mijra fjalë të huaja kryesisht; latine, greke, turke, sllave etj si këto.

JO nuk është e vërtet!

Fjalët e huaja në mesin e gjuhës shqipe janë vërtet shumë më pak, aq pak sa vërtet është e vështirë edhe ne vet ta besojmë këtë fakt krejtësisht të pakundershtueshëm dhe më shumë se REAL.

Usta” quhet ai njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë në punën e tij, mjeshtër. Usta i mbaruar. Dorë ustai. Punë ustai. Është usta në “zanatin” e vet.

E pra a nuk mendojmë ne shumica e jonë se kjo fjalë “Usta” është e huaj e huazuar prej turqishtes?
Vështroni me kujdes tabelën më poshtë dhe do shihni se diku tjetër qëndron burimi i kësaj fjale vërtet shumë e vjetër ndoshta nga më të parat ashtu si edhe një nga profesionet më të vjetra në lashtësi …

Usta” u quajt pikërisht njeriu i parë që “ushtroi” aftësinë e tij për ti kthyer “Eshtrat” Osta në “Eshta”  - si armët e para prej koske të cilit i shërbyen në luftën e tij për të mbijetuar duke vrarë kafshët e egra të pyllit etj.

Siç e pamë edhe më lart prej fjalës “Ushtë” kemi edhe fjalën “Ushtar” ushtri, ashtu si në gjuhën e sotme turke; Ushtar = Asqer pra kemi të bëjmë me të njëjtën rrënjë fjalë të gjuhës shqipe “oste” në gjuhën turke “eshtrat” dhe “kockat” nuk quhen “oste”, por “kemikler” 

Në gjuhën greke “Heshta” quhet; δόρυ, dóry, e kjo kuptohet arsyeja sepse fjala “oste” në gjuhën greke qëndron e huaj ndaj dhe nuk ka zhvillim semantik të saj, fjalë të tilla tipike në këtë gjuhë janë mësë normale pasi gjuha greke dihet dhe njihet si një gjuhë  teknikisht e ndërtuar mbi themele të pa origjinë, ashtu siç ndodh edhe me fjalën tjetër shqipe “Besa” vini re më poshtë:

Shqip …………………….. Grek

Besa ………………………. Bésa
besnik ……………………. pistós
beseprere ………………. epívoulos

Një sinonim të pastër të fjalës; “Ushtë, apo “Heshtë” në gjuhën shqipe kemi edhe fjalën tjetër “Shtizë” shtiza e flamurit, shtiza për të punuar fije peri të leshta apo akreloni etj, ashtu si: 

  • Druri që lidh shtratin e qerres me zgjedhën quhet “shtizë” 
  • Direku i pupës në barkat e vogla po ashtu, ndërsa në botanikë quhet “shtizë” 
  • Bishti i zhveshur që del nga kërcelli nëntokësor dhe që mban një ose më shumë lule, kërcell i zhveshur.
  • Rrezet e Diellit; Dielli hodhi shtizat mbi mal. 
  • Krahu i kandarit ku lëviz kokrra. Shtiza e kandarit etj.
Mandej lidhur ngushtë kjo fjalë edhe me të pastrën fjalë shqipe; “Shtije, (qëlloj), “e shturi”.
Emrat e fshatrave të quajtura “Shtikë” normalisht quhen ashtu sepse pranë këtyre vend banimeve ndodhen pjese terenesh shumë të pjerta – “shtizë” shticë, Shtikë. (ndoshta dhe Bobo/shtic
ë).

Shembujt në fjalorin e gjuhës shqipe të cilat vërtetojne se fjala; “Oste” i përket asaj janë të pafundme ato kanë marrë një zhvillim të madh dhe krejt të natyrshëm sigurisht.

