Brahim AVDYLI:
(Studim mbi librin e jetën e një poeti nga mërgata simbolike Nexhmedin Syla (Brez Mazrreku), „Ritme jete“, SAS, Prishtinë 2022)
Të marrësh nëpër duar e të shkruajsh për librin e një
poeti të vjetër të vendlindjes, Nexhmedin
Sylën, të mbiquajturin Brez
Mazrrekun, kur je i ndrydhur nga jeta nëpër mërgatë dhe të ndodhive të shumta
dramatike e të papritura, të cilat të zhvillohen deri në vajtim e jashtë duarve
tuaja dhe lozin mbi skenën e hidhur të zemrës sate, do të ndeshësh deri në
kulmin më të madh të mllefit. Nexhmedin
Sylën ke kohë që e njeh, prej rinisë së hershme dhe e kishe pak mësues, por
mik të polemikave tuaja apo gezetar në Radio Prishtinë, për pak kohë, aq sa të
la UBD-ja Jugosllave që të punosh.
Më kujtohet çertifikata e dërguar për mua, atëherë te
Radio-Prishtina, në „Emisionin e Lajmeve“,
sepse më kishin angazhuar si „bashkëpunëtor“.
E kishin marrë këtë çertifikatë në ato ditë të dhunshme Nexhmedin Syla dhe
përgjegjësi im në „Lajmet“, zotri Qamil Foniqi, për të ma treguar, e cila
më degdisi nëpër mërgatë, në ato vite, sepse Kryetari i Bashkësisë Lokale të
Ponoshecit shkruante se isha kryeput shtyllë e „eskalimit të eskalacionit“ për tërë Kosovën. Mu desh kohë të
zbuloj çka ishte „eskalimi i eskalacionit“.
Ato qenë demostratat e vitit 1981, që do të zhvilloheshin më tutje. Pa mua, do
të mbeteshin për gjysmë. Vetë i takoja shtatëshes
së këtyre demostratave. U desh të merrja „kokën
nëpër duar“. Mund të bëheshe si një i panjohur nga Deçani, që u çmend nëpër
kanale të asfaltit, i rrahur nga UDB-ja; do të ishe si miqtë tuaj, të
burgosurit politik, me disa vite burg e dhunë të shfyer; apo të bëhësha si Sanije
Hyseni, që e përvetësuan me politikën e tyre…, e këto ishin mundësitë e mia. E
zgjodha të katërtën dhe dola vetë në perëndim, me vuajtje të mëdha, por ua
ktheva me demostrata të tjera.
Kjo do të thotë kryeput se do të dalësh prej mendjes apo
t’u shpëtosh nëpër duar për një kohë të caktuar, e prap do të jesh lojë
plastike në duart e mallkuara. Rrugë tjetër nuk kishte. Ishte një befasi e
madhe kjo gjë!...
Në Web-faqen e Nexhës, „http//www.Ereniku.net“ më janë publikuar disa artikuj shkencorë.
Viti 1998 ishte befasi e madhe. Nga SHBA-të isha i njoftuar se ishte zgjedhur
poezia e tij fituese në kuadrin e 33 poetëve fitues. Ai qe ftuar në Vashigton
DC, në një mbrëmje të këtyre recitimeve nga aktorët amerikanë, të shkruara dhe
të publikuara në gjuhën angleze. Poezia e tij e mbanë titullin „Bileta
kthyese (Ritern Tickets)“ dhe është në Antologjinë me poetët fitues të
vitit 1998, nga vendet e ndryshme të botës, që edhe sot e kësaj dite ndodhet në
Bibliotekën Kombëtare Amerikane, në New-Jork-City.
Ndër të tjera, më kujtohet Nexha kur ka qenë në Zvicër e
në St. Gallen, me dhembjet më të mëdha njerëzore. E kam përcjellur pikërisht aty
me ditët e mërgatës së Zvicrës. Aty, falë nga zgjuarsia gazetareske dhe aktorit
krijues e spikerit të denjë, në lëvizje të mëdha, u bë shtyllë e hapjes së
Radios, „Zëri i Mërgimtarit“, në
vitin më të tmerrshën të mërgatave tona. Për mua ka qenë vit i riaktualizimit
të kërkesës së azilit politik, në St. Gallen. Ai ishte në Will, të të njëjtit kanton,
në vitin 1992. Kjo ishte jetë e vështirë e jona. Ishte një ritëm i ri me „të panjohurat“ tona. Me shpirt e
shikonim jetën ndryshe nga shteti konfederal i Zvicrës. Të shkruash një studim për
poezinë e tij, do të thotë se nuk do t‘a shohësh shumë në këndvështrimin e mikut,
por më shumë në nivelin e ideve, në raport me nivelin intelektual të lexuesve.
Si të fillosh një reçensë të re e si t’i lexosh poezitë e
tij, kur i kishe miqtë e tu më të jashtëzakonshmit në atë fshat, të cilat i ka kthyer
tragjedia e papritur jetësore një nate të kobshme në heshtje të thellë, dhe ti
personalisht nuk kishe as njohuri se do të ndodhte një gjë e tillë pikërisht me
të dashurit e tu. Tani përlotesh netë të tëra e ditë të mujoreve, nëpër vaj apo
ikje nëpër malet e Pffäfikonit të Schwizit, vetëm që të mos të hetojnë banorët
e vendit të atjeshëm. Drama e tragjedia jetësore nuk i ndalin këto „RITME JETE“, me „MLLEF…“, në „KULM PEZMI“,
tri përmbledhjet e tij në mesin e disa veprave, edhe si regjisor e aktor i filmit
„ANKTHI“, një film të metrazhit të
gjatë, të realizuar në Zvicër, para se të kalonte në mërgatën më të largët, apo
„në bisht të ballonit“, siç thoshte
me ironi babai im, sa ishte gjallë…
Tërë ate çka kishte bërë dje dhuna direkte e UDB-së, në
Jugosllavi, sot e bën politika e përpjesëtuar në të gjitha vendet tona:
Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, etj., të cilat do të jenë të
ribashkuara me politikë të përbashkët, së pari me Shqipërinë, në shtetin e tyre
në “Ballkan”, siç i thonë sot. Shqipëria është futur në shtetin e madh
serbo-sllavo-ballkanas. Ajo ka deklaruar me të madhe veprimtarinë e saj
antikombëtare. Kosova është në shtytje të politikës negative të botës dhe të
Europës. Çka bëhet, nuk dihet.
Kjo dramë e madhe nuk mund të thuhet me asnjë fjalë e në
asnjë gjuhë. Njeriu është më i fortë se guri e çeliku. Durimi shpirtëror është
aq i madh sa të mos dalin lotët. Nuk ndryshohet bota, por do të bëjmë provat
tona nga më të ndryshmet. Jemi në vitin 2022! Ende paskemi mbetur një „eskalim i eskalacionit“ të madh, pa
ritme të jetës sonë.
Nuk po i veshem këtyre gjerave të pathëna. Do të vdesësh
patjetër në një kohë, por vdekësia vjen me të papriturat. Ku të gjëjmë forcë
durimit të mëtutjeshëm, në këtë jetë të përkohshme, e drejtojmë jetën ka fundi.
Në të vërtetë, jeta është me fshikullimat e pandalura të ritmeve! Jeta jonë ka
ritëm pezmi! Nuk e di se si të gjithë të tjerët na bëhen „patriota“. Po lexoj e po plas me zemër të ngrirë. Po shkruaj për një
libër, të cilën nuk e di si do ta shohin të tjerët. I kam blerë tre libra: „RITMË JETE“, „MLLEF…“ dhe „KULM PEZMI“,
edhe pse ndodhem mbi kulmin e lumit më të madh, po them „valë-valë“ , të ditëve të fundit! Kontaktet me botën na ushqejnë vetëm librat.
Nuk kam mundësi që të bëj të pamundurën, as të dal në
jeten paralele, të shoh të zhdukurit nga kjo jetë dhe të intervenoj te Zoti i
Madh, ndonëse jeta jonë është në përgjithësi jetë e përkohshme. E tërë ajo që mund të zgjedhet e të vendoset në
politikën tonë është poashtu ajo që nuk e dëshiron popullli që të vendoset për
ne. Politika ndërkombëtare e politika kombëtare shkojnë në disproporcion të
vullnetit të popullit. Ne kohojmë me të pakohën, me më polin negativ të
centrifugës magnetike të tërë globit. Në radhë të parë nuk e vlerësojmë as nga
vlera poetike librin që e marrim nëpër duar, por nga çështja e madhe e ideve që
na zgjojnë ato, sepse veprat janë shkruar për të sjellur ide, e duke e marrë
parasysh nivelin që do të jetë masa.
Librin që e zgjedh për ta lexuar, është libri i Nexhmedin
Sylës, „Ritme jete“. Neve na
intereson se si i sheh autori ritmet e jetës sonë nëpër sytë e artistit dhe në
nivelin në të cilën i ka përjetuar ai. Megjithëse nuk mund ta ndryshojmë jetën,
e as me të papriturat, kemi mundësi që ta shohim këtë gjë nëpër veprat
artistike dhe nëpër çështjet ideore që i kanë zgjuar ato.
E para që më zgjohet është poezia që e hapë librin: „Engjëlli i errësirës“ faqe 5, e cila më
zgjon paragjykimet e kësaj kohe:
„Në maje të Olympit thërras a bërtas
Me krisma armësh festoj dasmën e paardhur
Nga fundi i botës nisem libertas
Brigjeve të lakmisë hakërimë e çartur.
Unë, fajtor i vetvetes me kokë e pa mend
Mbi Jezus sulem plot jargë i përlyer
Unë buburreci Globit po e çmend
Shkarras ngjitem mesjetës, medet i veturryer!
Engëll i errësirës hakarrisem a bërtas si tarzan
Tam-tamet e Sabatos veshët fare nuk m’i zënë
Shkrihem ashik-fisherik me duaja e ezan
Miqtë i përqesh, ua këpus dorën që m’kanë dhënë.
( Po aty, faqe 5.)
Ernesta Sabato është
shkrimtar i madh i këtij globi dhe i kontinentit latino-amerikan, i cili edhe
me fusnotë më kujtohet se si pat deklaruar, se „nëna ime ka jetuar me nostalgjinë e të parëve, gjithmonë fliste shqip
me vëllain e saj…“. Pra, është i
origjinës shqiptare, e askush nuk i falë as përkushtimin si „shqiptar“, pos poetit, gazetarit e
aktorit tonë. Jetojmë në shekullin e Kryedemonit. Zgjohen „engjëjt e errësirës“, prej fundit të tokës, kur kam plasur që të lëshoj
klithjet e mia poetike, „Klithje nga
fundi i ferrit“, e cila është botuar në atë kohë, viti 1997, derisa Nexhmedin
Syla e ka lëshuar ferrin për të shkuar në amerikë, e unë nuk desha të largohem
nga atdheu shpirtëror, edhe pse në SHBA kisha mjaft miq, por e botova dhe e
mora gjysmën e përmbledhjes sime nga Shqipëria.
Engulli dhe errësira janë dy kontradikta të papajtuara e
në kundërshti. Kjo kundërshti e në luftë të përjetshme është shembulli konkret
i jetës sonë, këtu, në tokë, që është jetë e krijuar me mundin tonë, por kurrë të
pajtuar.
Ky libër ndahet në 5 cikle: „Idil fëmijërie“, „Trende
jete“, „Mall për ty…“, „Epitaf mërgimtarit“, dhe „Lermë të qetë“. T‘i marrim titujt e
cikleve, ato na thonë tërë ate që duhet të themi, të gjithë krijuesit: 10-20 për
qind popujt i udhëheqin intelektualët, të dijshmit, krijuesit, mësuesit, etj. E
kundërta po ndodh me popullin shqiptarë. Ne, intelektualëve na ndjekin me
nënçmim pas, me përgojim, me vrasje, me burgosje, me ndalime, e me të tjera të
ndryshme të ndëshkimit, derisa ata dëshironjë të na thonë diçka të mirë për të
ardhmen, të cilën nuk e dinë të tjerët. Ata që janë në rreth përkaj çështjes së
pazgjidhur, na sillen me poli-a-tikë [1] në
gjitha anët.
Epitafi i mërgimtarit është letër e shkrutër e vendosur
mbi varr apo e shkruar pas ndekjes, këtu në „tretdhé“,
në mërgatë, ndësa cikli i fundi është shumë i qartë, ky autor është lodhur në
dhé të huaj e dëshiron që ta lëmë të qetë, sepse pos në atdheun e sakatuar nuk
ka ku të shkojë.
Cikli i parë, „Idil
i fëmijërisë“ fillon me vjershën e shkruar „zemërplasur- rrafsh popullorqe“, në gjuhën popullore gegërishte,
me duf mllefi, „Do t’ju duket i vogël
planeti“, e të gjithë janë bërë Esat Pasha, dhe çështja shqiptare sakatohet
më tutje. Rasti i vitit emblematik i Gjergj Kastrioti-Skenderbeut, është i të
gjithë shqiptarëve, i mbarë njerëzimit, i Europës dhe të mbarë qytetërimit
perëndimor. Këte, secili e di, por islamizmi nuk na përfill më tutje dhe e bën
të veten. Pra, nuk jemi komb që do vetveten! Pjesa dërmuese është kthyer në një
islamizëm të fryrë, propagadues, i tmerrshëm, me zë të çjerë prej
vetlavdërimit, që vishet mbylltë e do ta martojë edhe vajzën e vëllaut, se „vëllau është si shkau“ dhe kjo nuk
pranohet si e vërtetë, por si propagandë e nxitur e serbëve, që i vendos
hazmëritë e pamatura të babës e të bijve; të
vëllezërve midis tyre; të birit që nuk e do të atin ta shikojë; që
vëllau me vëllain të hazmohet, etj., të deshifruar prej nxitjeve serbo-sllave përmes
fesë në gjuhën e pakuptuar, e tjetër, pra turko-iraniane dhe arabe, e cila në
të vërtetë i programon ato që do ta shpopullojnë kombin e madh iliro-alban.
Soneti i shpishur i dëshirave tona (vjersha „Sonet“) është ndryshe nga sonetët
klasik, i cili në fusnotë na shpjegohet sipas teorive të letërsisë, por autori
ka bërë një seri vjershash, „Dimër“, „Pranverë“, „Verë“, „Vjeshtë“ dhe „Darkë Lame“, të cilat i kanë vargjet
lirike në formë të shprehjes së lirë dhe i quan në fund ato se e kanë bërë një „shpishje“ sonetesh. Çka është soneti në
vargjet e Françesko Petrarkës dhe te shqiptarët, p.sh. Ndre Mjeda, ne e dime
mirëfilli. Siç e thotë edhe autori ndër shpjegimet e sonetit, „katrenat e sonetit
petriarkan kanë rimë abba/abba, ndërsa tercinat kanë rimë cdc/cdc.“ Vetë, i ashtuquajturi „Sonet“ është me vargje të lira dhe dhe nga një strofë, i cili
sillet nga 5 vargje në 8 vargje. Ky është një stil i ri për sonetin.
Poezia „Idili i fëmijërisë“ na vjen me vargje të thukta:
„Mbi Shkëlzen si jorgan i bardhë bora kridhej
Me të rrahura zemreje gjyshja m‘i ngrohte brinjtë“
( „Idil fëmijërie“, faqe 16. )
„Ritme jete“, të cilin e mbanë e tërë përmbledhja si titull, është vjershë e shkurtër nga dy strofa, me vargje të gjata, të stilit ABAB, e shkuar në Nju-Jork, me 24 nëntor 2017, plot alegori e simbolikë, nga më të mirat:
„U shkëputën një nga një gjethet e zverdhura nga dega
Mbi tokë mbuluan gjurmët e stinës së ikur
Nata pjekë ëndërrat siç piqet nga dielli i verës shega
Dhe hëna si vetull vijëzohet rreth yjeve të pafikur.
Sa dashuritë lindin në gjirin e ëndërrave më të bukura
Si foshnjë marrin betimin i hënës mbretëreshë
Mëngjeseve shtrihen doçkas siç shtrinë krahët flutura
Teoremë Pitagore koordinohen ritet e jetës rreth nesh!
