Si sot, para 12 viteve, është largurar në mënyrë të
dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e
UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.
Lapidari tani as pas 12 viteve nuk është kthyer në
vend, por është në mendjet e të gjithë Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për
Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur
padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.
Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar
dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse tani po kalojn mbi tri
dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të
vitit 1992. Në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevës do
të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Simbolika e 20 Janarit, është tepër e madhe në 12
vjetorin e heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimensionale
dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive,
do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura
institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj
Krahine.
Vizita, si veprim do të kontribonte që sa më shumë
opinioni i gjërë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe
sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë kësaj Krahine.
Kjo Krahinë shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i pazhvilluar në gjithë
Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën - Kur kemi pasivizim
e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut
dhe të drejtave kolektive.
Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e
Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe
Preshevës dhe hapasira tjera etnike Shqiptare
Autori i vështrimit: Refik Hasani 20 janar 2025