Nga fjalori i gjuhës shqipe kemi:

ESHTAK mb.
1. Që është prej eshtre, eshtor. Ind eshtak. anat. Mbulesë eshtake.
2. Që i duken eshtrat, që i kanë dalë eshtrat, i dobët; që i ka kockat të trasha e shumë të dallueshme; kockëmadh; kockëtrashë; eshtor. Plak eshtak. Me fytyrë (me duar) eshtake. Me trup eshtak.

ESHTEK m.
Pllakë hekuri me disa gropëza, që përdorin argjendarët për t’u dhënë paftave të arta trajtën e një gjysmëkupëze.

ESHTË f. anat.
Ind i zgjatur në trajtën e një filli të hollë, penjëz.

ESHTËR f.
1. Secila nga pjesët e forta e të ngurta që formojnë skeletin e trupit të njeriut dhe të kërbishtoreve të tjerë; kockë. Eshtra e dorës. Eshtrat e gjymtyrëve. Theu eshtrën.

OSTE f. vjet.
Naforë (në kishën katolike).

OSTRI f.
Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dhe dëmton sidomos ullinjtë. Fryn ostria.

USHTËR f.
1. Kalli gruri i paarrirë, që është ende i njomë; kalli.

USHTIMË f.
1. Zhurmë ose jehonë e mbytur dhe e fuqishme që vjen nga larg; gjëmim, uturimë. Ushtima e topave (e mitralozit). Ushtima e erës. Ushtima e malit. Përcjell ushtimën Dëgjohet ushtima.
(ushtoj = përdor, e ushtoj i pari, por edhe ushtroj)

Aleksander Hasanas

 

Amforat - Shtampa qeramike, emërtuar në Shqip - Etimologji


Thuhet se origjina e fjalës 'amphora' vjen nga latinishtja, dhe nga fjala greke *αμφι (amfi) që do të thotë "nga të dy anët" dhe φορέας (foreas) që do të thotë bartës, transportues. Amforat quheshin vazot, kavanozat qeramike prodhime të lashta etruske, romake dhe (greke quajtur) zakonisht me një ose dy doreza, me qafë e grykë të ngushtë të cilat përdoreshin për të mbajtur e trasportuar Vaj verë,  e ndoshta materiale të tjera të lëngshme.

Por *amphora quheshin edhe ‘anijet transportuese mallrash’ të ndryshme, këtu fillon edhe manipulimi i gjithë studiuesve europiane dhe më tej, sepse nuk kemi të bëjmë me fjalën greke *αμφι (amfi) baraz nga “dy anët” - por me një fjalë të pastër shqipe.

Dihet botërisht se amforat ishin nga më të ndryshmet krejt edhe pa doreza, ashtu si edhe me një ose dy doreza, e ndërkohë kemi edhe amphora me një dorezë në mes të saj në krye dhe dy gryka anash saj, vetiu lind pyetja ç’lidhje ka fjala greke *αμφι (amfi) me fjalën e pastër shqipe “Anije” e cila ka kuptimin e saj parësor si një mjet i harkuar ‘anie’, me bark, barkosur nga të dy *anët = anije. Ashtu si *aniet e një kollone trupi drusor, Dërrasë me njërën faqe gjysmë të rrumbullakët, që del nga sharrimi për së gjati i anëve të trungut të prerë të një druri. Anie pishe (bredhi, plepi) etj.

Gjuha shqipe si përherë e injoruar qëllimisht, prej shumicës së studiuesve progrek e promanipulimeve shekullore në shumë drejtime mbi këtë bootë njerzore, ofron fjalën e saj të përbërë prej dialektit të saj Geg fjalën formuar prej dy simboleve ‘A+B’ ku; A = Ashtë dhe B = Bi; m’bi; sipër por edhe Bi = Dy e më shumë, pra kemi fjalën e njohur të lashtë shqipe nga PAlb A’mbi, prej të cilës rrjedh buron fjala e njohur tashmë si greke *αμφι = rreth/mbi, të.