( „Ritme jete“, faqe 17 )
Këto vjersha, të shikuara në prapavijë me këngëtarin e
melosit popullor e të ndëgjuara edhe nëpër emisionet e Radios, të ndërthuren kudo
nëpër vargje, në një interpretim të përkryer, atëherë të duket i afërt
vjershërimi i tij. Këngët, vargjet, zëri i butë dhe i përvajshëm, ndonjëherë si
një foshnje e ngrohtë, topolake dhe të dashur, e cila merr në zemër vetëm „betimin e hënës mbretëreshë“, si dikur prej
Teutës, mbretëreshë e njohur dhe pranuar nga të gjithë shqiptarët, të zgjon
peshë! Vuajtjet e mërgimtarit dukagjinas të duket se të trokasin në ndërdije
dhe në zemër me jehonën e përvuajtuar në një melodi, e cila i nxjerrë me lotë
në sy ritmet tona të jetës.
Ai nuk e di se unë e qaj me zemër përmbajtjen e tërë këtyre vargjeve. Në një studim të mirë duhet ta kapësh në esencë përmbajtjen e tyre. I sheh çështjet, e nuk nisesh prej autorit. Në paravijë të tyre e mbanë edhe autorin, nuk do mend. Kur ta hedhësh përmbledhjen në vijë të parë, si krijim, e di se autori e ka krijuar edhe këtë vepër. Mendja e thotë, zemra e peshon dhe shpirti i jep dritë. Autori rrjedh edhe nëpër vepra të tjera. Në vijë studimit duhet t’i mendosh çështjet kryesore. E kështu e bëj edhe unë.
„Tradhëtisë vëri pritë me gjuhë erë plumbi
Të mos e ngre kokën preje me tehe të gërshërës.“
( „Këshilla“, faqe 19. )
-thotë shumë bukur autori. Tradhëtinë duhet kufizuar e
prerë me tehe të gërshërës, që ta ndjejë erën e plumbit, sepse ajo është
ngritur në pushtet dhe shet kudo që ofrojnë para „të tjerët“, e mendon se është zoti i madh, që vranë e kthjell, por
ata janë kryes detyre, të zgjedhur prej vullnetit të popullit dhe populli është
„det i tërë“, por ikë andej e del nga
nuk e pret. Populli i mbanë të gjitha, edhe të ligët e tradhëtarë, si
pyllëtarin Metë, që na e tregon autori, në vjershën „Pa ju…“, faqe 21 e 22, në të cilën thotë se do ta vriste „te kufiri Shqipëri-Shqipëri“, „te vrela e Potokut (Patokut)“, meqë ai
e mbante si fëmijë në sy me hazmëri, prej vargut të këputur të gështenjave
fëmijërore „Metë „shumarin“
nga Molliqi, që e ngarkon me faje deri në kupë të qiellit, që janë sikur të
gjithë të tjerët proserbë, e bëjnë çmos për të ringjallur okupimin serbo-sllav
mbi Kosovën, e cila është Shqipëri. Këto gjëra i di fort mirë, prej stërgjyshit
tim e Vrellës së Patokut. Aty na është vrarë komiti i madh, Sejdë Avdyli, por
nuk e dinë se ku e kanë hedhur serbo-malazëzët.
Prej Molliqit fillon „tradhëtia e madhe“, edhe pse krahas
saj na janë trimat e Molliqit, Morina e Shishmani, të cilët i thonë
kufirit në mes të Shqipërisë e Kosovës „Shqipëri-Shqipëri“.
Ju shikone këtë varg të autorit. Ai është varg kyqës, i cili është i vërtetë
dhe e shënon këtë kufi të dhunshëm.
Paradita vjen me ne, pasdita është Amerikane. Kjo nuk është rastësisht, edhe pse ai gjendet në SHBA-të. Zgjohet shqipërisht dhe pasdita atje është në Monhattan të New-York-it, ku i sheh me celular lumejt e jetës me rrjedha njerëzish. Të gjithë janë njerëz, të bardhë e të zi, të qethur e të paqethur, leckamanë e pedantorë, pra globalisht njerëz, që ta ndalin „frymën në mes turmës“ ( „Pasdite amerikane“, faqe 23.), sepse je i gjallë dhe „shtrëngon një dallar në grusht dhe fshin dhjetë djersë në ballë“, në të cilën thotë kështu:
„Si mizë e vockël ndjehesh midis lartësive deri në qiell
Shpesh humb torruan malli i vendlindjes në vete e kthen
Punon pa ndërprerë për bukë, ujë dhe atë copë diell…
Ëndërron lumturinë si dikur copën e bukës dhe miellit
Odise midis detesh shtangesh kur në pasqyrë veten e
shikon
Kjo tokë është imja nuk është jotja, kurr nuk e dëgjon
Të gjithë nën një qiell e ndjejmë mbrojtjen e Zotit…“
(Po aty, vargjet që zgjedhen, e njëjta faqe. )
Është e shprehur në art, një laryshi me të gjitha ngjyrat
e mendimet, por shprehja e fundit e ngjallë rolin e Zotit të Madh mbi të gjithë
njerëzit dhe i mbronë të gjithë; e gjëjmë të vërtetën e njeriut, pa ngjyra e pa
fé, të themi as musliman e katolikë, ortodoks e intelektual, apo një njeri „mizë e vockël“, por nuk i ndjejnë të
ndarat e dhunshme të tokës, se është e imja e nuk është e tjetrit. Jemi NJË
PËRPARA ZOTIT! Pra, jo ndarësisë, por përbashkësisë!
Edhe pse është tipikisht një djalë nga Mazreku i
Shishmanit, ai ndjehet NJERI, i veçantisë të tij si SHQIPTAR, ME TË MBRAMË E ME
TË PARË, që në të gjitha format e shprehjes është i njëjtë, sikur zgjim, vulë, tufan, murlan, zë, fol,
log, plis, kthim, vlim, pikim, lumë, rrjedhë, gur, breg, brez, lul, bli, lis,
nis, asht, krah, degë, rreb, gjeth, fletë, dhe vetë Mazreku, pseudonimi i këtyre vargjeve, Brez Mazreku.
Ai është Odise me plis të bardhë dhe me kontradita të papajtuara në përmbajshmërin e të gjitha gjërave, herë rreth të shtangurit përpara jetës, si një pasqyrë e madhe, e herë-herë në një rrebelim të skajshëm, që e shtyjnë të nxjerrin në pah betë e tij dukagjinase:
„Këta sy
Që s‘më lënë
Perde e zezë
Skëterrë ferri
500 rrathësh
Dante Aligeri…“
( „Pasha tokë e pasha qiell“, faqe 26. )
Një fli të vetëdijshme me katrahurat e saj, një idil
fëmijërie, që nuk ka faj si Odiseu, që nuk di të mbushet me faj dhe është engjëll
në errësirë, një kontradiktë e papajtuar si Dante Aligeri, në luftë të
përhershme në trende jete, që e mbanë vijueshmërisht cikli i vargjeve vijuese.
Në poezinë, e cila e mbanë këtë titull të ciklit, „Trend jete“, autori thotë:
„Pisk e zë errësirën netëve të përvjedhura
Pas meje mbesin vulë jete rrëfimet e padjallëzuara
Etjet e pashuara amanete të shenjta ndër breza.“
( Faqe 29. )
Autori, poeti, këngëtari, gazetari, aktori, regjisori,
miku i vendlindjes e mërgimit dhe të gjitha shprehjet e intelektualit janë një „engëll në errësirë“, që pisk e zë
errësirën, e ajo le të bëjë çka të dojë me të padjalëzuarit, sepse ata do t’i
shkruajnë edhe vepra të tjera, të cilat mbesin amanete brezash!
Në „Lirikë pas
mesnate“ (faqe 31), autori thotë se nuk na vjen „asgjë më e bukur, asgjë më e ëmbël se dashuria“ në jetën e
përkohshme, sepse në fakt, dashuria është rrotori që i vë në lëvizje të gjitha
gjërat e gjallërisë brenda diapazonit të jetës, jo urrejtja, smira,
shkatërrimi, vetitë e djallit të zi nga errësira më e madhe, prej mesit të
tokës, te „te kau i zi“, si thoshte
babai im, e çdo gjë të mirë që kemi në jetë dhe përpiqet kurdoherë të na i
shkatërojnë. Të gjitha na i shajnë të mallkuart serbë, prej baballarëve e deri
te drita e syve, e duan të na i zhbijnë edhe rrënjët tona, sepse ata janë djaj
e demonë, armiqë të mëdhenj ( „Duan, se
nuk na duan“, faqja paraprake).
Dhembja më e madhe na shpon neve me mërgime të
vazhdueshme. Të nxjerrim mësim nga fjalët e urta të popullatës sonë, është si
të rrokulliset një guri shpatit teposhtë e nuk dihet ku zë vend. Guri i
Nexhmedin Sylës është rrokullisur teposhtë në Zvicër nga dhuna e egër shovene
serbo-jugosllave dhe prej aty e ka shpërgullur edhe njëherë shpatit teposhtë
deri në SHBA-të. As aty nuk ka bërë vend, sepse e pengon vendlidja e tij, në
Dardani. As sot e kësaj dite nuk është për së afërmi „e çliruar“ një e treta e Mbretërisë së Dardanisë me Republikën e
Kosovës, ngase këtë gjë nuk e dëshirojnë „më
të mëdhenjtë“ e Botës dhe të Europës së Bashkuar. Europa e Bashkuar i ka
bashkuar armiqtë tanë më mëdhenj. Ajo shprehet me dhunën
serbo-ruso-sllavo-greko-turko-iraniane, madje ato të Bashkësisë Botërore. Nexhmedin
Syla kërkon më së pari te jetë NJERI, si të gjithë mërgimtarët. Për këtë duhet
ta harrojnë kombin e tyre dhe të mos quhen shqiptarë, por të jenë global. Kjo
zgjon dhembje, jo te ai, por te të gjithë mërgimtarët, madje edhe te unë. Ajo
që shpon gurin e organizimit tonë është shpopullimi nga qenia ynë dhe vetme, „të jesh njeri“, aq sa Ajkuna e viteve
(e miteve) të para e vajton edhe djalin e vet, të shikuar ndër plagë.
Plaga më e madhe është mërgimi. E kam përvojë të bërë me
jetën time, deri në tragjedi. Jam dënuar nëpër shumë vite me radhë; më është
prishur edhe familja ime qe 18 vite; janë degdisur fëmijët e mi deri në
përjashtim apo sëmundje psiqike të djalit të dytë nga injektioni i Convidit;
dhe është dënuar edhe brezi i tretë, derisa mbesa ime, vajza e vogël, 13
vjeçarja, dënohet me 4 muaj „prapa
telave“, në Zvicër, në shtetin e „demokracisë
direkte“.
„Demokracia direkte“ nuk është fare e saktë. Fjala e urtë latine thotë: „njihe vetveten, që ta njohësh botën“! Po nisem nga vetvetja dhe e njoh edhe poezinë e Nexhmedin Sylës. Njerëzit, nuk e njohin mirëfilli as çështjen time dhe krijimtarinë, etj., por ata e „kuptojnë“ kalimin e të gjitha dredhive të poli-a-tikës botërore, edhe gazetarët, jo recensentët, kritikët e pedagogët, etj. Nuk nisen nga vetvetja që të njohin mirëfilli edhe të tjerët, por fillohen vetëm nga vetja, për ta rritur VETVETEN! Pak shkuhet për NE, e më shumë UNË! Por, ne, nuk po merremi me këtë çështje. Në këtë poezi, thuhet ndër të tjera:
„Ajkuna vajton djalin
As në tokë e as në qiell
As afër e as largë
I vdekur e pa varr
Kullat kërrusen
Shtrëngojnë pagët në gji
Dhembja shpon gurin!“
( „Dhembja shpon gurin“, faqe 32. )
Fati që të ruaj mendjen, edhe pse dhembja është e madhe,
mërgimi mi mori të gjitha. Na shtyjnë që mos mësojmë SHQIP, por të mësojmë
anglisht e të jemi anglez. Çdo gjë të jetë e mundshme, por të mos quhemi
SHQIPTAR! As vendlindja ime nuk më mbeti, as trualli im. Rrokullisem
vazhdimisht nga të gjitha territoret, pa vend e pa qetësi. Dhembja e jonë e
madhe, në të gjitha vendet, që na përmbledhë, do ta shponte gurin, e ne
jetojnë. Qajmë me lotët e Ajkunës për brezat e ri, që do të zhduken, edhe nga
CONVIDI.
Në të vërtetë, pasanikët më të mëdhenj të botës, ata të
cilët kanë fituar biliona, duan të gjithë t’i zhdukin, sepse po frikohen që të
japin të hollat e fitura, e nuk e duan as djalin e vet, i cili kërkon të holla
dhe ka nevojë për to. I kanë fituar mbi mundin e të tjerëve, e nuk i duan
njerëzit, as të vjetrit, pensionistët, familjarët, brezin e ri. Duan të kenë
ROBOTA! Roboti nuk qanë e nuk kërkon pagë. A është kjo „zgjidhje“?! JO, pra! Nuk është zgjidhje!
Me ne, armiku jonë më i ligë, por më i fuqishëm se ne, sepse e përkrah Rusia, e gënjen tërë botën me gënjeshtra të fëlliqura dhe për gënjeshtra asaj i jepet çmimi NOBEL. Pra, ko është kundër Zotit dhe botën e sundon djalli! Zhurma më e madhe bëhet me të pavërteta! Autori i quan GALLATË ( „Urimi-vetes për ditëlindje“, faqe 32)! Serbia bën gallatë me tërë njerëzimin! Se cila është gallata, na e shpreh edhe në fusnote autori. Ajo është poterë që bëhet nga shumë njerëz kur bisedojnë e qeshin me zë të lartë, çirren me zë të lartë, pra bëjnë gallatë. Serbia e ka vendosur botën në gallatë për çështje të shqiptarëve, me gënjeshtra të kulluara, dhe shqiptarët nuk janë të ngritur!
„Zemra e plagosur nuk shërohet me lot“
-thotë poeti, në një varg të poezisë së gjërë „Mesazh“, faqe 37. Kur është e plagosur,
ajo nuk e nxjerrë nga barkushet e veta dashurinë, e njeriu lindet me dashuri.
Kur zemra të plagoset nuk ka dashuri. Dashuria nuk është dhunti e shitjes me të
holla, as nuk mund të blehet. Është dhunti e zemrës, e njeriut, e nuk shërohet
me lot, sepse lotët janë shprehje e dëshprimit në jetë! Jam i dëshpruar në jetë
nga dashuria, por janë kot lotët e mi!
Ate që e përfshin përpara vetes dhuna e shfrenuar, jo
vetëm që ndër të parat e ka humbjen e atdheut, por edhe humbjen e dashurisë. E
keqja të lufton edhe në njenjat e njeriut, sepse ndjenjat u paraprijnë
mendimeve. Çdo gjë peshohet me zemër e mendohet me mendje.
Këtu nuk po i trajtoj vjeshat e tjera, „Mos ba za/si popullore“, „Traditë“, dhe po kaloj në poezinë „Të jesh apo të mos jesh/Lisi është i fortë
kur ushqehet nga rrënjët e tij“. Në fund të poezisë thotë: „unë bir Mazreku, me rrënjë Leke, dora vetë“.
Është dukagjinas, i Lekës, që ka luftuar kundër të gjithë armiqve dhe e ka lënë
Kanunin e Lekë Dukagjinit, ligji i shkruar së dyti, për tërë botën shqiptare.
Gjuha shqipe e vjetër është e shkruar dhe e bashkuar në „Gjuhën KOPTE“, të lënë nga Jezu Krishti, e cila po deshifrohet dhe
po nxjerret nga shkrimi i padëgjuar ndonjë herë, pastaj shkrimi ALBAN nga
DARDANIA e vendit (jo e Turqisë!) është bllokuar nga serbët dhe quhet „Vinça“, e cila nëpër Dardaninë e vjetër
i ka rrënjët e veta, por kjo vjershë flet për Lekën, që na la neve, në rrafshin
e Dukagjinit. Këtë gjë na e thotë mjaft i dëshpruar autori. Madje edhe vargjet
kanë një shtrirje të parregullt, që do të thotë se e kanë humbur harmoninë, sikuse
poeti, sikurse çështja kombëtare. Aty, na thehen rrjeshtat, si thehet
eksistenca jonë. „Me gjasë dhe Zotin tonë
e kemi lodhur, duke ikur nga vetvetja… vetëm shqiptarë jo“- thotë autori në
faqen 42, nga dëshprimi tij. Të mos jemi shqiptar, por të jetojmë, thonë të
tjerët, që e sundojnë botën dhe nëntokën. Këtë e duan armiqtë tanë nëpër botë,
nëse do të jetojnë e të mos quhemi „shqiptarë“,
por dreç me bishta. Askush nuk e dëshiron origjinën e botës, kur për herë të
parë është shkuar e dhënë gjuha e vjetër shqipe dhe ne kemi qenë gjeneza e
botës. Iliri është djali i madh i gjysëmzotit ilir, në shpellën e Spiles, te
Vlora, por këtë gjë madhore, skeletin 10 herë më i madh se sa njerëzit, të
Polifemit, nuk e njohin mirëfilli as shqiptarët, sepse ata i udhëheq bota dhe
djalli.
Pra, duam vetëm rrënjët tona të afërta, rrënjët e gjyshit e stërgjyshit, që ti kapim me dorën tonë dhe mençurisht i ikim shfarosjes së menjëhershme fizike (faqe 43), sepse:
„Ky është hapërimi im me rrënjë gjaku e gjuhe
për Atmë tanë!“
( „Të jesh apo të mos jesh“, e njëta faqe. )
Prandaj, ne duhet të bëjmë ate që nuk e duan aspak armiqtë tanë; „të jemi te pragu i kullës“; të mbrojmë që në gjenezë me jetën tonë të gjitha qelizat e atdheut e të kombit ( Poezi „Rrëfimi“, faqe 44), sepse:
„Ardhmërinë dhe begatinë ta gëzojnë pasardhësit tanë
Dielli të mbulojë edhe atë pjesë që na errësuan hijezinjtë“.
Nuk mund të presë rritjen e agimeve dhe bulzimet e para të jetës:
„Pa motrën e Gjergjit plagë e shpirtit pa shëruar
Ah, vaji i foshjave ftoh ballin e nënës si bora në
bjeshkë
Kuja e saj ngulet thellë në zemrën e trimit si heshtë
Loti vërbon heronjtë në pragjet e shtëpive
Betimet tona ngurtësohen si nusja në Rozafë
Ti pragu i kullës sime, ti Qeliza e Atdheut tim
Atdhe, heu dhembja ime e përjetshme plagë brez pas brezi
Sa herë më flet me gjuhën e Zotit përulem para bërjes
tënde
Dhe flas me gurë e drunj shpupuris hirin e vuajtjeve ndër shekuj…“
(Po aty, e njëjta faqe ),
sepse poeti është ndërgjegja e gjallë e kombit, si pjesë e intelegjencisë, shtresës më të vetëdijshme e popullit, i cili duhet të flet e të ndërmarrë nga jeta e tij, nga përcjellja e gjërave, si them unë „me laps e me letër“:
„Jemi ndër të parët
Me vulë nga Perëndija
Sado që mekemi
Kemi lethet e tija
Me këtë gjuhë Zoti
Jetoi dhe Thoti
Të hapim të dy sytë
Le të ndërrojë moti.“
( „Le të ndërrojë moti“, faqe 45. )
I kam 55 shkrime shkencore e të publikuara, edhe për
Thotin, që është shqiptar, ilir, arber, ar-ban,
pesëdhjetë vite para epokës së re, por emërtimet mi vjedhin dhe m’i bllokojnë,
dhe shkrimet e mija nuk i lexojnë njerëzit tanë. Arabët janë krijuar prej arbanëve, që i kanë prirë gjatë pesëdhjetë
viteve para epokës së re tërë botën. Për mendimin tim ishin gegët ata që i prinë kësaj bote, sepse trupgjatësia i dallon edhe
sot e kësaj dite nga toskët. Gegët quhenin ar-ban,
ndërsa toskët quheshin ar-bër. Prandaj
ethimologjia fillon me gegët. Prej arbanëve janë krijuar edhe arabët, duke
rrotulluar „b“-në prej vendit të vet. Arabët quheshin ar-ab, jap ar, shes ar.
Arbanët e kishin punën. Bota shkencore nuk e di të vërtetën e hidhur. E vërteta
është shlyer, është „zhbërë“, me
diktat, prej gjenezës së popujve. Pas 1500 e sa vite robëri, ne i mësojmë ato
që na i thonë ata që janë nën ndikimin e armiqve...
Po e lëmë këtë çështje për më vonë dhe po i kthehemi
veprës. Ne, po e marrin “Atmën”, atdheun apo mëmëdheun,
sepse e kemi ruajtur që prej Thotit gegë, jo pellazgë, dhe jo i zi, si na e kanë
dhënë filmat e huaj, pa e logaritur atë-dheun gegë apo mëmëdheut toskë, që janë
dy vëllezër në një kokë. Kur e marrin atmën, frymën, kthehemi në jetë, apo
futemi si fëmijë në jetë. Ai duhet të marrë atmën, sapo të shkel në jetë e
tutje sepse jeton, e merr frymë. Që prej lindjes e marrim frymën, atmen, pasi
edhe Zotit të Madh i thirrim Atme, që dhuron Dritë e Diell, si thotë
vjersha ( „Atme“, faqet 48-49),
njëkohësisht mëmëdheut apo atdheut (na shpjegon shkurtimisht në fusnotë autori). Jeta lidhet me Atin e
Madh, me frymën, me atdheun. Kjo gjë është paragjymi i jetës sonë dhe i kësaj
bote, që vjen në ndërdijen tonë. Aty troket, por nuk e kthejmë kokën pas. Na
janë mbyllur sytë që mos shohim më shumë, aq sa duan të tjerët. Nuk mund të
shohim më tepër se sa duan prapa neve ngasësit tanë të ecim përpara e nuk na
lënë kohë të mendojmë.
Atdheu, dheu i lënë i atit të parë si trashëgim ndër
breza me një gjuhë popullore e të veçantë, prej Thotit në Egjipt, dhe i ruajtur
brez pas brezi, nga gegët apo nga katolikët e krishterë të Kosovës është gjuhë
simbolike, që ka ruajtur gjuha shqipe, që i referohet gegërishtes. Ndryshe nuk
do të ketë një domethënie. Ne i duam toskët, dhe ata që e duan më shumë nënën e
tyre, që quhet mëma, atdhet i thonë mëmëdheu. Ta marrim shpjegimin e yllit
gjashtë cepësh, sepse është shumë i hershën te trojet tona, të cilit i thonë me
pa të drejtë „ylli i Davidit“. Secili
parter e ka nga një trekëndësh, burrë e grua. Njëri cep është i Zotit të Madh,
në qiell. Dy këndet e tjera janë për nënë dhe babë, të cilët janë zotrat e tu,
të kësaj jete. Është jeta e përkohshme, e cila varet nga jeta e përjetshme, ku
mbi të gjitha është Zoti i Madh, që quhet me të vërtetë ATME, ai që merr frymë,
si ne, dhe ne marrim poashtu frymë, si ai, sepse na ka krijuar Zoti i Madh në
shembullin e tij.
Jeta jonë është frymëzim me kontradikta të papajtueshme, përherë të ndezur me paragjykime tonat në një kundështim të përhershëm. Falë atyre, elita e kombeve është intelektuale, të cilët janë pak, por ndërmarrin prej vetes së tyre që ta qetësojnë botën prej kameleonëve të shumtë, e edhe vetë kombin shqiptar, sepse:
„Dredhin e zhdredhin ç’iu vjen për dore
Ia tregojnë të pasmen qi’llit
Përbuzin blerimin e prillit
Djegin lule maji e gjuajnë me kore
Bëjnë e ç’bëjnë ç’iu vjen për dore
O Zot, shkelin mbi eshtra, shesin oborre!“
( „Kameleonët“, faqe 50. )
Sado që nuk vendoset pasysh se Odiseu e ka mbytur në
Shpellën e Spiles mbi Vlorë, në konak të tij Polifemin, pas kthimit darkë nga
Gjysëm-Zoti, me syrin e tretë, i dërguar nga Zoti i Madh në tokë, pa orë për
kohën e baba i të gjithë Evropës (Europës) dhe popujve të saj, e kjo gjë nuk
është mit por fakt që vërtetohet nga arkeologjia, atij i duket se Penelopa i besonte lajkave të tij ( „Kërkoja shetg“, faqe 52), pra
gënjeshtrave të pa fund të Odiseut, sepse „Odise
modern të bëka koha“ (pa aty). Odiseut iu dashkan sa vite me radhë të
shtegëtojë nëpër oqeane e detra, edhe i mashtruar nga Sirenat apo zanat e
detit, të cilat janë sikur zanat e tokës. I kam shpjeguar disa herë se ç’janë
sirenat. Sirenat rrjedhin prej Sy-zanave.
E ndëgjon zërin e tyre melodik nga era. Të bëhet sikur janë largë dhe ushtojnë.
Odiseu ishte i lodhur nga detrat e oqeanët. Kjo është fatamorgana e njerëzve në
ujë. Pra, e dëgjon zërin e tyre dhe të duket se i sheh me sy...
Tradhëtia ndaj kombit të vet e largojnë nga atdheu a
mëmëdheu, sepse janë i njëjti komb, pra është luftë iliro-ilire, jo „pellazgo-ilire“, si quhet lufta e
Trojës. Dënimet e Odiseut janë dënime të lundrimit të tij të pambarim.
Ne jemi në një farë mënyre „të dënuar“ si ai, e sillemi dhe pështillemi si ai, nëpër detra dhe
tokë, duke iu larguar atdheut e vendit tonë me plagë në zemër, sa edhe zanat
t’i ftojmë e të na shitojnë, të „shpërlajë
k’ta lot“ në sy, atij dhe ne („Eja, o
zanë, e m’shito!“). Këtu mbaron ky cikël e fillon cikli tjetër „Mall për ty“ dhe poezia e parë është „Malli për ty…“, për moshatarin e tij,
djalit të mixhës Beqë Syla, në dyvjetorin e vdekjes prej vitin 2017, i cili nuk
është për gruan, sepse dashuria është polivalente dhe është që prej lindjes së
tij. Dashuria më e madhe është dashuria e atdheut; pastaj vjen dashuria për
prindërit e tij, që Zoti i Madh e ka lindur prej tyre, e ndër të tjera, është
dashuria për moshatarët e vet, me të cilat i ka ndarë të mirat e jetës e të
rinisë. Ata nuk harrohen për të gjithë jetën. Ne nuk po i renditim vargjet, sepse
e tëra mund të merrej. Ndjenja të pushton si në çdo vjershë. E kujton prej
New-Jorkut dhe ata nuk i ndan as gruaja e gratë. Normalisht, përse na i thotë të
gjitha gjërat e veçanta Nexhmedin Syla, kur e di se gruaja ndikon te burrat me
ndjenja dhe i largon prej të gjithëve, madje edhe vëllezërit më të dashur i
ndanë, sepse i veçojnë me ndjenja dhe ndërdije, të programuar nga ndarëset. As
drita, as dielli, as hëna, as qielli, etj., nuk bëjnë dritë pa ate që do më së
shumëti. I këndon dashurisë vëllazërore.
E kjo sot na duhet, por nuk e kuptojnë me vetëdije. I këndon dashurisë që na
mungon me njëri-tjetrin, për vëllezërve, moshatarëve, të afërmive, të vendasve,
të atdheut, etj., që janë shumës, në shumësi, që e bën përbashkësinë,
bashkimin, unitetin!
Pra, quhet ky cikël „malli
për ty“, që është i veçantë, por që e mbretëron dashuria, dhe meqë kjo na
mungon, e merr malli për ate që na mungon prej qoshit të botës e në SHBA,
përbashkësisë, unitetit, me dashuri!
Edhe unë i dua të gjithë në këtë përbashkësi, madje shumë
i dua dhe i mendoj, një nga një, dhe me zemrën time i peshoj të gjithë, të
mirët dhe pak „të mirët“, edhe të
ligjtë, sepse kështu dikton koha dhe demonët. „Përçaje e sundo!“ - thonë latinët, madje edhe serbët. Të ishim së
bashku, ishim aq të fuqishëm! Të ishim së bashku, ishim të pathyer! Të ishim së
bashku, do të na rritej atdheu e nderi! Të ishim së bashku, do të na lulëzonte
vendi!
Zemra ime është shndërruar në një strajcë të madhe që e mbanë tërë botën, sa nuk pëlcet, e edhe të vdekurit e shumtë e befasisht ndër shqiptarë. Revolta na bie te Nexhmedin Syla, për martirët. “U bëfsha gur” thotë ai, në vjershën me të njëtën titull, sepse ndryshe e kanë pritur lirinë, e ai nuk e do aspak këtë “liri” të Kosovës:
“Nuk e dua këtë “Liri”
Jo kurrë...
Pa Plis
Pa Shqiponjë
Pa Flamur
U bëfsha gur...”
( “U bëfsha gur”, faqe 59. )
Mospajtimi zbret deri në revoltë, në dëshprim për të
gjithë të rënët, si martir, si dëshmorë për liri, e ai idetifikohet me të gjithë
të rënët për Flamur, për Plis, për Shqiponjë, etj. Ata që vendosin për lirinë
na dërgojnë të puthim armikun më të tmerrshëm, Serbinë, sepse janë një me te,
me shfrytëzimin e njeriut tonë, me asgjësimin shumëvjeçarë të njeriut tanë e
grabitja e një pas njëshmëve të territorit të parë të shqiptarisë, me
shpopullimin e këtij populli që të mos jetë shqiptarë e të jetë dreç me bisht, “multinacinal”, 5 % pakica e 95 %
shqiptarë. Numrin e tyre e zvogëlon vetë Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia,
Rusia, Greqia, Turqia, Arabia e Irani aq shumë, sa të hedhin në pikë-pyetje të
madhe: a janë në mendje të tyre, këta që vendosim për ne?! Jo, pra!
Por po kalojmë më tutje. Faqja 60, e ka poezinë e cila u kushtohet Zeqir Metë Ramës dhe martirëve të tjerë të lirisë apo tetëmbëdhjetë viteve të Masakrës në Meje, pranë Gjakovës, “Kur na merr malli...”, me 27 prill 2017, në të cilën “vjen Prilli i Thyer i djegur zjarrit/Flasim me fijet e barrit”,... “në MEJE- Fusha e pikëllimit” :
“Ju foshnja, të rinj, gra e të moshuar
Ju lule të përgjakura në rrezet e agimit!
Kur na merrë malli për Ju
Mëngjese e mbrëmje i lidhim nyje
Flasim e kuvendojmë qiellit me sy
Ndjekim udhëtimin tuaj ndër yje.”
(Po aty, e njëjta faqe. )
Shtrohet rruga e mallit prej vendlindjes e në New-York të SHBA-së, se biliona yjesh shtohen nëpër qiell dhe kujtesën tonë, por e tëra nuk është ashtu siç e kujtojmë ne:
“Zogjtë u trandën
Ikën fluturimthi përtej maleve
Bilbili nuk e mbaroi këngën
Nënave iu ngri loti në faqe
Stinët u ngatërruan...”
( “Nuk është më siç
kujtuam”, faqe 61. )
Megjithëse e tërë rruga e tij në ditëzezën që e vranë veten me ekuacionin e gabuar, “vaj e medet”, nëpër gjakun dukagjinas të betuar (jo të bekuar) në Hënë e në Diell, që i mbaj mbi vetull, si unë në poezinë time dhe të botuar në përmbledhjen e poezive, “Arena e dhembjeve”, e cila e ka marrë çmimin e I-rë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Mërgatës (LKSHM) afër Bonit të Gjermanisë ( në Bad-Neuenahr, faqe 71, vepra e cituar), po e preke:
“...në Tokë
në Gjuhë
në Gjak
dy gishta mbi vetull
barotin ta ndezë flak’!”
( “Unë jam
Dukagjinas”, faqe 69. )
Është një nga mija shqiptarë dugagjinas. Malli na shkon kot, digjet në zjarr, sepse:
“Unë larg i tretur
Ti varrur në mur...”
( “Bashkë”, faqe 70. )
Prandaj, i lutet Zotit ta mbrojë nga e liga që troket pa pushim në portën e madhe të viteve ( Vjersha “Betimi”, faqe 71 ), e vjen si skrofëtinë, “Kur e merr malin!/me shkas”, faqe 73, me 19 dhjetor 2019, që e parasheh edhe sot e kësaj dite “shejtanin Erdogan” me syrollatin e tij, në Prishtinë. Serbija në vitin 1817 ka qenë e vogël, me Shumadinë. Edhe tri herë të tjera u rrit me tokën, mallin, e territoret tona duke shpënë më tutje zgjerimin e saj më 1883, ndërsa me 1878 (kur i krijua Lidhja e Prizrenit nga Abdyl Frashëri, Ymer Prizrenin e Sylejman Vokshin!), dhe me 1913. Tani do më tepër! A janë në mendje ata, të prishtë e Çubrilloviqit, me menorandumet për ç’rrënjosen e shqiptarëve nga trojet e tyre, me ndihmën e Turqisë otomane?! A janë në medje shqiptarët, të cilët “e njihkan” vetë “muslimanizmin” e pedofilëve të shkretëtirave të arabisë, e turko-iranianëve? Po a dinë shqiptarçiçat e sotëm, se nga Irani ka ardhur me sulme fisi iranian, me shapkat e veta, si vetë Shumadia, e nuk kënaqen aspak ata me gjakun e fëmijve, grave, të vjetërve e burrave tanë?! Në të gjitha këto tragjedi shqiptare është Turqia otomane. Pushtimi Otoman ka qenë 550 vite me radhë. Na ka shtypur, vrarë, dhunuar e diskriminuar përgjatë këtyre viteve. Sot është Erdogani, së bashku me Ramkoviçin e Shqipërisë e Vuçiçin e Serbisë, në kokë të trinis antishqiptare. Autori thotë:
“Sot e gjithë ditën flasim për shamija, për taxhija,
Për kudumin e guxhumin, për mejtepin, për sebepin,
Për shejtanin, Erdoganin, për zullumin e haramin,
Për xhenetin e xhahnamin!!!”
( Po a ty, e njëta poezi. )
I ka nëntë milion shqiptarë në Turqi e dy milion “llazë” (pellazgë) në atë vend, që i kemi regjistruar ne, por pak e mësojnë gjuhën shqipe, sepse nuk ua lejon shqip Erdogani, sepse, sipas tij “është gjuhë e shejtanit”. Shejtan janë vetë me nga 2, 4, 6 e 8 minare të xhamive, numri i Demonëve dhe Kryedemonit; nërsa numri 3, 5, 7, 9 janë numra të zotave, deri te THOTI, veta e tretë njëjës e foljes “them” (ai, ajo THOT!).
Po e them shkurt e shqip: tre janë Zotat tanë, Zoti i
Madh, Baba e Nëna; pesë janë nga më të diturit, sepse aty numërohen edhe
Mësuesi dhe Rrëfyesi i gjërave të cilat nuk i dimë; por shtatë janë ATA, sepse shtatë përcjellësa kanë qenë edhe në
përcjelljen e Jezu Krishtit, p.sh., Shën Nikolla ka qenë iliro-shqiptar i
Epirit; ndërsa aty futen BESA, Zoti i BESËS, dhe DIJA, i cili është Merkuri,
Zoti i Dijes, të cilët personifikohen me numrin 9 të Zotrave.
Këtu po i japim fund e po kalojmë në ciklin tjetër, “Epitaf i mërgimtarit”. Çka është
epitafi? Epitafi është një vjershë e shkurtër e shkrimit mbi varre apo pas
vdekjes, me domethënie të caktuar, që simbolizon jetën e të vdekurit kur ishte
gjallë apo të vdekurve, me nga një citat të përmbledhur të qëllimeve e tyre
hyjnore apo njerëzore.
E çka janë epitafet e mërgimtarëve? Po e citojmë një thënie të thuktë prej Dr. Kastriot Melyshit, të cilin e kam cituar prej dy veprave:
“Emigrojmë me ilusionin për të shpëtuar e fituar
fëmijët...
Humbasim vendin, veten, prindërit dhe fëmijët!!”
Në këtë cikël flitet për mërgimtarët, që emigrojnë, pa e
ditur se sa janë të gjallë e humbasin vendin e tyre, atdheun, veten në numër,
gjeneratën e tyre, gjeratat sjellëse në jetë dhe pasardhësit e vet. Humbim me
rrënjë të të parëve dhe pasardhësit tanë. Kjo
është tragjedia më e madhe e botës së gjallë, që e marrin botën në sy,
sepse askush nuk mendohet për ata që e fillojnë me ndërdijen e tyre. Në tru, i
flasin me të madhe:
- Lëshoje këtë vend, ik ka të duash e mos u kthefshi kurrë në jetë!
Janë padrejtësitë e mëdha të atyre që në vend se të hapin
një vend të ekzistencës së tyre brenda atdheut, i hapin njëqind xhamia, kisha, hamame,
e ç’thurjesh totale, pa nder e karrakter. E humbasin me lotë botën e lindjes së
tyre, për të fituar diell e bukë, sepse këto janë të parat, por mungojnë
kurdoherë gjërat kryesore, e më kryesorja është ATDHEU. Falen ditë e natë, e as
Zoti, as All’ahu, as Bog-u, nuk u jep të hanë! Vendlindjen e duan aq shumë, por
dita e “kijametit” vie ndoshta
atëherë “kur rizgjohen”, që d.m.th., pas
shkatërrimit të botës nga shtjerrja e Diellit, biliarda vite pas të sotmes, e
kjo nuk është “pas të nesërmes”, pas
vdekjes, por ASNJËHERË!! Në tërë
shatërrimin e botës “dita e rizgjimit”
te të gjithë të vdekurit, është gënjeshtër e qëllimtë e beduinëve, të shitur si
“pejgamer” e “fetarë”. Njerëzit e planetit tonë nuk do ta përjetojnë këtë kohë.
Por siç i kanë vetitë e tyre do ta kalojnë jetën e përkohshme mbi lëvoren e
tokës.
Atyre që nuk e duan vendlindjen, shpesh herë në varr, por edhe për së gjalli, Nexhmedin Syla thotë:
“Q’e e degdisi
E q’e treti
Për pak bukë
Për pak diell
Botën n’sy...
Edhe shpirt
Edhe varr.”
( “Epitaf i mërgimtarit”, faqe 77. )
Na kthehet zezona përsëri, jemi në fund të pusit, në ferr, në zero, dhe këte e thot edhe vargu i tij, thjeshtë e kuptueshëm për të gjithë, sikurse e tërë libri i mbushur me vjersha apo poezi:
“Bota të na marrë
Të këqinj, dreçër...”,
( “Nuk më besohet”, faqe 78. )
se kështu duan të na këshillojnë armiqtë e brendshëm e të
jashtëm dhe na helmohet zemra dhe shpirti. Njeriu i ynë nuk e merr me mend se
ata që dalin jashta atdheut të tyre janë më të zhvilluarit, më të fortit e më
të mirët, ndërsa intelektualët më të mëdhenj që kanë shpëtuar nga pendreku,
burgu, vdekja e mbytja, pa fare mëshirë, ditkan “më shumë”. Pse ata na ditkam më shumë se sa të tjerët, nuk na lënë
askund ndonjë vend, as nëpër partitë politike, të cilat na udhëheqkan. Janë
llumi më i mjerë i popullit, të ngritur në kokë të popullit, me forcë e me dhunë
injorante, me “demokraci”!! Thuhet si
e tillë, por “demokraci e vërtetë”
apo demokraci e drejtë për drejtë, siç i thonë në Zvicër, është më tepër
njëfarë policie e politikës, e jo demokraci.
Shkurt, tokës shqiptare, ia ka fundosur shpirtërisht dora armike këtë fenomen të demokracisë së vërtetë intelektuale. Ata i therrin me thika agimet e mirëfillta, prandaj Nexhmedin Syla thotë:
“Fjalamana, qyqana, syhapur nga frika,
Pa adresë, pa udhë ju errët dita
Eshtra shpërdarë netëve plot prita.
A e dini çështë ATDHEU?!
Ju raftë PIKA!”
( “Ju spurdhjakë!”,
mendoj se duhet <Ju
shpurdhnjakë>, faqe 80. )
“Nuk prisnim që bishti t’u ngecte në derë.
E ç’ju mbeti në dorë të mjerë kokëposhtë
Ndër pështyma shekujsh kërkoni lëmoshë
Lypsarë pa adresë kokëlëvarë syposhtë.”
( “Kameleonë të dështuar”, faqe 81. )
Edhe “Kthimi i vonuar /Para Kullës sime në Shishman, gërmadhë të mbe-tura nga lufta...”, i vdekur dhe i gjallë, e mallkon ikjen, kur gurët e mbetur në një kullë të rrënuar e zgjedh kur të vdes “një gur për kokën e një gur për këmbët” thotë tekstualisht:
“Mos më varrosni
Me fjalën e pathënë!”
( “Kthimi i vonuar”,
faqet 83. )
Ndër të tjera lutet me lotë:
“Pak ujë t’ bekuar
Për shpirtë të dëlirë
Pak ujë për sytë
Për zemër të mpirë
Pak ujë për dielli
Mars apo prilli
Aty ku huqëm
Të zëmë FILLIN!”
( “Pak ujë, pak
ujë”, faqe 84. )
Kur nuk e zë papë FILLIN, ke humbur tërësisht. Njeriu duhet ta njohë veveten, që të mund të njohë të tjerët. Këtë gjë e thot edhe proverbi latinë, siç e thonë më parë ilirët. Në vjershën vijuse poeti shënon:
“Po e njohe rrënjën tënde do të lulëzosh përherë
1700 vjet kalorës i bardhë në Gadishullin Ilirik
300 të fundit gjethkalbura shëngjergjeve derë më derë
Mos të ta humb rrugën një gisht hije nën qerpik.
Shtojzovallet dhe zanat i kam parë si vajtojnë
Për tretjet tona të dhembshme në Kuvajt e Siri
Mos e dëno veten ogurzezat të na mallkojnë
Më rri krah për krah për të bukurën Iliri.”
( “Njihe vetveten!”,
faqe 86. )
Këto vargje janë të bukura e fare të thjeshta. Numrohen vendet dhe po numrohen pashtu vitet. Janë kuptimplote e të ngjeshura. Prandaj:
“Stina e të lashtave mori shi
Ishin lotët e tij...!
Po ç’bëre, o NJERI?!”
( “Nga ajo ditë”, faqe 87. )
-thuhet në këto vargje vijuese, derisa u përplasën UFO-t, në përplasje metaforike, në poezinë e sipërshënuar. Me këtë pyetje kontradiktore, ai ia lëshon udhën ciklit të fundit, “Lermë të qetë!”. Pas dëshprimit, vie këshilla e tij, për ta lënë të qetë që të shkuaj, sepse shkrimi i njeriut të vetëdijshëm kur nuk ka më tjetër dhunti, është të shkruaj vepra, sado që jetë e mundur t’i shikojë ndonjë njeri. Në qoftë se jeton një njeri nga zëvendësimi nga robotët, i këshilluar nga UFO-t, me natyrën e gabimeve njerëzore, ai do t’i gjëj edhe këto libra dikund e do t’i shfletojë. Do të flasin thjeshtë SHQIP!
“Lermë të qetë
Të bëj timen jetë...
Mua nuk më duhen
As vizore, as kompas!
Lermë të qetë
Të prek Diellin me dorë
Të mbaj në gji pjesën time
Të më ngohë në zemër
Lulen që e rris për Njeriun!...
Lermë të qetë
Të shkruaj me qerpikët e mi
Në krahët e pëllumbave të bardhë
Për njeriun dhe botën
Një HIMN të RI!”
( “Lermë të qetë”,
faqe 91. )
Kështu e ka me të vërtetë krijuesi këtë dhunti, këtë
dëshirë, që përpiqet të shkruaj një himn të ri, me krahët e një pëllumbi të
bardhë, për njeriun e botën, përpara se të zëvendësohet nga qeniet pa shpirtë,
nga robotët. Ata nuk ndjejnë e janë të ftohtë, makina, e njeriu është NJERI, ai
ndjenë!
Krijuesit le t’i lëjnë të qetë, sepse janë krijime në
shembullin e Zotit të Madh prej NJERIUT, janë VEPRA të shenjta prej tij, sepse
ka NDENJA, e veprat e tilla të njeriut mbi botën dhe jetën e tij janë PREMISA
të jetës sonë!
Po i zgjedhim edhe dy strofa me rimë, në ritmin e jetës sonë, sa për të dhënë shkurt përfundimin nga analiza e tërë veprës:
“Ec rrugëve të botës hije zezë para e pas
Dridhen përcjellësit, në ekzalt buzëgas
Bildingjet ngjyrosen kuq, ti hije e zezë poshtë
Pse k’shtu kuq e zi, dridhesh, kush don t’më mposhtë?!
Unë i dikurshmi, në kohë të re identitet i ri
Pak po ma e dini n’revolucion ‘u kam pri!
Në k’të shekull të ri do na bësh të bashkuar
Me dreçin e të birin prapë të vëllazëruar!”
( “Ekzaltim në
perëndim”, faqe 95. )
E për çka jemi përpjekur ne vazhdimisht, për të qenë të
bashkuar e të vëllazëruar prap me dreçin e të birin e dreçit?! Jo pra! Për këtë
nuk kemi luftuar, por për ta shporrur nga jeta pushtuesin
serbo-sllavo-ortodoksë, pra edhe grekët, të cilët dinë të na i vjedhin ngjyrat
e kombit dhe shqiponjat me dy krerë e simbolet fetare, të vjedhura nga
Perandoria jonë Bizantine!
Askush nuk e merr vesh të vërtetën e pamohuar të
historisë së botës, sepse duhet të paguajnë biliona e biliona për dëmshpërblim
të shqiptarëve! Më së pari duhet të paguaj Europa
e Bashkuar-EU prej fondit të saj, me dreçi-majmunët antishqiptarë, e kështu
luan ajo me ne. Më lehtë e ka të organizojë Serbinë, si antishqiptare, me
ndonjë copë të Kosovës, sesa të jap prej fondit të saj. E ka më të lehtë të
gjëj njëfarë “zgjidhje”. E le ta
kuptoj ajo se një shqiptar i guximshëm do të jetë kurdoherë e do ta thotë të
vërtetën!...
Po e përmbyllim: nuk e shikova autorin dhe jetën e tij,
sepse e njoh që thellë. Autori do të
shkruaj edhe vepra të tjera. I paramendova
të gjitha çështjet ideore dhe problemet që po theksohen në këtë vepër, jo
nivelin artistik të veprës. Autori e ka një mision dhe ate e shpreh në një
vepër. Do të bëjë edhe vepra të tjera dhe do të shtrojë edhe çështje të tjera.
Në këtë vepër ai i përdori ato që i kupton masa e gjërë e
popullit, sepse atyre dëshiron t’u referohet. E thjeshtëson gjuhën, sa e durojnë
vjershat e tij. Me dreçin e të birin duan të na vëllazërojnë edhe njëherë
Ramkoviçat tanë, Viçiqat e Ndërkombëtariqat, e ne nuk jemi kurrë “të pajtuar” me dhënjën një pas njëje
copat prej trupit të tokës së Atit, të
ATDHEUT tonë, pas 21 mijë vuajtjeve e vrasjeve nga populli ynë i shenjtë,
në shekullin e Kryedemonit! Kurrë! Ju, ndane po deshët “Kassovën” serbo-viçave copa-copa, por dijeni se jeni pjesë e pandarë të padrejtësisë!
Ne, jemi dardanët e vjetër në Gadishullin YLLIRIK. Ia kemi dhënë të gjitha vendeve të Evropës, si
kontinent, por edhe botës së gjërë, alfabetin
ALBAN, e jo pellazg, sepse është i
pari alfabeti ALBAN, por i ka fshehur shteti “serb” në arkivat e tij dhe i falsifikon më tutje si “alfabeti i VINÇA-s”. Ai është gjetur këtu,
në DARDANI.[2]
Njihen të vërtetat historike, e jo falsifikimet dhe gënjeshtrat e mëdha me
historinë e popujve...
Kjo ishte e tëra për një vepër. Autorit i dëshirojmë
suksese të mirëfillta!
[1] Prej saj nxirret politika. Është një
rreth i ditur për rreth çështjes kryesore, p.sh. në vendin tonë është çështja e
pazgjidhur kombëtare, në mesin e të cilës ndodhet insekti apo gjarpri më helmus
dhe nuk guxon të kapërcehet ky rreth, sepse e zë insekti më helmues apo gjarpri
më helmus dhe përfundon keqas. Njerëzit mund t’i sillen rreth e rrotull, prej
partisë më të majtë e deri te partia më e djathtë, megjithate asnjëra nuk guxon
ta zgjidh krejtësisht apo drejtë çështjen kryesore. E kisha një vepër të dhënë
te redaktoni Prof. Dr. Bedri Dedja, dhe atij i është vjedhur prej 2 personave
kyq të SHIK-ut, të cilët ia kanë përcjellur direkt dorëshkrimin Sllobodan
Millosheviçit dhe ma kanë përmbysur PC-në, me gjithë dorëshkrimin „Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e
saj“, në dy vëllime. As
sot e kësaj dite nuk mund të merrem me këtë çështje!...
[2] Shikoni po
deshët veprën e madhe „Sondazhe për
Kosovën dhe kufirin e saj“, Lena Graphic, Prishtinë, 2019, në shkimet e
mija shkencore, në fillim të veprës, e jo ato publicistike.