Shkencërisht kemi të njohur prej gjithë studimeve dhe studiuesve në fjalë, kalim (derivatin) e shkronjës: β= ν/ϝ/φ, pra: *âmbi = μφι

Veçmas kësaj në gjuhën shqipe kemi ende sot fjalën e hershme ‘bartës’ dhe saktësisht ajo vjen prej fjalës po shqipe “a’mban” ku, n=r dhe kemi: “amban = ambar” Hambar, pajisje kjo zakonisht prej druri e cila shërben për të mbajtur mallra të ndryshme ashtu si pjesa e anijes nën kuvertë, ku vihen mallrat. Hambari i mallrave. hambarët e anijeve transportuese të cilat mbartnin me vete.

Eshtë fjala shqipe “a’mban, a’mbar-t = bartës; mbartës = Ambora; amphora”, por jo vetëm kaq, duke ju referruar sërish dialektit Geg kemi: “A’mba = asht’ mbajtës”, (mbajtëse) prej nga ku kemi ende në përdorim fjalët: a’mba, st’amba, shtamba enë prej balte e cila përdoret për (me mba), mbajtur lëngje të ndryshme ujë, vaj, verë, etj. Një enë kjo e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë. (doreza) kjo është *shtamba; Amba, që ‘mban’ e mbart (vaj, verë) AMBORA = AMFORA (β = ϝ/ φ)

Mjeshtri që punon këto enë prej balte, quhet shtambar, por edhe poçar, vegshar, vorbar.

Materiali trupi 'Ba' prej balte formon kështu mbajtsen, formën 'stampën', 'ambore', njëjte si ende sot materia që mbështjell dhe mban lëndë të ndryshme brenda saj quhet po kështu "amba-llash" si dhe fjala e vjeter shqipe 'Ambar (Hambar).

Ndërkohë vlen të theksojmë këtu se edhe fjala ‘Stoma-h’ e njohur si greke, është një fjalë e pastër shqipe e cila tregon paisjenashtu në formë ‘ambore’ ajo që mban, mbart dhe ‘tret/ha’ ushqimin. (amba; omba, st/oma-h)

I madhi studiues Kostandin Kristoforidhi sjell një shembull të qartë mbi fjalën e lashtë shqipe *bart, fjalë kjo e gjendur edhe tek Frigjët *me beret = Më biret’, më viret, më bihet, e mbart me vete, pra kemi të bëjmë me fjalën letrare të sotme: Bjere, e pruri e sjell e mbart me vete, kjo fjale gjendet edhe tek fjalori i Kristoforidhit madje shkruar me shkronjat tona më të para ato (pellazgo-fenikase)

Në këte foto shkrim tek rreshti i parë  numur (3)- thuhet:

E dhëntë do t’i Birre (do ti vinte) mbanë të tij të djathtë, e dhitë, m’anë të mëngjërë.

Së fundi mbajtësi, (amban) ai që mban mallra më kuriz quhet pikerisht Hamall rrjedhe kjo fjale prej shqipes amban, ambar, amall, kemi parsysh ketu tek dialekti geg  shkronja ‘b’ bije nuk shqiptohet ashtu si tek fjala ‘mbaj = maj’, amaj; ’amall.


A mbi të tëra, studiuesi hollandez R. Beeks sjell në mënyrën me korekte prej studimeve të tij mbi fjalët paragreke të cilat i shënon me pikëpyetje (?) ai ofron në këtë rast për studimin ton fjalën e lashtë μβιξ -ϊκος = lundër -im, anije (spouted vessel), fjalë kjo e cila flet vetëm shqip μβιξ; ámbix = â'mbi ikës, ambi ujë lundron.


Aleksander Hasanas

Wednesday, June 29, 2022

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare Shkruan: Refik HASAN



Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave. 

Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit. 

I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit. 

Referendumi, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ, Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë. Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. 

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 2021, përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021, do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve nga investimet për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e veprimtar që organizuan Referendumin. 

Në këtë përvjetor, jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare. Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tirane, Shkup e gjithëandej diasporës. 

*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur, si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj.